Pronari i një kompanie ndërtimi në Tiranë do të dalë para gjykatës pasi akuzohet se ka mashtruar dhjetëra persona të cilëve u ka marrë në total një shumë prej 1.5 milionë euro në total.
Artan Sherifi, administrator i shoqërisë së ndërtimit “2-AL” sh.p.k, nga hetimet ka rezultuar se ka mashtruar të paktën 22 persona, të cilët kanë paguar paratë për blerje apartament tek pallatet e ndërtuar nga kompania e tij dhe nuk kanë mundur të marrin as apartamentet, pasi ato u janë shitur edhe personave të tjerë që kanë hyrë në këto apartamente.
Po ashtu, personat e mashtruar nga 45-vjecari nuk kanë marrë as paratë që kanë paguar. Hetimi ka arritur në përfundimin se i pandehuri ka mashtruar personat, duke u marrë në total shumat prej: 1.372.595 euro, 66.104 USD dhe 9.540.000 lekë, raporton panorama.
Rasti më flagrant është ai i denoncuar nga një qytetar, i cili i kishte lënë në përdorim Artan Sherifit një automjet tip “Cadillac Escalete” me targa AA xxxx H, i cili është vënë si koleteral nga Sherifi për një kredi për të cilën ai ka marrë nga një bankë e nivelit të dytë. Në shkëmbim ai kishte marrë premtimin se do të merrte një apartament në rrugën “Todi Shkurti”. Në përfundim, denoncuesi nuk ka marrë as apartamentin dhe as makinën.
Rastet e denoncuara:
- Shtetasi L.M, ka lidhur kontraten per prenotim-shitblerje date 16.10.2010, te dy apartamenteve me sip. 73.52 m2 dhe 72.64 m2, per te cilat ai ka paguar 84.500 euro. Pasi ndertimi i pallatit nga “2 A-L” sh.p.k ka mbaruar ky shtetas ka konstatuar se hyrjen qe ai kishte porositur dhe parapaguar ne katin e dyte e kishte zene shtetasja M.N kurse apartamentin e katin e trete e kishte zene shtetasi L.H, te cilet gjithashtu kishin lidhur kontrata porosie me Artan Sherifin.
- Shtetasja M.H. ka lidhur kontrate per prenotim shitblerje, date 30.11.2012 per porositjen e nje apartamenti me sip.38.8, per te cilin ka parapaguar nje shume per nje shume prej 14.744 Euro. Ky apartament nuk i eshte dorezuar pas perfundimit per me teper qe atje eshte futur shtetasi M.C. i cili gjithashtu ka kontrate porosie me Artan Sherifin.
- Shtetasja R.L ka lidhur nje kontrate premtim shitje date 28.08.2009 , per porositjen e nje apartamenti me sip. 68.55 m2 sejcili dhe per te cilat ajo ka parapaguar nje shume prej 61.695 euro dhe 63.432 euro. Pas perfundimit te ndertimit rezulton se apartamenti i katit te trete eshte i zene nga shtetasi M.C, i cili gjithashtu ka kontrate me Artan Sherifin dhe pas ketij fakti ajo nuk ka marre aparamentin e porositur dhe i pandehuri nuk i ka thyer as parate qe ajo kishte parapaguar per te.
- Shtetasi K.K ka lidhur nje kontrate premtim-shitje date 21.03.2012, per porositjen e nje apartamenti me sip 63.87 m2 per te cilin ai ka parapaguar ne arken e shoqerise nje shume prej 36.000 euro. Ne perfundim te ndertimi ai nuk e ka marre ne dorezim apartamentin e paguar pasi ai ishte zene nga shtetasi R.A. dhe i pandehuri nuk i ka kthyer parate qe ai kishte parapaguar ne baze te kontrates te lidhur mes tyre.
- Shtetasi B.S. ka lidhur nje kontrate premtim-shitje date 30.08.2010 per nje apartament me sip.70.48 per te cilin ai ka parapaguar ne arken eshoqerise “2 A-L”sh.p.k nje shume prej 42.288 euro dhe qe ne perfundim te ndertimit nuk e ka marre ne dorezim apartamentin pasi eshte zene per banim nga persona te tjere qe kane kontrate me Artan Sherifin dhe i pandehuri megjithe kerkesat e tij nuk ja ka kthyer parate qe ai kishte parapaguar.
- Shtetasi E.XH ka lidhur nje kontrate premtim-shitje date 12.10.2012 me vellane e te pandehurit Dragush Sherifi, qe kishte prokure prej tij, per nje apartament me sip.134.1 m2 ne Yzberisht per nje shume prej 48.300 euro. Ai ka bere pagesen e gjithe shumes ne rruge bankare nepermjet “Raifeissen Bank” dhe pas perfundimit te pallatit ende nuk i eshte dorezuar apartamenti i porositur ne baze te kontrates. Ne momentin qe ka shkuar ta marre ne dorezim ai ka konstatuar se brava e deres te jashtme ishte nderruar dhe brenda ishte futur shtetasi J.G., i cili gjithashtu kishte kontrate me Artan Sherifin dhe nga i pandehuri nuk i eshte kthyer shuma qe kishte parapaguar.
- Shtetasi J.G. , ka lidhur nje kontrate prenotim shitje date 15.10.2012 per porositjen e nje apartamenti me sip.134.17 m2, per te cilin ka parapaguar nje shume 40.000 euro. Ne perfundim te ndertimit apartamenti qe ai kishte porositur ju eshte shitur personave te tjere dhe nga verifikimi qe ai ka bere atje ka hyre shtetasi E.XH. qe pretendon se ka kontrate me Artan Sherifin. Nga ana e te pandehurit dhe pasi nuk i eshte vene ne dispozicion apartamenti i porositur nuk i eshte kthyer shuma e parapaguar per blerjen e tij.
- Shtetasja L.S. ka lidhur nje kontrate sipermarrje per nje apartament me sip 89.82 m2 dhe per te cilin ka parapaguar nje shume prej 55.000 euro te pandehurit. Ne perfundim te ndertimit ajo ka mesuar se ky apartament ishte vene si kolateral prane “NGB” Bank per nje kredi qe ai kishte marre, fakt ky qe nuk i eshte bere i ditur prej Artan Sherifit ne momentin e shitjes.
- Shtetasi N.L. ka lidhur nje kontrate sipermarrje date 08.02.2003 per porositjen e nje apartamenti me sip.86.2 m2 per te cilin ai ka parapaguar nje shume 34.480 USD. Ne perfundim te ndertimit dhe pas marrjes ne dorezim, kur ai po pergatiste dokumentat per hipotekimin e apartamenti ka mesuar se ai ishte vene si kolateral ne “NGB” Bank prej Artan Sherifit per nje kredi qe ai kishte marre atje , fakt per te cilin nuk e ka vene ne dijeni bleresin.
- H.V. qe kallezon se i ka dhene ne perdorim Artan Sherifit nje automjet te markes “Cadillac Escalete” me targa AA xxxx H, i cili eshte vene si koleteral nga Artan Sherifi per nje kredi per te cilen ai ka mare ne NGB Bank. Artan Sherifi i kishte premtuar se do i jepte nje apartament ne Rr.”Todi Shkurti” gje qe nuk e ka bere duke mos i kthyer as mjetin dhe nuk i ka dhene as apartamentin.
- Shtetasi D.H. ka porositur tek i pandehuri pa kontrate noteriale nje apartament per nje shume prej 40.000 euro. Ai i ka paguar Artan Sherifit nje shume prej 25.000 euro, per te cilen ai ka nenshkruar deklaraten noteriale date 22.11.2012 dhe pjesen e mbetur prej 15.000 euro e ka paguar ne date 24.12.2012. Pasi ka marre aparamentin ne dorezim ai ka mesuar se banesa qe kishte blere ishte vene si kolateral ne “Union Bank” prej Artan Sherifit per nje kredi qe ai kishte marre prane kesaj banke duke mos e vene ne dijeni ate per kete fakt ne momentin e blerjes.
- Shtetasja P.Z. qe kallezon se babai i saj H.Z. ka blere ne vitin 2003 nje apartament me sip. 96.8 per nje shume 41.624 USD. Pasi ka marre ne dorezim apartamentin ajo ka mesuar se ai ishte vene si kolateral per “NBG Bank” pa dijenine e saj nga Artan Sherifi per nje kredi qe ai kishte marre prane kesaj banke.
- Shtetasi J.N. ka lidhur nje kontrate premtim-shitje per nje apartament me sip.109 per nje cmim prej 42.875 Euro nga e cila ka paguar 7 mije Euro, pjesa tjeter 25 mije euro kredi tek banka “Union” duke vene kolateral, por ende Artan Sherifi nuk ja ka dhene apartamentin dhe as kthyer shumen e parapaguar.
- Shtetasi D.J. ka lidhur nje kontrate prenotim-shitje per nje apartament me sip. 79.44 m2 cmimi 36 mije euro, shume te cilen e ka parapaguar te gjithen ne dore tek i pandehuri duke u pajisur prej tij me mandat-pagesen perkatese. Apartamenti ndodhej ne pallatin qe po ndertonte “2 Al” sh.p.k ne vendin e quajtur “Astiri” dhe ende nuk e ka marre ate ne dorezim pasi punimet jane nderprere dhe nga i pandehuri Artan Sherifi nuk i eshte kthyer shuma qe ka parapaguar.
- Shtetasi E.R. ka lidhur nje kontrate date 26.10.2011 per blerjen e dy apartamenteve me vlere 52.888 euro dhe 47.704 euro, shume te cilen ai e ka parapaguar te guithen ne rruge bankare. Pas perfundimit te ndertimit te dy apartamentet e porositura prej tij jane zene nga shtetasi F.GJ. dhe DH.V., te cilet gjithashtu kane kontrata me Artan Sherifin per porositjen dhe blerjen e ketyre apartamenteve.
- Shtetasi S.J. ka lidhur nje kontrate premtim shitje ne date 10.11.2010, per nje apartament me sip. 106 m2 per shuma 59 mije euro nga te cilat ka parapaguar 42.797 euro ne rruge bankare. Ne momentin qe pallati ka mbaruar dhe ai duhej te merrte ne dorezim apartamentin ka konstatuar se apartamenti eshte zene nga shtetasja DH.V, e cila gjithashtu ka kontrate me Artan Sherifin dhe nga i pandehuri nuk i eshte dhene as apartamenti dhe as i jane kthyer parate.
17.Shtetasja K.C. ka lidhur nje kontrate premtim-shitje date 05.03.2010 per nje apartament me sip.111 m2 per nje shume 46.964 Euro, shume te cilen ajo e ka parapaguar te gjithen ne rruge bankare permes “Raifeissen Bank”. Ky apartament kur duhej te merrej ne dorezim prej saj rezulton qe eshte zene nga persona te tjere dhe megjithese i pandehuri i ka premtuar se do ja ktheje parate nuk ja ka kthyer.
- Shtetasja E.C. ka lidhur nje kontrate premtim-shitje, per dy apartamente me sip. 66 m2 dhe 111 m2 ne kompleksin “Grand” te ndodhur ne Yzberisht-Tirane, per nje cmim prej 75 mije euro, paguar teresisht ne rruge bankare. Pas perfundimit te pallatit ajo ende nuk i ka marre apartamentet qe ka prenotuar qe rezulton t’i jene shitur personave te tjere dhe i pandehuri megjithe premtimin e bere nuk ja ka kthyer parate.
- Shtetasi XH.S. ka lidhur nje kontrate premtim shitje date 22.05.2012 per nje blerjen e nje apartamenti me sip.72 m2, per nje shume prej 43.200 Euro nga te cilat paguar 13.200 Euro ne dore tek i pandehuri, kruse pjesen tjeter e ka marre kredi dhe paguar ne rruge bankare. Pas perfundimit te ndertimit ai nuk e ka marre ne dorezim apartamentin pasi eshte zene nga persona te tjere dhe ai nuk i ka marre parate e parapaguara per kete apartament duke vazhduar te paguaje kredine e marre prane bankes.
- Shtetasi A.D. ka lidhur nje kontrate premtim-shitje date 18.04.2013 per nje apartament me sip.56 m2 per nje shume prej 22.368 euro likujduar plotesisht prej tij tek vellai i te pandehurit ne baze te prokures qe ai kishte, por nuk i eshte dorezuar ende apartamenti dhe as i eshte kthyer shume mbrapsht.
- Shtetasja A.D. ka lidhur nje kontrate date 02.12.2012 per blerjen e nje garsioniere me vlere 16.313 Euro ne pallatin qe po ndertohej ne Yzberisht nga shoqeria e te pandheurit. Shumen e mesiperme ajo e ka parapaguar te gjithen ne arken e shoqerise dhe ne momentin e perfundimit te pallatit ajo ka konstatuar qe eshte zene nga nje shtetas tjeter qe gjithashtu ka kontrate me Artan Sherifin dhe nga ana e tij nuk i eshte kthyer shuma e parapaguar dhe as dorezuar apartamenti.
- Shtetasi A.GJ. ka lidhur nje akt mareveshje me Artan Sherifin per blerjen e nje apartamenti 106 m2 per nje shume 9.540.000 leke, nga e cila ka paguar menjehere ne dore 5.250.000 lek , kurse pjesen tjeter e ka paguar me keste. Ne momentin qe ka marre apartamentin ne dorezim ai ka rene ne dijeni te faktit qe ky apartament eshte vene si kolateral nga Artan Sherifi pa dijenine e tij per nje kredi qe ai kishte marre prane NBG Bank.
- Shtetasja H.D. ka lidhur nje kontrata per blerjen e disa lokaleve me sip 240 m2, 108 m2, kati pare dhe 256 m2 per nje cmim ne total prej 528.000 Euro, shume qe eshte parapaguar e gjitha prej saj por ne momentin e perfundimit te palaltit ajo nuk i ka marre ne dorezim pasi lokalet jane zene nga shtetasit A.L, L.SH., A.H., Z.GJ. qe gjithashtu kane patur kontrata me Artan Sherifin. Djali i saj D. D ka lidhur nje kontrate shitje per nje apartament me sip.151 m2 per nje shume prej 74.310 Euro, qe rezulton te jete vendosur pa dijenine e tij si garanci nga Artan Sherifi per llogari te personave te tjere lidhur me detyrime qe ai ka patur ndaj tyre.