• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Prokuroria pushon hetimin, pa “rrëzuar” akuzat për Gjin Gjonin

by
25/04/2015 17:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Elbasanit ka pushuar hetimin për gjyqtarin e Apelit të Tiranës, Gjin Gjoni pa mundur të provojë nëse ai i ka kryer apo jo veprat penale të “falsifikimit të dokumenteve” dhe “refuzimit për deklarim, fshehjes ose deklarimit të rremë të pasurisë”.

Vendimi i pushimit të hetimit, është marrë më 20 prill 2015, pasi Gjykata e quajti të paligjshme një shtyrje të tretë të afateve hetimore për këtë çështje.

Gjyqtari Gjin Gjoni, i cili mban njëherazi pozicionin e anëtarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë u kallëzua penalisht thuajse një vit më parë nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive. Sipas ILDKP, Gjoni dhe bashkëshortja e tij nuk justifikonin burimin e pasurisë së tyre, e cila në total kapte vlerën e rreth 2 milionë dollarëve.

Prokuroria e Elbasanit regjistroi procedimin penal ndaj gjyqtarit dhe bashkëshortes së tij, Elona Çaushi më 12 maj 2014. Më pas, organi i akuzës ka marrë dy vendime për zgjatjen e hetimeve; më 31 korrik 2014 dhe 10 nëntor 2014.

Në vendimin e pushimit, Prokuroria argumenton se nuk ka mundur t’i kryejë hetimet në kohë, për shkak të mosmarrjes së përgjigjeve për dy letër-porosi të dërguara në Gjermani dhe në Francë. Por Gjykata e Elbasanit ka vendosur të mos kishte një shtyrje të tretë, duke caktuar si datë përfundimtare të hetimit 12 shkurtin 2015.

Gjykata e Elbasanit ka argumentuar se edhe në mungesë të letër-porosive, Prokuroria kishte arritur të merrte dëshminë e një shtetasi gjerman si dhe një konfirmim nga një bankë e nivelit të dytë për transfertën 300 mijë euro, të mbërritur nga ai në llogarinë e bashkëshortes së Gjonit.

“Gjykata çmon se provat për të cilat kërkohet letërporosia janë realizuar gjatë hetimit dhe zgjatja e mëtejshme e këtij hetimi do të ishte e pajustifikuar dhe pa shkak ligjor,” thuhet në vendimin e gjykatës.

Prokuroria e ka apeluar këtë vendim, por Gjykata e Apelit në Durrës ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë.

Në këto kushte, Prokuroria e Elbasanit ka vendosur pushimin e hetimit për gjyqtarin Gjin Gjoni, duke përdorur si “udhërrëfyes” vendimin nr.5, datë 12/12/2008 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. Vendimi nr.5, i cituar në rastin e gjyqtarit Gjoni përcaktoi pushimin e hetimeve për ish-ministrin Lulzim Basha nga Gjykata e Lartë në vitin 2008.

I kontaktuar nga BIRN, gjyqtari Gjoni nuk pranoi të komentonte argumentet e përdorura nga Prokuroria për pushimin e hetimeve. Ai paralajmëroi një reagim të mëvonshëm, “pasi të kishte lexuar vendimin e pushimit”.

Megjithëse ka vulosur çështjen, Prokuroria e Elbasanit ka lënë një shteg hapur për hetim të mëtejshëm të gjyqtarit Gjin Gjoni.

“Çështja mund të rihapet, nëse në përgjigjen e letër-porosive përfitohen të dhëna që mund të shërbejnë për hetimin,” thuhet në vendim.

Gjin Gjoni është gjyqtari i dhjetë, i kallëzuar nga ILDKP në Prokurori për fshehje pasurie përgjatë 10 viteve të funksionimit të këtij institucioni. Nga dhjetë kallëzimet e marra, Prokuroria ka mundur të çojë përballë gjykatës vetëm gjyqtarin e Kavajës, Osman Aliu.

Marrë nga BIRN

Redaksia Online

(Javanews.al)

Next Post

Naço: KLD institucion jo efiçent

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Europianët zgjedhin Shqipërinë për festat e dhjetorit/ Tur‑operatorët: Ndikojnë çmimet e ulëta dhe linjat direkte

Rritet me 8% numri i turistëve në fillim të vitit! Tur-operatorët shprehen optimistë për sezonin veror

March 4, 2026
Raketat balistike nga Irani/ Ergodan: Turqia nuk i lë asgjë në dorë rastësisë! Po merren të gjitha masat për sigurinë

Raketat balistike nga Irani/ Ergodan: Turqia nuk i lë asgjë në dorë rastësisë! Po merren të gjitha masat për sigurinë

March 4, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Parada e çuditshme e qefllinjve të ajatullahëve të Tiranës

March 4, 2026
‘Në Sofrën e Hënës’/ Kryeministri Rama promovon librin e tij të ri me fjalimet e mbajtura në iftare ndër vite

‘Në Sofrën e Hënës’/ Kryeministri Rama promovon librin e tij të ri me fjalimet e mbajtura në iftare ndër vite

March 4, 2026
ANALIZA E REL/ Si u shndërrua lufta kundër Iranit në konflikt rajonal me pasoja globale

ANALIZA E REL/ Si u shndërrua lufta kundër Iranit në konflikt rajonal me pasoja globale

March 4, 2026

Kosova në krizë të përhershme nga “fitoret” e pamjaftueshme të Albin Kurtit

March 4, 2026
Zbulohen prapaskenat për zgjedhjen e Presidentit në Kosovë, Kurti i ofroi Osmanit 30 firma. Presidentja në detyrë i refuzoi

Zbulohen prapaskenat për zgjedhjen e Presidentit në Kosovë, Kurti i ofroi Osmanit 30 firma. Presidentja në detyrë i refuzoi

March 4, 2026
I përfshirë në trafikun e drogës, Guardia di Finanza kap shqiptarin me rreth 1 kg kokainë

I përfshirë në trafikun e drogës, Guardia di Finanza kap shqiptarin me rreth 1 kg kokainë

March 4, 2026
Kreu i SPAK raporton përpara përfaqësuesve të Komisionit Europian në Bruksel, zbulohen temat kryesore

Kreu i SPAK raporton përpara përfaqësuesve të Komisionit Europian në Bruksel, zbulohen temat kryesore

March 4, 2026
Euro zbret në minimum të ri historik, zhvlerësohet edhe dollari amerikan

Euro zbret në minimum të ri historik, zhvlerësohet edhe dollari amerikan

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In