• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Prokuroria thirrje Tahirit: Eja dëshmo për dosjen ‘Habilaj’

by Java News
27/10/2017 12:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ditë pasi katër oficerët zbarkuan në shtëpinë e ish-ministrit Saimir Tahiri, aktualisht deputet i lirë i Kuvendit të Shqipërisë, mëngjesin e sotëm, atij i ka mberritur nga prokurori Besim Hajdarmataj një ftesë për t’u paraqitur në Prokurori.

Ish-ministri Tahiri është thirrur për të dëshmuar mbi dosjen ‘Habilaj’

Në dokumentin e firmosur nga Drejtuesi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj nuk përcaktohet data se kur do të pyetet ish-ministri, ndërkohë që një gjë e tillë pritet që të ndodhë në ditët në vijim.

Pak ditë më parë ka qenë vetë ish-ministri që ka kërkuar nga prokuroria përmes një shkrese që të pyetet për akuzat që ka ngritur ndaj tij. Saimir Tahiri akuzohet nga prokuroria për lidhje me Habilajt, por kërkesa e këtij institucioni për Kuvendin për autorizim u rrëzua duke vendosur hetim në gjendje të lirë për ish-ministrin.

Akuzat për Saimir Tahirin

Deputeti Saimir Tahiri akuzohet për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike, akuzë për të cilën Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin e tij. Kërkesa e Krimeve të Rënda erdhi menjëherë pas publikimit të përgjimeve të një bande droge nga autoritetet italiane, ku përmendej dhe emri i ish-ministrit Saimir Tahiri si i implikuar.

Banda e drogës Habilaj, për të cilën drejtësia italiane kishte hetuar prej kohësh, drejtohej nga shtetasi shqiptar, Moisi Habilaj, i cili është kushëri i Tahirit. Italianët shkatërruan bandën e organizuar kriminale të përbërë nga shumë persona, ku përveç Moisi Habilajt u arrestuan dhe disa shqiptarë të tjerë, si pjesë e këtij aktiviteti kriminal.

a.ç

Next Post
Masakroi me thikë shqiptaren në Londër, burg përjetë vrasësit

Masakroi me thikë shqiptaren në Londër, burg përjetë vrasësit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama takim me socialistët: Negociatat i mbyllim në 2027! Mandatet tona në Kuvend, janë forca jonë

Rama takim me socialistët: Negociatat i mbyllim në 2027! Mandatet tona në Kuvend, janë forca jonë

April 8, 2026
Ndikuan qiratë, transporti dhe ushqimet/ INSTAT: Inflacioni arriti në 2.6% në mars

Ndikuan qiratë, transporti dhe ushqimet/ INSTAT: Inflacioni arriti në 2.6% në mars

April 8, 2026
100 raketa në 10 minuta, Presidenti i Libanit dënon sulmet “barbare” izraelite

100 raketa në 10 minuta, Presidenti i Libanit dënon sulmet “barbare” izraelite

April 8, 2026
Kina, Afganistani dhe Pakistani zhvillojnë takime të përbashkëta

Kina, Afganistani dhe Pakistani zhvillojnë takime të përbashkëta

April 8, 2026
 Riorganizimi i PS, Rama: Numri i turistëve dhe investimet e huaja në Shqipëri janë shumëfishuar gjatë qeverisjes sonë

Rama: PS duhet të konfirmojë forcën në zgjedhje! S’mund të lejojmë që integrimi të merret peng

April 8, 2026
Njihuni me “ndërmjetësin” Asim Munir, marshalli pakistanez që ndaloi Trump-in

Njihuni me “ndërmjetësin” Asim Munir, marshalli pakistanez që ndaloi Trump-in

April 8, 2026
Shqipëria mirëpret armëpushimin SHBA-Iran: Një hap drejt stabilitetit global dhe sigurisë energjetike

Shqipëria mirëpret armëpushimin SHBA-Iran: Një hap drejt stabilitetit global dhe sigurisë energjetike

April 8, 2026
Meta humb ‘betejën’ edhe në Kushtetuese, mbetet në fuqi masa e “arrestit me burg”

Meta humb ‘betejën’ edhe në Kushtetuese, mbetet në fuqi masa e “arrestit me burg”

April 8, 2026
Anijet e para kalojnë në Hormuz, Vance: Teherani të negociojë në mirëbesim për të arritur marrëveshje afatgjatë

Anijet e para kalojnë në Hormuz, Vance: Teherani të negociojë në mirëbesim për të arritur marrëveshje afatgjatë

April 8, 2026
“Togat e arta” flasin për zvarritjen e procesve gjyqësore: 300 avokatë ikën në Gjermani

“Po shtohen të prekurit me SIDA nëpër burgje”, Vishaj: Të dënuarit po vdesin në duart e gardianëve

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In