Prokuroria e Tiranës ka pushuar hetimet për akuzën e pastrimit të parave për Emiljano Shullazin dhe biznesmenin Ylvi Beqja.
Hetimet nisën në dhjetor të vitit 2018 dhe me kërkesë të Prokurorisë hetimet janë pushuar pasi nuk janë gjetur elementë të veprës penale.
Po kështu është pushuar akuza për tre gjyqtarë për ‘Shpërdorim detyre’
Prokuroria e Tiranës vijonte hetimet për Shullazin në lidhje me akuzën e pastrimit të parave por avokatët mbrojtës të çështjes kanë këmbëngulur se nuk ekzistojnë prova konkrete në lidhje me akuzat e pretenduara nga akuza.
Pas muajsh të tërë prokuroria ka kërkuar pushim të hetimeve.
g.kosovari