• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Promovimi i çiklizmit, Veliaj: Një kulturë e re që po i jep ajër Tiranës

by
13/06/2021 13:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Promovimi i çiklizmit, sidomos nga grupe të apasionuara të rinjsh të cilët po e kthejnë në trend përdorimin e biçikletës si në përditshmëri, ashtu edhe në forma të ndryshme organizimesh sportive, por dhe argëtuese në rrethinat e Tiranës është përgëzuar nga kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

Duke mirëpritur në zyrën e tij disa të rinj, “ambasadorë” të çiklizmit dhe të biçikletave në Tiranë, kryebashkiaku tha se pajisja e të gjithë infrastrukturës rrugore të kryeqytetit me korsitë e dedikuara të biçikletave është një prej sfidave kryesore të tij.

“Nëse rrugët kryesore të Londrës, apo të Parisit po i dedikohen biçikletave, atëherë duhet të ketë mirëkuptim që edhe një pjesë e rrugëve të Tiranës të përshtaten për biçikleta. Ne kemi disa rrugë fantastike siç është Rruga e Kavajës, Rruga e Durrësit, Bulevardi “Zogu I”, apo pjesa e Unazës, ku është krijuar tashmë rrjeti kryesor i korsive të biçikletave, por, veç infrastrukturës fizike, kërkohet tashmë edhe një infrastrukturë kulturore. Nuk është çmimi, apo pesha e mjetit të transportit ajo që na dallon si qytetarë, por është kultura ku ne e respektojmë të gjithë njëlloj, si atë që drejton automjetin e tij ashtu edhe këmbësorin, çiklistin, apo atë që përdor transportin publik,” u shpreh ndër të tjera kryebashkiaku i Tiranës. Ai nënvizoi se studimi i fundit i GIZ-it gjerman që po asiston Bashkinë e Tiranës edhe për korsitë e biçikletave tregon që 70% e udhëtimeve me makinë në Tiranë janë për distanca më pak se 5 kilometra. Unë e kuptoj dikë që do të shkojë në Durrës, por të blesh bukë me makinë, apo të shkosh tek kafja e lagjes me makinë, kjo shifër 70% është e ekzagjeruar. Për çështje të shëndetit, për të qenë fit, për të shijuar ajrin e pastër, për tu siguruar që mësimet që nxorëm nga pandemia nuk i harrojmë menjëherë tani që Tirana u hap, na lipset të inkurajojmë çdo ditë këtë kulturë të re lëvizshmërisë,” tha ai, duke siguruar se, ambicia është të shkojmë në një qytet ku të ecësh me biçikletë duhet të jetë po aq e sigurt sa të ecësh në këmbë.

“Objektivi është që të kemi korsi të dedikuara, por dhe të sigurta, të ndara nga pjesa e makinave, siç kemi bërë në akset kryesore të Tiranës. Tani do të fillojmë me barrierat edhe tek Rruga e Durrësit, kështu që edhe hyrja në Tiranë do jetë po aq e sigurt,” u shpreh Veliaj. Kryebashkiaku veçoi dhe një tjetër element pozitiv të promovimit të çiklizmit sidomos në eksplorimin e shtigjeve të reja në periferitë e Tiranës, gjë që siç u shpreh ai i shërben edhe vetë komuniteteve të vogla lokale.

“Tani që Tirana është përtej asaj Tiranës së urbanizuar dhe përfshin edhe zonat duke filluar nga Lapidari, ku janë fotot më klasike të qytetit poshtë, apo edhe vende më të largëta, siç janë Dajti, Shëngjergji, Zallbastari, Zalldajti, Baldushku që është kthyer në një superambient për çiklistët, na ndihmon jo vetëm për të promovuar kulturën e biçikletës, por edhe për të fuqizuar pak ekonominë lokale,” deklaroi Veliaj.

/b.h

Next Post
Horoskopi për ditën e sotme, 16 maj 2020/ Mësoni se çfarë thonë shenjat për ju

Dashuria, puna dhe ekonomia/ Njihuni me horoskopin javor, ja çfarë i pret të gjitha shenjat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria stërvitet në Varshavë, më pas udhëton drejt Valencias për sfidën e padëshiruar

Shqipëria stërvitet në Varshavë, më pas udhëton drejt Valencias për sfidën e padëshiruar

March 27, 2026
Reforma e zgjerimit në diskutim, KE: Integrimi është një proces i bazuar në meritë

Reforma e zgjerimit në diskutim, KE: Integrimi është një proces i bazuar në meritë

March 27, 2026
Arabia Saudite do përfshihet në konflikt? I bën thirrje SHBA-ve të vijojnë sulmet ndaj Iranit

Arabia Saudite do përfshihet në konflikt? I bën thirrje SHBA-ve të vijojnë sulmet ndaj Iranit

March 27, 2026

“Skapi i partisë mbylli kapakun e pusetës së Irenës me 5 mbiemra”

March 27, 2026
“Fond Emergjence, Akademi dhe projekte të reja”, planet për sektorin energjitik në vend

“Fond Emergjence, Akademi dhe projekte të reja”, planet për sektorin energjitik në vend

March 27, 2026
Për herë të parë në histori, asnjë trajner brazilian në Kupën e Botës

Për herë të parë në histori, asnjë trajner brazilian në Kupën e Botës

March 27, 2026
Pas komplimenteve për prezantuesen, Trump: CIA tha se Ayatollah Jr. është homoseksual!

Pas komplimenteve për prezantuesen, Trump: CIA tha se Ayatollah Jr. është homoseksual!

March 27, 2026
Këshilli i Punëve të Jashtme të BE, Kallas: Sllovakia po pengon paketën e 18-të të sanksioneve ndaj Rusisë

Konfliktet, në Francë mblidhet G7, Kallas: Rusia ndihmon Iranin për të vrarë amerikanët

March 27, 2026
“Budalla, e kishim për të bërë pak zhurmë”, këshilltari i përjashtuar i PD tregon çfarë i thanë Noka dhe Bardhi për luftën e 8 janarit

“Budalla, e kishim për të bërë pak zhurmë”, këshilltari i përjashtuar i PD tregon çfarë i thanë Noka dhe Bardhi për luftën e 8 janarit

March 27, 2026
Politika kërkon b*le, jo britma

Dhimbja e Strakoshës, për Strakoshën

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In