• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Prokurorja Speciale që theu mitin e të “paprekshëmve”

by Aalison Pearse Stevens
14/05/2016 12:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Prokurorja Speciale, Drita Hajdari është duke hetuar vrasjen e dy civilëve shqiptarë më 2 tetor 1998 në rajonin e Malishevës. Vrasjen e tyre e ka kryer UÇK-ja. Përgjegjësinë e ka marrë Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së. Pak kush ka besuar në të kaluarën se një prokuror shqiptar do të guxojë t’i ndjek penalisht për krime lufte, komandantët më të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Aq më pak një prokurore. Por, Drita Hajdari po e bënë një gjë të tillë. Ajo tashmë ka thyer mitin e komandantëve të paprekshëm nga prokurorët vendës duke hapur një rast të krimeve të luftës që përfshinë gjithë kreun e UÇK-së.

Prokurorja Speciale, Drita Hajdari është duke hetuar vrasjen e dy civilëve shqiptarë më 2 tetor 1998 në rajonin e Malishevës. Vrasjen e tyre e ka kryer UÇK-ja. Përgjegjësinë e ka marrë Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së.

Insajderi ka mësuar se lista e të dyshuarve për këto dy vrasje të kualifikuara si krime lufte, është mbi 20 eprorë e ushtarë të UÇK-së. Njëri prej të dyshuarve kryesor është Fatmir Limaj, ish-komandant i Brigadës 121. Vrasja ka ndodhur nën përgjegjësinë e kësaj brigade. Mirëpo, përgjegjësinë për këtë vrasje, Limaj ia ka hedhur Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së bazuar në në komunikatën që merrte përgjegjësinë.

Ndonëse, nuk ka një dokument apo dëshmi të saktë se nga kush përbëhej shtabi në atë kohë, protagonistët kanë thënë se struktura kryesore e këtij shtabi përbëhej prej komandantit të përgjithshëm – Azem Syla, zëvendëskomandanti – Sokol Bashota, zëvendëskomandantit tjetër që ishte edhe zëdhënës – Jakup Krasniqi, drejtorit politik – Hashim Thaçi dhe Inspektorit të përgjithshëm – Rexhep Selimi.

Prokurorja Drita Hajdari është caktuar në Departamentin për krime lufte në Prokurorinë Speciale. Këtë përgjegjësi e ka marrë vullnetarisht pas dështimit për disa muaj për t’i zgjedhur tre prokurorë në kuadër të këtij departamenti. Ajo tashmë ka marrë përgjegjësinë për hetimin e krimeve që deri tash kanë qenë kompetencë e rezervuar e Gjykatës së Hagës, UNMIK-ut dhe së fundi EULEX-it.

Me këto raste janë marrë vetëm gjyqtarët vendës të caktuar në trupe gjykuese të udhëhequra nga gjyqtarë ndërkombëtarë. Jo rrallë herë janë sulmuar e stigmatizuar këta gjyqtarë për shkak të pjesëmarrjes në gjykime të eprorëve të UÇK-së.

Prokurorja Hajdari kishte ngritur ndjekur penalisht ish-ministrat Astrit Haraqija dhe Valton Beqiri. Të dy janë shpallur fajtor për keqpërdorim të pozitës zyrtare. Ajo ka ngritur aktakuzë edhe për ndërtimet e egra dhe degradimin e Prishtinës kundër dhjetë inspektorëve komunalë.

Aktualisht është duke akuzuar për terrorizëm Slobodan Gavriqin – shtetas i Serbisë. Ai ishte zënë me 17 kilogramë eksploziv në Prishtinë. Një rast tjetër i madh i terrorizmit është duke u gjykuar – ai i terrorizmit që lidhet me liqenin e Badocit. Prokurore e rastit është Drita Hajdari. Ndërkohë, nën hetim e ka edhe rastin e Salih Mekajt, ish-kryetar i Gjykatës së Apelit, i dyshuar për shpërdorim të pozitës zyrtare dhe marrje të ryshfetit. /Insajderi.com

ma.me

Next Post

AAK dhe NISMA mbajnë protestën e radhës, policia blindon Prishtinën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Makina përplaset me një supermarket, 3 të vdekur dhe disa të plagosur

Makina përplaset me një supermarket, 3 të vdekur dhe disa të plagosur

February 5, 2026
Zgjedhjet/ Spahiu: Pse partitë i mbushin sheshet me karrige?

Spahiu: Epstein 17 herë në ‘Shtëpinë e Bardhë’, dhjetëra fluturime në avionin ‘Lolita’ me…

February 5, 2026
Së shpejti: “Kosova – lufta e heshtur”, nga Zef Mazi

Së shpejti: “Kosova – lufta e heshtur”, nga Zef Mazi

February 5, 2026
“Plani kinez për Tajvanin, synohet mpirja e publikut deri në pushtimin total”

“Plani kinez për Tajvanin, synohet mpirja e publikut deri në pushtimin total”

February 5, 2026
A po vonohet vendimi për imunitetin e Ballukut? Manja: Heqja e lirisë është masë ekstreme!

A po vonohet vendimi për imunitetin e Ballukut? Manja: Heqja e lirisë është masë ekstreme!

February 5, 2026
A do t’i bashkohen protestës së PD-së? Qori: Berisha është personi më i diskredituar në 35 vite, kërkon të bashkëqeverisë me Ramën

A do t’i bashkohen protestës së PD-së? Qori: Berisha është personi më i diskredituar në 35 vite, kërkon të bashkëqeverisë me Ramën

February 5, 2026
Atentati ndaj Iljaz Çalit/ Ish këshilltari i Metës: Ja si e paralajmërova serinë e vrasjeve për kromin e Bulqizës. Në kasafortë gjeta disa letra që tregonin se…!

“Epstein dyshohet se erdhi 2 herë në Shqipëri“, Prençi: Lakmonte Ballkanin për vajzat e bukura!

February 5, 2026
Kthesë diplomatike, SHBA dhe Rusia rivendosin dialogun ushtarak pas 4 vitesh

Kthesë diplomatike, SHBA dhe Rusia rivendosin dialogun ushtarak pas 4 vitesh

February 5, 2026
Prefektura Durrës paralajmëron reshje të dendura, apel për gatishmëri maksimale dhe masa parandaluese

Prefektura Durrës paralajmëron reshje të dendura, apel për gatishmëri maksimale dhe masa parandaluese

February 5, 2026
Kancelari Merz: Një marrëveshje me SHBA-në për heqjen e plotë të tarifave doganore, është jorealiste

“Po bëhet një marrëveshje e ndyrë”, opozita kundër Merz për tregtinë e armëve me vendet e Gjirit

February 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In