• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Promovimi i historisë e turizmit, Bashkia e Tiranës me një sërë aktivitetesh në Petrelë

by Java News
17/04/2016 17:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Monumenteve te Kulturës dhe Siteve, Bashkia e Tiranës ka organizuar një sërë aktivitetesh që kanë për qëllim jo vetëm mbrojtjen e vlerave tona historike dhe kulturore, por edhe promovimin e tyre si element turistik. Aktiviteteve i janë bashkuar, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, deputetë të Qarkut të Tiranës, drejtues vendorë, studiues, e njerëz të apasionuar pas historisë dhe natyrës.

Ata kanë vizituar vendbanimin antik të Persqopit në Petrelë, ku kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj zbuloi tabelën informuese të këtij monumenti historik. Në fjalën e tij, Veliaj vlerësoi si të një rëndësie të veçantë për zhvillimin e gjithë bashkisë, promovimin e turizmit jo vetëm për objektet dhe veprat që ndodhen në Tiranë, por më së shumti edhe për ato vende dhe vlera që mbart periferia e Tiranës, siç janë monumentet historike, natyra, kulinaria etj.

 “Do të promovojmë sinjalistikat që janë vendosur në gjithë zonën e  Petrelës për të drejtuar njerëzit, si është një mënyrë për të kujtuar historinë, për të pasur një memorie kolektive”, tha Veliaj. Kryebashkiaku vuri theksin edhe te përfitimi ekonomik që sjell promovimi i historisë dhe kulturës së zonës, si element shumë i rëndësishëm turistik. “Sigurisht, për Bashkinë e Tiranës ka edhe një interes ekonomik. Çdo qytetar që vjen dhe shikon këto pasuri historike që kemi, gjithashtu kalon kohë, një vakt, shpenzon para në Petrelë dhe besoj se është shumë mirë për ekonominë vendase”, deklaroi kryebashkiaku.

Kryetari i Bashkisë ka theksuar se ditë si kjo e sotmja vlejnë për të rivlerësuar atë “pajë” historike që Tirana ka trashëgimi nga të parët dhe për të qenë krenarë dhe kuptuar që s’kemi ardhur nga hiçi. “Për herë të parë po mundohemi të fokusohemi te turizmi që është pak më i thellë se shkrepja e fotove në sheshin “Skënderbej”, por unë besoj se para se të promovojmë turizmin nga të huajt, duhet fillimisht të kemi një turizëm vendas, ku ne brenda Tiranës kemi një ekspoze, për të cilat paguajmë shumë teksa e shohim në vende fqinj apo që edhe nuk e kanë atë histori, por mundohen ta krijojnë nga hiçi. Floriri i vërtetë nuk është ai i legjendave dhe gojëdhënave urbane, për monedha të fshehura nën tokë, floriri i vërtetë është pasuria që kemi mbi tokë dhe me pak punë, pastrim, mirëmbajtje, përkujdes nga secili prej nesh, këtë pajë ne mund ta kthejmë në një të mirë të vërtetë historike dhe ekonomike për vendin tonë”, theksoi kryetari i Bashkisë.

Next Post

Të huajt që po blejnë prona të patundshme në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Ekspertja: Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 50%. Nuk jemi në situatë të mirë

March 19, 2026

Protesta e PD, Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga viti 2021

March 19, 2026
Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

March 19, 2026
Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

March 19, 2026
“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

March 19, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Kujtim Cakrani: Pse rrri Meta në paraburgim? Asnje provë dhe dëshmi nuk e implikon

March 19, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Investimet, qeveria miraton shpronësimet për projekte të reja në Elbasan, Shkodër dhe Maliq

March 19, 2026
“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

March 19, 2026
Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In