• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Prokuroria turke kërkon 10 vite burg”, por Sinan Idrizi ironizon: Hajdeni me mua dhe ndiqni gjyqin

by Java News
02/06/2020 21:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sinan Idrizi ka reaguar në lidhje me lajmin e mediave turke, ku Prokuroria e Stambollit ka kërkuar për të 10 vite burg, për akuzën e mashtrimit në vlerën 3.5 milion dollarë.

Në një deklaratë për “Panorama Sport”, Idrizi është shprehur se burimi i lajmit nuk është i besueshëm.

Më tej bashkëpronari i “Air Albania”, thotë se ka qenë vetë ai i cili ka hapur çështjen gjyqësore, ndërsa fton gazetarët që ta ndjekin.

“Ky është një lajm i shëmtuar. Kush është burimi i këtij lajmi?! E dini ju kush është media turke ‘Kars Manset’ që e paska publikuar këtë lajm?!Nuk e dini.

Është një media periferike. Unë ju ftoj juve si gazetë dhe të gjithë gazetarët e interesuar, hajdeni në Turqi ndiqni seancën gjyqësore, nëse ka.

Se nuk e dimë ka apo jo një gjyq për një çështje të tillë. Unë jam shprehur për këtë gjë.

Secili ka grupin e vetë dhe kaq. Mos u merrni me gjëra koti dhe me këto burime lajmesh që janë të pabesueshme.

Nëse jam unë i fajshëm për këtë çështje, atëherë dënohem unë. Nëse është ai tjetri, dënohet ai.

Nuk kam çfarë t’iu them më. Hajdeni në Turqi me mua dhe ndiqni gjyqin, gjithmonë nëse ka një gjyq të tillë.

Jam unë ai që kam hapur një çështje në gjykatë për këtë”, përfundon Idrizi.

Biznesmeni turk Adnan Polat dhe njëkohësisht ish-president i Galatasaray, paditi Sinan Idrizin, duke e akuzuar për mashtrim në vlerën 3.5 milion dollarë.

Këtë shumë Polat pretendon se ia ka dhënë Idrizit në formën e një garancie, për blerjen e kompanisë së hidrokarbureve “GFI Albania”, e cila bën edhe markimin e naftës.

Pas dështimit të marrëveshjes, biznesmeni turk i kërkoi mbrapsh garancinë Idrizit, por sipas tij, nuk arriti kurrë t’i merrte paratë.

Next Post
Durrës/ Gjendet i mbytur një 37-vjeçar në bregdet, detaje

Durrës/ Gjendet i mbytur një 37-vjeçar në bregdet, detaje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kurti pas takimeve me Abdixhikun dhe Hamzën: S’ka ende emër për presidentin, synojmë shmangien e zgjedhjeve

Kurti pas takimeve me Abdixhikun dhe Hamzën: S’ka ende emër për presidentin, synojmë shmangien e zgjedhjeve

February 23, 2026
Homogjenizimi politik maqedonas, rrezik për shtetndërtimin e shqiptarëve në RMV

Institucionalizimi i barazisë së shqiptarëve

February 23, 2026
Berisha: Tirana ishte në duart e kryengritësve paqësorë, organizata kriminale e Ramës meriton shekuj burg dhe dënime

Berisha: Tirana ishte në duart e kryengritësve paqësorë, organizata kriminale e Ramës meriton shekuj burg dhe dënime

February 23, 2026
Ministri Salla prezanton planin e masave për minimizimin e dëmeve nga reshjet, ndërhyrje në infrastrukturën kulluese

Ministri Salla prezanton planin e masave për minimizimin e dëmeve nga reshjet, ndërhyrje në infrastrukturën kulluese

February 23, 2026
Spartak Ngjela: Berisha është në hall se i kanë sekuestruar pasuritë e familjes, në Perëndim do t’i kishin vënë prangat

Spartak Ngjela: Berisha është në hall se i kanë sekuestruar pasuritë e familjes, në Perëndim do t’i kishin vënë prangat

February 23, 2026
“Mund të lë futbollin…”, Neymar jep lajmin e keq për tifozët

“Mund të lë futbollin…”, Neymar jep lajmin e keq për tifozët

February 23, 2026
Iu zbuluan lidhjet me Jeffrey Epstein, arrestohet ish-ambasadori britanik në SHBA

Iu zbuluan lidhjet me Jeffrey Epstein, arrestohet ish-ambasadori britanik në SHBA

February 23, 2026
Deklarata e Ramës për liderët e UÇK-së në Bordin e Paqes, reagon Gjykata e Hagës

Deklarata e Ramës për liderët e UÇK-së në Bordin e Paqes, reagon Gjykata e Hagës

February 23, 2026
Programet e vetëpunësimit në Gjirokastër/ Turizmi dhe prodhimi, sektorët që kryesojnë investimet

Programet e vetëpunësimit në Gjirokastër/ Turizmi dhe prodhimi, sektorët që kryesojnë investimet

February 23, 2026
Takimi me Maznikun dhe Boçin, ambasadori i BE: Reforma territoriale të jetë gjithëpërfshirëse dhe transparente

Takimi me Maznikun dhe Boçin, ambasadori i BE: Reforma territoriale të jetë gjithëpërfshirëse dhe transparente

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In