• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Kryetarja e ATP, Sonila Qato: Pronat, edhe 2 ditë afat

by Aalison Pearse Stevens
21/05/2016 11:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fluksi i madh i krijuar në Agjencinë e Trajtimit të Pronave javën e fundit të pranimit të kërkesave të reja për njohje pronësie, ka detyruar institucionin të njoftojë se do të qëndrojë hapur edhe në fundjavë. Por, ajo që vihet re në oborrin e ATPsë, është prania e pronarëve, që kanë aplikuar më herët. Këta të fundit, sipas drejtoreshës së Agjencisë së Pronave, Sonila Qato nuk duhet të bëhen pengesë për grupimin e parë, pasi nuk do të ketë asnjë penalitet. Në një intervistë për “Shekulli”-n, ajo tregon se me vënien në zbatim të ligjit të ri, janë depozituar 1300 kërkesa, ndërkohë që ato do të ruajnë vlefshmërinë, për të dyja përgjigjet e mundshme të Gjykatës Kushtetuese për ligjin e ri. Qato tregon edhe përvojat e shteteve që e kanë mbyllur procesin e kompensimit të pronave dhe rrugët që ato kanë ndjekur.

Znj. Qato, si po shkon aktualisht procesi për trajtimin e pronave dhe si po menaxhohen prurjet për plotësimin e kërkesave të reja?

Procesi po ecën normalisht. Me thirrjen që kemi bërë për plotësimin e formularëve për kërkesa të reja, deri më tani janë afro 1300 formularë të plotësuar, dhe ky numër pritet të rritet pasi shohim se ka fluks në sportelet e Agjencisë. Për t’ju ardhur në ndihmë të gjithë pronarëve, Agjencia e Trajtimit të Pronave do mbajë të hapur sportelet edhe dy ditët e fundit të fundjavës.

Një vendim i mundshëm i Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e ligjit, e ruan vlefshmërinëe kërkesave të reja?

Gjykata po e shqyrton ligjin në themel dhe nuk ka një datë për vendimmarrjen, e në të tilla raste kërkohet edhe një afat prej 6 muajsh. Në rastin më të keq, me vendimin që mund të marrë Gjykata, është ta shpallë ligjin antikushtetues dhe ta shfuqizojë atë. Ndërkohë, kërkesat për aplikimet e reja që mbyllen në 23 maj do të pranohen edhe sikur Gjykata të dalë kundër. Pra, asgjë nuk prishet nga radha e këtyre kërkesave. E keqja më e madhe që ndodh, është se ky 20 përqindëshi që ne kemi bërë përllogaritjet me ndryshimin e zërit kadastral, që marrin më pak se sa do të merrnin, me shfuqizimin e ligjit do të marrin atë çka përcakton ligji i parë. Nuk ka pasoja të pariparueshme për askënd.

Sa i përket vendimeve të Strasburgut, a keni marrë garancinë e plotë për pezullimin e tyre?

Presidenti i Strasburgut u shpreh se do të vendosin një ekuilibër në shqyrtimin e vendimeve. Ai përmendi shprehjen për vendosjen e ekuilibrit të interesit publik me interesin e të drejtës së individit. Me këtë deklaratë ne morëm një lloj shprese sepse interesi publik është ajo çka ata kanë kërkuar nga ne, pra buxheti i shtetit, pasuritë shtetërore, mbylljen e procesit që ata kanë kërkuar me vendimin pilot “Manushaqe Puto”.

Cila është referenca më e afërt që keni marrë nga një shtet tjetër, i cili ka zgjidhur çështjen e pronave në këtë mënyrë apo ngjashmërisht dhe sa shtete e kanë zgjidhur përfundimisht këtë problematikë?

Kjo pjesë është e veçantë, sepse çdo shtet ka krijuar metodologjinë e vet. Rumania është e ngjashme deri diku me sistemin tonë, por në ndryshim Rumania ka një sistem pikëzimi, i cili nuk i jep vlerë ekonomike vendimit për kompensim, por pikë. Mbi bazën e tyre fillon procesi i kompensimit, por deri në 16 për qind, paguajnë ata, ndërsa ne paguajmë 100 për qind, por me zërin kadastral në momentin e shpronësimit. Pra, është një model i ndërtuar, posaçërisht për vendin tonë, ndërkohë që rruga që ka zgjedhur Rumania në Gjykatën e Strasburgut me vendim pilot etj., është e njëjta rrugë që kemi ndjekur dhe ne, si procedurë. Shumica e kanë mbyllur dhe unë mund të përmend këtu Slloveninë. Për shembull, një ekspert i pronave që ka ardhur këtu, slloven, kur ne i thoshim që presim kërkesa të reja, habitej. Ai vetë ka qenë pronar dhe nuk ka përfituar, për shkak se shteti e mbylli historinë me idenë që nuk mund ta zgjatnin procesin për vite të tëra.

Neritan Gjergo

ma.me

Next Post

(FOTO) Vajza nxjerr telefonin për të bërë “selfie”, e përplas makina

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çfarë më çuditi te Gaz Bardhi pas Kuvendit? Qafoku lexon “këshillat”: Protesto ndaj liderit tënd

Kur një oficer nazist dhe një oficer britanik u “takuan” në vilën e Eqrem bej Vlorës në vitin 1944 në Tiranë

March 30, 2026
Hëna e plotë në shenjën e Shigjetarit më 11 qershor, 4 shenja do pësojnë ndryshime nga ky fenomen astrologjik

Kjo javë do t’ju ndryshojë financat, tre shenjat e Horoskopit që do të kenë sukses

March 30, 2026
Pse SHBA-të kanë në shënjestër ishullin Kharg të Iranit?

Pse SHBA-të kanë në shënjestër ishullin Kharg të Iranit?

March 30, 2026
I dënuar më parë për vrasje, arrestohet 28-vjeçari në Durrës. U kap duke lëvizur me armë…

I dënuar më parë për vrasje, arrestohet 28-vjeçari në Durrës. U kap duke lëvizur me armë…

March 30, 2026
Rama nxjerr pamjet: Projekti i “Lungomare 3” po shkon drejt përfundimit

Rama nxjerr pamjet: Projekti i “Lungomare 3” po shkon drejt përfundimit

March 30, 2026
Dilema ‘Vance apo Rubio?’ Si po e dikton lufta trashëgiminë e Trump dhe garën e vitit 2028

Dilema ‘Vance apo Rubio?’ Si po e dikton lufta trashëgiminë e Trump dhe garën e vitit 2028

March 30, 2026
Pse Princi i Arabisë Saudite po e “gëlltit” poshtërimin e Trump?!

Pse Princi i Arabisë Saudite po e “gëlltit” poshtërimin e Trump?!

March 30, 2026
Raporti i INSTAT, 125 të lënduar në një muaj, ja cilat janë ditët dhe oraret më të rrezikshme për të udhëtuar

Raporti i INSTAT, 125 të lënduar në një muaj, ja cilat janë ditët dhe oraret më të rrezikshme për të udhëtuar

March 30, 2026
Dënimi me vdekje në Izrael, katër fuqitë evropiane dalin me deklaratë kundër projektligjit

Dënimi me vdekje në Izrael, katër fuqitë evropiane dalin me deklaratë kundër projektligjit

March 30, 2026
Arrestimi i Maduros, BBC ndalon përdorimin e fjalës “rrëmbim”

Maduro reagon për herë të parë pas burgosjes në SHBA: Jam mirë, qëndroj i fortë

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In