• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Pronat me ligjin e ri, cilat janë efektet financiare mbi pronarët

by Java News
08/01/2018 20:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nëse vlerësimi i vendimeve që iu është njohur e drejta e kompensimit do të bëhej bazuar në çmimet që janë sot në treg dhe pa iu ndryshuar zëri kadastral, vlera e përfitimit për pronarët do të ishte shumëfish më e lartë nga fatura që Qeveria ka planifikuar.

 

Një gjë e tillë faktohet edhe nëpërmjet një studimi të kryer nga Petër Saraçi, pedagog në Universitetin e Shkodrës dhe anëtar i shoqatës “Pronësi me Drejtësi”. Për realizimin e këtij studimi, kanë kaluar në skaner mbi 24 mijë dosje, që janë të arkivuara në Agjencinë e Trajtimit të Pronave, nga ku ka rezultuar se vetëm në Tiranë, detyrimi i shtetit shqiptar ndaj pronarëve është rreth 2,2 miliardë euro.

Kjo faturë do të rëndonte nëse do të aplikohej formula e aprovuar nga Gjykata e Strasburgut, sipas së cilës si referues merret zëri kadstral aktual ndërsa çmimet për metër katror që aplikohen janë ato të 2008-s. Por duke qenë se formula e vlerësimit të trojeve ka ndryshuar dhe për bazë merret origjina e pronës, atëherë fatura për pronarët e shpronësuar nga regjimi komunist vetëm në qytetin e Tiranës është 208 milionë euro, pra pothuajse 10–fish më e ulët.

vleresimi atp

“Kjo diferencë është e dukshme sidomos në kryeqytet, por i njëjti konsiderim vlen edhe për qytetet kryesore të vendit. Ligji i ri për trajtimin e pronës 133/2015 ka një efekt zhvlerësues për sa i përket vlerësimit të detyrimit financiar, gjë që është qartazi jo në përputhje me vendimet e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtave të Njeriut”, vë në dukje Saraçi. RAPORTI Një hendek kaq i madh në dëm të pronarëve është vënë në pah edhe në raportin konfidencial të ATP-së që gazeta disponon.

“Nga analiza e vendimeve të kompensimit të Rrethit Tiranë rezulton se 26.3% të vendimeve rezultojnë “me ndryshim zëri kadastral” referuar nenit 6 dhe 7 të projekt/ ligjit. Këto vendime kanë qenë tokë bujqësore në momentin e shpronësimit ndërkohë që sot janë tokë truall.

Referuar vlerësimit financiar, të bërë sipas ligjit aktual dhe projekt/ligjit, rezulton se: 295 miliardë lekë është fatura e kompensimit për rrethin e Tiranës bazuar në llogaritjet e bëra me ligjin aktual, sakaq 67 miliardë lekë është fatura e kompensimit për rrethin e Tiranës bazuar në përllogaritjet e bëra sipas ligjit të ri.

Pra, vetëm nga llogaritja e ndryshimit të zërit kadastral për 902 vendime të Rrethit Tiranë ulet fatura e kompensimit me 77.6%”, thuhet në raportin e Agjencisë së Pronave.

DOSJET ME VENDIM

Një rivlerësim është kryer edhe për 24 mijë dosjet, që janë të arkivuara në Agjencinë e Trajtimit të Pronave nga ku ka rezultuar se për kompensimin e tyre do të nevojiteshin rreth 4.7 miliardë euro në total.

Pra, sërish kemi të bëjmë me një shifër, që është shumë herë më e lartë nga ajo që Qeveria ka parashikuar me ligjin e ri. “Deri tani janë 40,803 kërkesa në Agjencinë e Pronave, nga të cilat 24317 janë të trajtuara nga komisioni dhe kanë të përcaktuar sipërfaqen e kthyer ose të kompensuar. Edhe pse kanë kaluar 24 vite nga dhënia e vendimeve, ende sot nuk kemi një trajtim siç duhet për to.

Vlerësimi financiar i përfituar duke aplikuar hartat e vlerës së vitit 2016, i cili është rreth 4,659,359,236 € mund të konsiderohet si vlera financiare minimale për shtetin shqiptar, për shkak diferencës me çmimet më të larta të cilat janë të reflektura në hartën e vlerës së vitit 2008″, pohon Petër Saraçi, autor i studimit.

Sipas tij duke parë këtë situatë dhe sfondin gri, që e shoqëron, zgjidhja do të ishte që kategoritë, që kanë përfituar nga ligji 7501 apo nga ligji i legalizimeve të taksohen. Vetëm në këtë mënyrë mund të sigurohen të ardhurat e mjaftueshme për t’i shkuar deri në fund kësaj çështjeje në përputhje edhe me direktivat e Gjykatës së Strasburgut, e cila akoma nuk e ka njohur skemën e re. /panorama

Next Post
FOTOT/ Deputetët nuk fokusohen dot tek seanca…fajin e ka kolegia e tyre

Deputetja shqiptare seksi befason sërish me FOTOT e reja...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbulohet bazë armatimi në Tiranë, arrestohet 66-vjeçarja

Zbulohet bazë armatimi në Tiranë, arrestohet 66-vjeçarja

April 11, 2026
Korridoret e reja të naftës/ Shtetet e Gjirit synojnë tubacione të reja për të anashkaluar Hormuzin

Korridoret e reja të naftës/ Shtetet e Gjirit synojnë tubacione të reja për të anashkaluar Hormuzin

April 11, 2026
SHBA-Iran nisin negociatat në Pakistan. Pakt për asetet e ngrira të Teheranit? Uashingtoni e mohon

SHBA-Iran nisin negociatat në Pakistan. Pakt për asetet e ngrira të Teheranit? Uashingtoni e mohon

April 11, 2026
Makina del nga rruga në Vlorë dhe përmbyset, tre të plagosur, mes tyre dy fëmijë

Makina del nga rruga në Vlorë dhe përmbyset, tre të plagosur, mes tyre dy fëmijë

April 11, 2026
Në 3 muaj, 45 makina u trafikuan në Shqipëri! (Vjet, 234 raste) Skema e vjedhjes në Europë dhe kalimi në kufi

Në 3 muaj, 45 makina u trafikuan në Shqipëri! (Vjet, 234 raste) Skema e vjedhjes në Europë dhe kalimi në kufi

April 11, 2026
Rritja e investimeve në bujqësi dhe lehtësitë e reja fiskale/ Rama takim me fermerët në Lushnjë

Rritja e investimeve në bujqësi dhe lehtësitë e reja fiskale/ Rama takim me fermerët në Lushnjë

April 11, 2026
Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e naftës, ja sa do të shitet

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e naftës, ja sa do të shitet

April 11, 2026
Aksident tragjik në Austri, humb jetën një 19-vjeçar nga Kosova

Aksident tragjik në Austri, humb jetën një 19-vjeçar nga Kosova

April 11, 2026
Dialogu Kosovë-Serbi, në udhëkryq/ LVV: Serbia të ndryshojë qasje. LDK: Duhet konsensus politik

Dialogu Kosovë-Serbi, në udhëkryq/ LVV: Serbia të ndryshojë qasje. LDK: Duhet konsensus politik

April 11, 2026
Eksplozivët pranë tubacionit në Serbi, ekspertët: Mund të jetë provokim rus para zgjedhjeve në Hungari

Eksplozivët pranë tubacionit në Serbi, ekspertët: Mund të jetë provokim rus para zgjedhjeve në Hungari

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In