• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pronat, si do të bëhet kompensimi për vendimet para vitit 1994

by Java News
22/05/2016 12:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në fund të këtij muaji, Agjencia e Pronave do të publikojë të gjitha vendimet që janë ndërmarrë për periudhën ‘93 dhe ‘94. Për këto dosje ka përfunduar vlerësimi ekonomik i pronës, pra, është përcaktuar masa e përfitimit për secilën familje, dhe është gati që të nisë ndarja e kompensimit.

Regjistri me të dhënat për secilin vendim do të publikohet në datën 30 maj. Menjëherë pas botimit të tij, pronarët që do të kenë emrin në listë, duhet të paraqiten pranë ATP-së për të plotësuar formularin e aplikimit. Ata kanë të drejtë të zgjedhin për t’u trajtuar me një nga skemat e kompensimit.

Për këtë vit janë vënë në dispozicion 24 milionë dollarë. Në tabelën përbri janë të listuara dokumentet që duhet të dorëzohen së bashku me formularin, i cili do të vendoset në dispozicion nga Agjencia e Pronave.

Ata që do të zgjedhin të kompensohen financiarisht, do të kenë mundësi të marrin të plotë pagesën dhe jo me këste sikundër është vepruar deri më tani. Për sa i takon afatit të aplikimeve, ai nuk do të jetë i limituar në kohë. Qytetarët mund të paraqiten në çdo moment për të dorë- zuar dokumentet.

KOMPENSIMI FIZIK

Përkundrejt kompensimit në të holla, skema e kompensimit fizik do të ketë përparë- si. Agjencia e Pronës posedon 23 mijë hektarë tokë bujqë- sore, për të cilat ka përfunduar më herët edhe vlerësimi financiar.

Drejtoresha e ATP-së, Sonila Qato, ka bërë me dije se dy do të jenë kriteret bazë për kompensimin fizik. Kriteri i parë është rendi kronologjik i vendimeve, që do të thotë se, sikurse kompensimi financiar, edhe ky kompensim do të fillojë me vendimet më të vjetra në kohë.

Kriteri i dytë lidhet me vendndodhjen e pronës që do të përfitojnë si kompensim fizik. Pra, pronari do të kompensohet me një pronë nga fondi fizik, e cila gjeografikisht është më afër me pronën që i është njohur për kompensim.

Në lidhje me dokumentet që duhet të depozitohen, ato nuk ndryshojnë, por mbeten të njëjta, si në rastin e kompensimit financiar, ndryshon vetëm formulari i aplikimit, i cili është specifik për secilin rast.

ANKANDI

Një tjetër alternativë kompensimi për pronarët është edhe ankandi, i cili do të zbatohet vetëm nëse pronari paraqet interes pasi vëren se toka e hedhur në ankand plotëson interesin e tij.

Kjo formë kompensimi është e hapur për të gjitha kategoritë e tokës të vendosura për kompensim dhe pjesëmarrja në këtë procedurë shmang kriterin e rendit kronologjik të vendimmarrjes më të vjetër.

Përmes kësaj procedure një pronar me vendim kompensimi, për shembull, të vitit 2008, mund të përshpejtojë në kohë kompensimin fizik të këtij vendimi pavarësisht datës së vendimit që pret të ekzekutohet.

Në total janë 26 mijë vendime të formës së prerë, të cilat do të rivlerësohen financiarisht nga e para, ku çmimi për metër katror i tokës do të jetë ky i sotmi, por zëri kadastral ai që ka pasur prona në momentin e konfiskimit.

Panorama/d.i.

Next Post

NASA: Marsi po i afrohet tokës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“LaCivita me pagesë, pa para s’vinte kurrë”, Gary Kokalari: 1 miliardë dollarë korrupsion i Berishës, pse s’vepron SPAK!

“Berisha dhe djali i tij po operonin në fshehtësi”, Kokalari: Si më kontaktoi Kosta Trebicka!

March 26, 2026
Turqia, një hap drejt botërorit, mposhti Rumaninë në gjysmëfinalen e playoff-it, tani sytë nga Kosova

Turqia, një hap drejt botërorit, mposhti Rumaninë në gjysmëfinalen e playoff-it, tani sytë nga Kosova

March 26, 2026
Luhet për ëndrrën e “Botërorit 2026”/ Starton sfida Poloni-Shqipëri, shkelmohet topi i parë në Varshavë

Luhet për ëndrrën e “Botërorit 2026”/ Starton sfida Poloni-Shqipëri, shkelmohet topi i parë në Varshavë

March 26, 2026
Si e presin tifozët Kombëtaren kuqezi gjatë daljes në fushën e blertë në Varshavë (VIDEO)

Si e presin tifozët Kombëtaren kuqezi gjatë daljes në fushën e blertë në Varshavë (VIDEO)

March 26, 2026
Gjithçka gati për duelin historik me Poloninë, lojtarët kuq e zi zbresin në fushë

Gjithçka gati për duelin historik me Poloninë, lojtarët kuq e zi zbresin në fushë

March 26, 2026
Akuzat për trafik droge dhe armë, Nikolas Maduro del sot para para gjykatës në Nju Jork

Akuzat për trafik droge dhe armë, Nikolas Maduro del sot para para gjykatës në Nju Jork

March 26, 2026
Arrestimi i Erion Veliajt, e çara që rrezikon Ramën (dhe politizimi i SPAK)

Deklarata e Kos dhe përsheshi me kos i sovranistëve

March 26, 2026
‘Shqipëri etnike’, tifozët e Kombëtares dhurojnë spektakël në Varshavë (VIDEO)

‘Shqipëri etnike’, tifozët e Kombëtares dhurojnë spektakël në Varshavë (VIDEO)

March 26, 2026
Nis futja e tifozëve në ‘PGE Arena’, ultrasit e Shqipërisë shoqërohen nga forca të shumta policie

Nis futja e tifozëve në ‘PGE Arena’, ultrasit e Shqipërisë shoqërohen nga forca të shumta policie

March 26, 2026

Tani që diga e Berishës nisi të çahet

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In