• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Pronari i magazinës me 1.3 ton kanabis: 10 të arrestuarit pa faj, droga e armët të miat

by A R
22/10/2016 13:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pronari i magazinës ku u sekuestruan 1.3 ton kanabis në fshatin Derven të Krujës, Kujtim Rexhepi, ka pranuar se droga dhe armët e gjetura janë të tijat, duke shfajësuar vëllezërit Gjokeja, të cilët u cilësuan nga organi i akuzës si organizatorë të veprimtarisë kriminale.

“Droga është e imja, armët janë të mbetura nga viti 1997. Magazinat i kisha në administrim prej vitesh”- u shpreh ai në gjykatë.

Mësohet se përveç vëllezërve Gjokeja, Rexhepi ka deklaruar se as i arrestuari tjetër Nilson Gega nuk ka lidhje me drogën, ndërsa të arrestuarit e tjerë ishin vetëm punëtorë. Mësohet se Rexhepi ka pranuar se i paguante punëtorët e hashashit me 15 mijë lekë në ditë.

Ndërkohë në sallën e gjyqit pati debat mes avokatit mbrojtës të Rexhepit dhe trupit gjykues, pasi avokati pretendon se ka probleme në procesverbale raporton BW. Por pavarësisht kësaj, gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë dhe vendosi masën ‘arrest me burg’ për Kujtim Rexhepin.

1.3 ton drogë, 11 të arrestuar, kallashnikovë e armë të tjera, makina luksoze dhe pajisje logjistike. Ky është bilanci i aksionit të policisë së Durrësit dhe të Ndërhyrjes së Shpejtë mbrëmjen e 18 nëntorit në fshatin Derven të Krujës.

Gjatë operacionit në fshatin Derven u prangosën: Erjon Vathi, Ferit Sula, Ali Kuçi, Ersaldo Nikolla, Besmir Vathi, Erald Bardhoku, Kujtim (Valentin) Rexhepi (Smykalova), Gazmir Gjokeja, Nilson Gega, Gjovalin Gjokeja, si dhe Aurel Gjokeja.

Gjykata e Krimeve të Rënda pranoi kërkesën e prokurorisë dhe vendosi sot masën ‘arrest me burg’ për 6 prej të arrestuarve. Pesë prej tyre u gjykuan një ditë më parë. Edhe ndaj tyre u vendos masa arrest me burg, përveç minorenit Ersaldo Nikolla, 16 vjeç, i cili për shkak se është i mitur, gjykata vendosi detyrim paraqitjeje./a.m.

Next Post
Basha mbështet protestat kundër plehrave: Pas Ramës qëndron Mafia

I quajti partitë banda, Basha replikon me Lubonjën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA-të urdhërojnë largimin e stafit nga ambasada në Bejrut mes tensioneve me Iranin

SHBA-të urdhërojnë largimin e stafit nga ambasada në Bejrut mes tensioneve me Iranin

February 23, 2026
Zef Mazi: Çfarë na tha Nënë Tereza, mua dhe Ramiz Alisë kur e pritëm në Rinas!

Zef Mazi: Çfarë na tha Nënë Tereza, mua dhe Ramiz Alisë kur e pritëm në Rinas!

February 23, 2026
“Balluku nuk ka bërë presion”/ Haxhiu: Sokol Balla nuk është i përfshirë, thirrja në SPAK, taktikë e prokurorëve…

“Balluku nuk ka bërë presion”/ Haxhiu: Sokol Balla nuk është i përfshirë, thirrja në SPAK, taktikë e prokurorëve…

February 23, 2026
Asnjë tërheqje bankare dhe zero shpenzime: GdF i sekuestron shqiptarit vilën prej 500 mijë eurosh

Asnjë tërheqje bankare dhe zero shpenzime: GdF i sekuestron shqiptarit vilën prej 500 mijë eurosh

February 23, 2026
Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

February 23, 2026
Flet ambasadori Mazi: 1997-a u bë për të dobësuar Shqipërinë dhe për t’i ulur kokën Kosovës!

Flet ambasadori Mazi: 1997-a u bë për të dobësuar Shqipërinë dhe për t’i ulur kokën Kosovës!

February 23, 2026
Rreth 18 orë seancë plenare, miratohet paketa e ndryshimeve në Kodin Penal

‘Nuk do të ketë më arreste pa…’, analisti zbulon propozimin e ri të PS: Ligj për të vendosur standardin e Rumanisë

February 23, 2026
“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në përplasje me pronën

“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në përplasje me pronën

February 23, 2026
Nga zyrat e Berishës drejt bashkive të Ramës/ Gazetari: Baza e PD, e zhgënjyer

“Si do sulmosh Edi Ramën kur e ke partner në qeverisje”, avokati: Me Berishën PD nuk është alternativë

February 23, 2026
Aksident me vdekje në Kakavijë-Gjirokastër, e moshuara përplaset nga oficeri i policisë

Humbi kontrollin e mjetit, ndërron jetë shoferi 34-vjeçar, pasagjeri në gjendje të rëndë

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In