• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Pronari i bar kafes prishi strukturën mbajtëse”, dosja e Prokurorisë zbardh shkaqet e shembjes së 6-katëshit në Durrës

by Java News
16/12/2019 11:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Hetimet e prokurorisë për shembjen e godinave në Durrës çuan dy ditë më parë në arrestimin e 9 personave dhe shpalljen në kërkim të 8 të tjerëve. Ata akuzohen për akuza të rënda, si vrasje me dashje, vrasje në rrethana të tjera cilësuese, shpërdorim të detyrës dhe falsifikim të dokumenteve.

Klan ka siguruar një pjesë të dosjes së prokurorisë së Durrësit, ku detajohen shkeljet e bëra nga ndërtues, zyrtarë të shtetit dhe investitorë. I tillë është rasti i shembjes së pallatit 6 katësh në lagjen 6 të Durrësit, ku në 26 Nëntor humbën jetën Hatije Rexhepi dhe Xhulieta Gjana.

Prokurorët thonë se nga hetimet ka rezultuar se shkak për shembjen e pallatit janë bërë ndërhyrjet në katin e parë, nga pronari i një bar kafeje, për të përfituar më shumë hapësirë.

“Nga hetimi rezulton se në katin e parë të ndërtesës është ndërhyrë në mënyrë të kundërligjshme në vitin 2014, e në vazhdim nga i dyshuari Artur Terziu duke prishur strukturën e mureve mbajtëse, etj me qëllim përshtatjen e ambienteve për qëllime tregtare “Bar Kafe” të emërtuar “Barons” duke e lidhur shtesën pa leje, të kryer në të tre anët e këtij objekti. Po kështu për qëllime dhe në funksion të biznesit ai ka instaluar dhe 3 depozita uji voluminoze”.

Por shkeljet e pronarit të bar kafes që është ende në kërkim, janë legalizuar nga ish-drejtori i ALUIZNI-t në Durrës, Flamur Gjuzi.

“Nga sa më sipër rezulton se ekzistojnë dyshime të bazuara se nga ana e shtetasit Flamur Gjuzi në cilësinë e ish-drejtorit të ALUIZNI-t Durrës ka legalizuar në datë 17.05.2016 për objektin në kundërshtim me ligjin i cili dyshohet se ka kryer elementët e veprës penale “shpërdorim i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal”.

Edhe ish-kreu i ALUIZNI-t për Durrësin është në kërkim nga policia. Hetimet e prokurorisë janë përqendruar në të 7 ndërtesat e shembura, si: Konvaleshenca, hotel Mira Mare, hotel Tropikal, hotel Vila Palma, pallati 6 katësh dhe banesa e familjes Lala. Nga rrënojat e tyre u nxorrën të pajetë 23 persona. Organi i akuzës thotë se hetimet vijojnë dhe se priten arrestime të tjera. /e.s/

Next Post
Malaj: Familja ime është kërcënuar! Ngrihet natën Rama dhe i çon SMS Braçes…

Malaj: Familja ime është kërcënuar! Ngrihet natën Rama dhe i çon SMS Braçes...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një shembull nga Polonia se si po ndryshon bota…

Një shembull nga Polonia se si po ndryshon bota…

February 6, 2026
Dita e sotme me vranësira të dendura, reshje shiu dhe shtrëngata

Dita e sotme me vranësira të dendura, reshje shiu dhe shtrëngata

February 6, 2026
Makina përplaset me një supermarket, 3 të vdekur dhe disa të plagosur

Makina përplaset me një supermarket, 3 të vdekur dhe disa të plagosur

February 5, 2026
Zgjedhjet/ Spahiu: Pse partitë i mbushin sheshet me karrige?

Spahiu: Epstein 17 herë në ‘Shtëpinë e Bardhë’, dhjetëra fluturime në avionin ‘Lolita’ me…

February 5, 2026
Së shpejti: “Kosova – lufta e heshtur”, nga Zef Mazi

Së shpejti: “Kosova – lufta e heshtur”, nga Zef Mazi

February 5, 2026
“Plani kinez për Tajvanin, synohet mpirja e publikut deri në pushtimin total”

“Plani kinez për Tajvanin, synohet mpirja e publikut deri në pushtimin total”

February 5, 2026
A po vonohet vendimi për imunitetin e Ballukut? Manja: Heqja e lirisë është masë ekstreme!

A po vonohet vendimi për imunitetin e Ballukut? Manja: Heqja e lirisë është masë ekstreme!

February 5, 2026
A do t’i bashkohen protestës së PD-së? Qori: Berisha është personi më i diskredituar në 35 vite, kërkon të bashkëqeverisë me Ramën

A do t’i bashkohen protestës së PD-së? Qori: Berisha është personi më i diskredituar në 35 vite, kërkon të bashkëqeverisë me Ramën

February 5, 2026
Atentati ndaj Iljaz Çalit/ Ish këshilltari i Metës: Ja si e paralajmërova serinë e vrasjeve për kromin e Bulqizës. Në kasafortë gjeta disa letra që tregonin se…!

“Epstein dyshohet se erdhi 2 herë në Shqipëri“, Prençi: Lakmonte Ballkanin për vajzat e bukura!

February 5, 2026
Kthesë diplomatike, SHBA dhe Rusia rivendosin dialogun ushtarak pas 4 vitesh

Kthesë diplomatike, SHBA dhe Rusia rivendosin dialogun ushtarak pas 4 vitesh

February 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In