• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Prokuroritë i bëjnë ‘dalje’ Skerdilajd Konomit, askush nuk po heton për vrasjen e gjyqtarit

by A R
23/05/2021 20:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Askush nuk e merr përsipër të hetojë vrasjen mafioze të gjyqtarit të Vlorës, Skerdilajd Konomi, i cili u vra përmes një shpërthimi të telekomanduar në qytetin e tij të lindjes, në vendin ku jetonte së bashku me familjen dhe ku përfaqësonte drejtësinë në gjykatën e Vlorës.

Mbasi Prokuroria e Posaçme SPAK shpalli mos kompetencën duke e deleguar çështjen në prokurorinë e Vlorës, edhe prokuroria e Vlorës ka shpallur mos kompetencën dhe ja ka dërguar për ta hetuar prokurorisë se Fierit.

Nën argumentin se viktima kishte punuar si gjyqtar në Vlorë dhe për këtë shkak akuza e qytetit bregdetar gjendej në konflikt interesi, dosja hetimore në të cilën mbeten të pazbardhur autorët e vrasjes së një gjyqtari përfundoi në qytetin me të afërt, në Fier. Por edhe këtu prokurorët lokale mbasi konstatuan se Skerdilajd Konomi kishte qenë gjyqtar në këtë qytet, ja përcollën hetimin akuzës së Lushnjës që nga ana e saj këmbënguli se nuk ishte kompetente përderisa vrasja e gjyqtarit u krye në mes të ditës dhe në bulevardin kryesor të Vlorës, duke hequr dorë nga konflikti midis prokurorive përfundoi në Tiranë në Prokurorinë e Përgjithshme.

Burimet e Top Channel bëjnë me dije se ping-pongu i Prokurorive për të hequr dorë nga hetimi u zgjidh nga organi qendror, që ka urdhëruar kthim të dosjes në Prokurorinë e Fierit.

Por ndërkohë teksa çështja për të gjetur vrasësit e Skerdilajd Konomit delegohet në çdo prokurori të mundshme, deri më tani nuk ka asnjë autor konkret të dyshuar.

Megjithëse burimet shtojnë se prokuroria në Fier pyeti së fundmi familjarët e gjyqtarit që u vra në 9 shtator 2011 të cilët kanë pohuar dyshimet e tyre.

“Ne kemi mbledhur sërish të dhëna nga policia e shtetit”, deklaroi një burim i Top Channel, për krimin që është regjistruar ‘vrasje për shkak të funksionarëve publikë’, por që përveç kësaj ka si pistë edhe vrasje për shkak të konfliktit të tokave në Hamallaj.

Next Post
Horoskopi për muajin Gusht, parashikimi nga Paolo Fox

Horoskopi javor, 24 – 30 maj 2021, sipas Paolo Fox

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndihem i ledhatuar dhe i llastuar që po pritem mirë”/ Mustafa Nano merr “bekimin” e deputetëve të PD, si ambasador në Zvicër

Nano: Shqiptarët janë ndarë një herë e mirë me Berishën, e kanë braktisur në rrugë

March 23, 2026
A mund Salianji ta përsërisë historinë në PD siç bëri Rama në PS!

“S’do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji për deklaratën e Berishës: Shpifje, mos të më bëjë…

March 23, 2026
Zbulohet skema e PD për ndarjen e deputetëve. Ja kush do bëjë fushatë për Binajn

“Nuk është më Florjan Binaj”/ Analisti zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë

March 23, 2026
“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

March 23, 2026
Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

March 23, 2026
Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

March 23, 2026
Roland Qafoku apel Alimehmetit: Mos kandido për Tiranën do digjesh, kryetar grupi duhet të ishte Belind Këlliçi

“I ngritët topin Ramës!”, Qafoku: Berisha s’duhet të sulmonte ambasadorin Gonzato

March 23, 2026
Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

March 23, 2026
Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

March 23, 2026
Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In