• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Prokurorja e Shkodrës jep dorëheqjen, KLP lëshon alarmin: Ka rrethe me vetëm një prokuror

by Java News
03/01/2020 13:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokurorja e Shkodrës Marjana Shtjefni ka vendosur të vetëlargohet nga sistemi i drejtësisë, duke paraqitur dorëheqjen pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, i cili e ka shqyrtuar kërkesën në mbledhjen e fundit. Këshilli ka vendosur me shumicë votash mbarimin e statusit të magjistrales për prokuroren Shtjefni, pas kërkesës së saj që mban datën 19 dhjetor.

Ndryshe nga disa magjistratë të tjerë, prokurorja Shtjefni nuk figuron në asnjë prej listave me prokurorë dhe gjyqtarë të përzgjedhur me anë të shortit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimi për t’ju nënshtruar Vetingut.

Shtjefni ka ushtruar funksionin e prokurores nga viti 2002 deri në vitin 2017, kur ka marrë një leje prindërore dyvjeçare. Ajo është zhvendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që në vitin 2017, për të kuruar vajzën e saj. Ndërkaq, sa i takon pasurisë, nga dokumentet e siguruara nga Shqiptarja.com, prokurorja ka hyrë në sistemin e drejtësisë pa asnjë pasuri të paluajtshme.

Në deklaratën e parë të pasurisë në vitin 2003 deri në vitin 2009, zonja Shtjefni deklaron vetëm pagën. Në vitin 2010 dhe vitin 2014 deklaron blerjen e dy apartamenteve me vlerë totale prej 86 mijë eurosh, me të ardhurat e ardhurat e bashkëshortit nga puna në SHBA, i cili më parë ka punuar në ish-Komunën Bushat.

Ndërkaq, gjatë mbledhjes së miratimit të përfundimit të statusit të magjistrales të Marjana Shtjefnit, anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë kanë shprehur shqetësimin për mungesën e prokurorëve në disa rrethe.

Mungesë prokurorësh ka në Mat, Krujë, Gjirokastër dhe sidomos në Durrës, ku hapen çdo ditë mbi 30 çështje penale për përgjegjësinë njerëzore në pasojat e tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit. Anëtarët e KLP kanë kërkuar që në Durrës duhet të shtohet urgjentisht numri i prokurorëve për shkak të intensitetit të dosjeve. Por, situata më alarmante është në Mat, i cili ka mbetur vetëm me një prokuror.

Ngarkesa e prokurorit të vetëm, sipas anëtarëve të KLP, do të shtohet me miratimin e amnistisë si dhe me kërkesat e të burgosurve për të përfituar ulje dënimi apo dalje nga burgu i Burrelit. Ndërkaq, Mati do të mbetej pa asnjë prokuror nëse një person do të kërkonte përjashtimin e prokurorit nga çështja për rastet e parashikuara në ligj.

Një situatë e tillë është diktuar kryesisht nga veprimi i ligjit të Vetingut, ku më shumë se gjysma e prokurorëve të verifikuar janë shkarkuar nga detyra për mosjustifikim të pasurisë me të ardhura të ligjshme, kontakte të papërshtatshme me persona të përfshirë në krim të organizuar si dhe për mbyllje dosjesh në mënyrë arbitrare.

Ndërkaq, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka hasur në vështirësi për delegimin e përkohshëm të prokurorëve nga Tirana në rrethe, për shkak të mungesës së vullnetit të tyre, për t’u transferuar, ndonëse përfitojnë shtesë deri në 40 % të pagës bazës. Me ligjet e reja, delegimi apo transferimi bëhet vetëm me pëlqimin e prokurorit. /shqiptarja.com/

Next Post
Greqia, Qiproja dhe Izraeli bëhen bashkë kundër Turqisë, arrihet marrëveshja për gazsjellësin

Greqia, Qiproja dhe Izraeli bëhen bashkë kundër Turqisë, arrihet marrëveshja për gazsjellësin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mot i përkeqësuar, pezullohet lundrimi për mjetet e vogla në Sarandë, Ksamil dhe Borsh

Mot i përkeqësuar, pezullohet lundrimi për mjetet e vogla në Sarandë, Ksamil dhe Borsh

February 4, 2026
“Nevojiten forca të dedikuara”, KLGJ: Siguria në gjykata është çështje kombëtare, jo vetëm e drejtësisë

“Nevojiten forca të dedikuara”, KLGJ: Siguria në gjykata është çështje kombëtare, jo vetëm e drejtësisë

February 4, 2026
Iu bashkuan gjyqtarëve për pagat, Rama replikon me prokurorët: Arrestet pa gjyqe na kanë njollosur botërisht

Iu bashkuan gjyqtarëve për pagat, Rama replikon me prokurorët: Arrestet pa gjyqe na kanë njollosur botërisht

February 4, 2026
Rama: Programi Kombëtar i Praktikave të Punës, urë konkrete mes arsimit universitar dhe punësimit në administratë

Rama: Programi Kombëtar i Praktikave të Punës, urë konkrete mes arsimit universitar dhe punësimit në administratë

February 4, 2026
Pas publikimit të dokumenteve të reja të dosjes Epstein, Mbreti përzë vëllain nga Londra

Pas publikimit të dokumenteve të reja të dosjes Epstein, Mbreti përzë vëllain nga Londra

February 4, 2026
Kurti dhe Kina anulojnë vizitat në të njëjtën ditë

Rama, një udhëtar që preku folenë e grerëzave

February 4, 2026
Arrestohet 35-vjeçari në Tiranë, akuzohet në Itali për trafik droge

Arrestohet 35-vjeçari në Tiranë, akuzohet në Itali për trafik droge

February 4, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 5 Shkurt 2026

February 4, 2026
Rama: 1600 të punësuar në administratë nga Programi Kombëtar i Praktikave të Punës

Rama: 1600 të punësuar në administratë nga Programi Kombëtar i Praktikave të Punës

February 4, 2026
Ndihmoi autorët të largohen, 24 vite burg për bashkëpunëtorin në vrasjen e Gentjan Bejtjes

Ndihmoi autorët të largohen, 24 vite burg për bashkëpunëtorin në vrasjen e Gentjan Bejtjes

February 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In