• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Prokuroria zbardh planin e grabitjes që devijoi në vrasjen e Fatmir Pulës

by A R
25/01/2016 09:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Krujës ka zbardhur skenarin e përgatitur nga 6 persona për të grabitur Fatmir Pulën mbrëmjen e 19 janarit, por që përfunduan duke e vrarë 44-vjeçarin, shkruan Panorama.

Nga ana e organit të akuzës u kërkua lënia në burg e 5 autorëve të arrestuar, bashkë me autorin e shpallur në kërkim. Ata akuzohen se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë zënë pritë për ta grabitur shtetasit Fatmir Pula.

Gjatë tentativës për ta grabitur, njëri prej personave të dyshuar e ka qëlluar me automatik, duke i shkaktuar vdekjen. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Zezë të komunës Nikël, në Krujë, rreth orës 20:30 të datës 19 janar.

Fillimisht u hodhën dyshimet për vrasje për hakmarrje, pasi viktima ishte vëllai i një punonjësi policie, por shumë shpejt u vërtetua se bëhej fjalë për një grabitje.

“Pas kryerjes së veprimeve paraprake hetimore, të cilat filluan qysh në momentin e njoftimit për vrasjen dhe vazhduan deri në mëngjesin e datës 20.01.2016, është bërë e mundur të siguroheshin të dhëna lidhur me autorin e dyshuar të vrasjes, konkretisht shtetasin Admir Haka.

Ky shtetas rezulton të ishte banor i fshatit Zezë, Nikël, njëkohësisht fqinj me viktimën. Veprimet hetimore provuan se nuk kishim të bënim me veprën penale të “vrasjes me paramendim”, por qëllimi parësor i autorëve ishte shtënia në dorë e pasurisë së viktimës, veprime të cilat sollën si pasojë vrasjen e viktimës Fatmir Pula”, bën të ditur organi i akuzës.

Po kështu, rezultoi se personi i dyshuar Admir Haka për këtë qëllim kishte organizuar dhe ekzekutuar planin kriminal në bashkëpunim me shtetasit Herton Haka, Aleksandër Haka, Otion Metuku, Hekuran Boci dhe E.C., familjarë dhe të njohur mes tyre.

“Pas një plani paraprak që ka pasur për qëllim vjedhjen e pasurisë së viktimës Fatmir Pula, të hartuar qysh më parë ndërmjet shtetasve Admir Haka, Oltion Metuku dhe E.C., më datë 19.01.2016, rreth orës 20:00, shtetasit Admir Haka dhe E.C. kanë shkuar në afërsi të shtëpisë së viktimës Fatmir Pula. Pasi kanë marrë më parë armën që e kishin fshehur te vëllai i shtetasit Admir Haka, kanë vënë thasë në rrugën që të çonte në banesën e viktimës.

Pasi i kanë bërë thirrje për të ndaluar këtij të fundit, kanë kapërcyer gardhin duke qëlluar në drejtim të shtetasit Fatmir Pula, pasi ky i fundit doli jashtë mjetit të tij”, thuhet në materialin e akuzës. Nisur nga këto është kërkuar në Gjykatën e Krujës lënia në burg pa afat e të akuzuarve.

Panorama

Next Post

Morena Taraku midis 100 fytyrave më të bukura në botë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Lutja e fundit”, Thaçi mbyll dëshminë në Hagë: U mbiçmova më shumë nga sa e meritoja

“Lutja e fundit”, Thaçi mbyll dëshminë në Hagë: U mbiçmova më shumë nga sa e meritoja

February 18, 2026
“M’u mohua e drejta e mbrojtjes”, Veliaj kërkesë në GJKKO: Të përjashtohet gjyqtarja Etleva Deda

Erion Veliaj kërkon lirimin nga paraburgimi, Apeli cakton datën për seancën

February 18, 2026
​Selimi: Historia s’mund të rishkruhet, armët për ne ishin mbijetesë

​Selimi: Historia s’mund të rishkruhet, armët për ne ishin mbijetesë

February 18, 2026
47-vjeçari në Shkodër bie në kontakt me energjinë elektrike, ndërron jetë në vend

Ishte larguar nga banesa një ditë më parë, gjendet i mbytur në një përrua 49-vjeçari

February 18, 2026
Gjyqi në Hagë, Veseli: Nuk ka asnjë provë që të tregojë se kam kryer krim, gjykata të mbrojë të vërtetën

Gjyqi në Hagë, Veseli: Nuk ka asnjë provë që të tregojë se kam kryer krim, gjykata të mbrojë të vërtetën

February 18, 2026
“Shqipëria ka shënuar hapa të rëndësishëm, mbështesim mbylljen e negociatave në 2027’, mesazhi i ambasadorit të BE: Të përkushtuar në pavarësinë e SPAK

“E rëndësishme të mos preket Reforma në Drejtësi”, Gonzato flet për nismën e PS kundër pezullimit të ministrave

February 18, 2026
“A do takohesh me Sali Berishën?”, McAllister: Jo! Do shkoj direkt në aeroport

“A do takohesh me Sali Berishën?”, McAllister: Jo! Do shkoj direkt në aeroport

February 18, 2026
LIVE NGA HAGA! “Jam i pafajshëm”, Thaçi: Isha student kur iu bashkova luftës, fund mund t’i jepte vetëm NATO

LIVE NGA HAGA! “Jam i pafajshëm”, Thaçi: Isha student kur iu bashkova luftës, fund mund t’i jepte vetëm NATO

February 18, 2026
Vatikani refuzon pjesëmarrjen në Bordin e Paqes: Krizat duhet të menaxhohen nga OKB

Vatikani refuzon pjesëmarrjen në Bordin e Paqes: Krizat duhet të menaxhohen nga OKB

February 18, 2026
Deputetet e PD kërkesë Presidentit Begaj: Mos dekreto ligjin për barazinë gjinore

Projektligji për ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale, Begaj: Është kompetencë e Kuvendit

February 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In