• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pronat me ligjin 7501: Qeveria ndryshon procedurat e regjistrimit

by Java News
14/10/2017 09:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Qeveria vendos të shtyjë afatin për pajisjen me titull pronësie të fermerëve që kanë në përdorim toka bujqësore të ndara me ligjin 7501.
 Kështu, limiti i përcaktuar deri në dhjetor të këtij viti do të zhvendoset deri në qershor të 2018-s, duke u dhënë mundësinë të gjitha atyre familjeve që kanë në posedim aktin e përdorimit të mund të marrin tapinë. Lajmin e dha dje ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi.

PELESHI

Nga Vlora, gjatë takimit konsultativ për buxhetin e vitit të ardhshëm, ministri tha se do të ngrihet një grup i posaçëm pune, i cili do të merret vetëm me trajtimin e pronave, në mënyrë që pajisja me titull pronësie të përfundojë brenda 300 ditëve të para. Ky afat i ri do të jetë shansi i fundit për fermerët. Peleshi bëri të qartë se nuk do të ketë më shtyrje të kësaj praktike, e cila duhej të kishte përfunduar shumë kohë më parë.

“Në fund të muajit dhjetor përfundon afati për bashkitë për të plotësuar me tituj pronësie ata fermerë që nuk e kanë marrë titullin e pronësisë, pra kanë vetëm aktin e marrjes së tokës në përdorim. Ne do të bëjmë një shtyrje të afatit, por më duhet të them që edhe këto shtyrjet e herëpashershme janë gati-gati qesharake. Të gjithë premtojnë se do të jetë shtyrja e fundit, por unë po zotohem edhe publikisht se do ta zhvendosim afatin me disa muaj deri në qershor të vitit që vjen, por kjo do të jetë finale.

Bashkive do t’u japim të gjithë mbështetjen që duan në zhbllokimin e ngërçeve për t’i shkuar deri në fund kësaj çështjeje. Një ekip i posaçëm në ministri do të merret vetëm me trajtimin e pronave, në mënyrë që pajisja me titull pronësie të përfundojë brenda 300 ditëve të para. Pastaj është regjistrimi i titujve të pronësisë dhe dorëzimi i tapisë, pra certifikatës së pronë- sisë”, bëri me dije ministri i Bujqësisë, i cili u ndal edhe në procedurat e reja që do të aplikohen për regjistrimin e tokës.

“Do të krijojmë Agjencinë e Titujve të Pronësisë, e cila nuk do të presë më fermerin që të paraqitet për të regjistruar Aktin e Marrjes së Tokës në Pronë- si (AMTP-së), por do të jetë agjencia që do të bëjë një regjistrim të përgjithshëm të titujve përmes një praktike të re pune, duke qenë se të gjitha institucionet që kanë pasur në ngarkim çështje të pronësisë do të jenë nën një çati”.

APLIKIMET

Numri i lartë i fermerëve që nuk janë pajisur ende me titull pronësie është tejet i lartë, çka ka detyruar qeverinë që të rishikojë edhe një herë afatin, duke u dhënë më tepër kohë bashkive dhe fermerëve. Veç atyre që kanë në përdorim tokë bujqësore, por nuk janë të pajisur me Aktin e Pronësisë në skemë janë edhe ata të cilët, pavarësisht se janë të pajisur me këtë dokument, nuk e kanë bërë ende regjistrimin e pronës në Hipotekë. Në të dyja rastet, qytetari duhet të paraqitet pranë bashkisë.

Sa i takon dokumentacionit që duhet të dorëzohet përveç kërkesës për pajisjen me aktin e përdorimit nga komisionet e ndarjes së tokës (për ata që ende nuk e kanë), kërkohet edhe planvendosja e secilës ngastër që kanë në përdorim, certifikatë familjare, të lëshuar nga zyra e gjendjes civile e bashkisë, ku të pasqyrohet numri i anëtarëve të familjes përfituese, në favor të së cilës do të lëshohet akti i marrjes së tokës në pronësi, sipas gjendjes më 1 gusht 1991, si edhe dokumentacionin që vërteton se janë përfitues, si rezultat i lëvizjes nga qendrat e tyre të banimit, me vendime të veçanta të Këshillit të Ministrave. panorama

ma.me

 

Next Post
Gafat shkencore në kartmonedhën me figurën e mbretit Gent

Gafat shkencore në kartmonedhën me figurën e mbretit Gent

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

MIRËSEVJEN VITI 2026! Shqiptarët trokasin gotat dhe zbardhin qiellin me fishekzjarre

MIRËSEVJEN VITI 2026! Shqiptarët trokasin gotat dhe zbardhin qiellin me fishekzjarre

January 1, 2026
Zelensky: Shpresë dhe besim në fitore për Vitin e Ri

Zelensky: Shpresë dhe besim në fitore për Vitin e Ri

December 31, 2025
Flet Roberto Carlos pas 3 orësh operacion në zemër: Jam mirë dhe nën monitorim të vazhdueshëm

Flet Roberto Carlos pas 3 orësh operacion në zemër: Jam mirë dhe nën monitorim të vazhdueshëm

December 31, 2025
441 mijë thirrje në QKUM gjatë 2025, Brataj: Festoni me përgjegjësi

441 mijë thirrje në QKUM gjatë 2025, Brataj: Festoni me përgjegjësi

December 31, 2025
Singapori, Pekini, Tokio dhe Seuli presin 2026-n me kambana, fishekzjarrë dhe ceremoni tradicionale

Singapori, Pekini, Tokio dhe Seuli presin 2026-n me kambana, fishekzjarrë dhe ceremoni tradicionale

December 31, 2025
Ilir Meta do ta presë që të mbarojnë pushimet, kush është gjyqtari që ka në dorë “lirinë” e ish-presidentit

“Vend ku ligji të zbatohet”, Meta uron nga qelia: 2026, viti i përkushtimit për një Shqipëri më të drejtë

December 31, 2025
Iraku merr bazën “Ain al-Asad” pas tërheqjes së koalicionit nën drejtimin amerikan

Iraku merr bazën “Ain al-Asad” pas tërheqjes së koalicionit nën drejtimin amerikan

December 31, 2025
VIDEO / “Sot s’kemi lidhje me Shqipërinë e damkosur të…”, Rama uron Vitin e Ri 2026 dhe premton BE-në

VIDEO / “Sot s’kemi lidhje me Shqipërinë e damkosur të…”, Rama uron Vitin e Ri 2026 dhe premton BE-në

December 31, 2025
Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: Kosova të ecë përpara me unitet, siguri dhe zhvillim

Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: Kosova të ecë përpara me unitet, siguri dhe zhvillim

December 31, 2025
Tajlanda liron 18 ushtarë kamboxhianë pas armëpushimit në kufi

Tajlanda liron 18 ushtarë kamboxhianë pas armëpushimit në kufi

December 31, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com