• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Prokuroria nis hetimet, qeveria panameze: Gati për bashkëpunim

by Java News
04/04/2016 13:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria panameze është shprehur e gatshme të bashkëpunojë për rastin Panama Papers, dokumente të publikuara në një rrjet për 214 mijë kompani që kanë fshehur paratë e tyre në të ashtuquajturat parajsa fiskale.

Bashkëpunimi i ofruar nga autoritetet lokale ka të bëjë me kërkesën për asistencë në rast se ndaj subjekteve të përfshira në listë ndërmerren aksione ligjore.

Vetë prokuroria panameze ka njoftuar nisjen e hetimeve për të verifikuar shkelje të mundshme, që mund të dalin në dritë nga publikimi i dokumenteve.

Dosja në tërësi përmban 11.5 milionë nëndosje sekrete, për një total prej 2.6 terabyte, e-mail, PDF dhe dokumente që mbulojnë një periudhë nga viti 1970 deri në pranëverën e 2016-s.

Dokumentet japin informacione mbi liderë dhe ish-liderë të shteteve më të fuqishme të botës, si dhe yje të sportit dhe artit që kanë pastruar para, kanë shmangur taksat dhe kanë evituar sanksionet.

Mes VIP-ave të politikës figurojnë edhe familjarë të tyre si kunati i presidentit kinez Xi Jinping, një mik i ngushtë të presidentit rus Putin dhe babai i kryeministrit britanik, Ian Cameron.

Nuk mungojnë edhe mbreti saudit Salman, presidenti argjentinas Mauricio Macri dhe presidenti azer Aliyev. Nga bota e sportit, sipas “Irish Times” figurojnë emrat e mbi 20 futbollistëve të mëdhenj, të së kaluarës dhe së tashmes, nga radhët e klubeve të rangut të lartë si Barcellona, Manchester United dhe Real Madrid.

Mes emrave që kanë dalë në dritë janë Leo Messi dhe Ivan Zamorano. Por në listë figurojnë edhe pronarë dhe ish-pronarë të të paktën 20 klubeve prestigjoze, mes të cilëve Inter, Boca Juniors dhe Real Sociedad. Sa i takon botës së kinemasë, spikat emri i aktorit kinez Jackie Chan dhe ai i regjisorit spanjoll Pedro Almodovar.

Ndërkohë, kompania ligjore panameze që ka ndihmuar subjektet në fjalë për të fshehur pasuritë e tyre, “Mossack Fonseca” ka deklaruar se, hetimi mbi pasuritë e fshehura të më të mëdhenjve të botës është një krim dhe një veprim pirat kundër Panamasë, “pasi shumë vende nuk pëlqejnë faktin se ne jemi të aftë për të tërhequr sipërmarrjet”, ka deklaruar Ramon Fonseca Mora, drejtues i studios ligjore.

TCH

Next Post

Nishani kthen në kuvend ligjin për Sigurinë: Cënon jetën private dhe veprimet intime

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

McAllister nuk e takoi Berishën/ Sondazhi: Sinjali më i fortë i izolimit personal

McAllister nuk e takoi Berishën/ Sondazhi: Sinjali më i fortë i izolimit personal

February 23, 2026
“Molotovi, armë vdekjeprurëse! Të futet në Kodin Penal”, Erjon Braçe reagon për protestën e opozitës

SONDAZHI: 80% e qytetarëve kundër molotovëve në protestat e Sali Berishës!

February 23, 2026
SHBA-të urdhërojnë largimin e stafit nga ambasada në Bejrut mes tensioneve me Iranin

SHBA-të urdhërojnë largimin e stafit nga ambasada në Bejrut mes tensioneve me Iranin

February 23, 2026
Zef Mazi: Çfarë na tha Nënë Tereza, mua dhe Ramiz Alisë kur e pritëm në Rinas!

Zef Mazi: Çfarë na tha Nënë Tereza, mua dhe Ramiz Alisë kur e pritëm në Rinas!

February 23, 2026
“Balluku nuk ka bërë presion”/ Haxhiu: Sokol Balla nuk është i përfshirë, thirrja në SPAK, taktikë e prokurorëve…

“Balluku nuk ka bërë presion”/ Haxhiu: Sokol Balla nuk është i përfshirë, thirrja në SPAK, taktikë e prokurorëve…

February 23, 2026
Asnjë tërheqje bankare dhe zero shpenzime: GdF i sekuestron shqiptarit vilën prej 500 mijë eurosh

Asnjë tërheqje bankare dhe zero shpenzime: GdF i sekuestron shqiptarit vilën prej 500 mijë eurosh

February 23, 2026
Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

February 23, 2026
Flet ambasadori Mazi: 1997-a u bë për të dobësuar Shqipërinë dhe për t’i ulur kokën Kosovës!

Flet ambasadori Mazi: 1997-a u bë për të dobësuar Shqipërinë dhe për t’i ulur kokën Kosovës!

February 23, 2026
Rreth 18 orë seancë plenare, miratohet paketa e ndryshimeve në Kodin Penal

‘Nuk do të ketë më arreste pa…’, analisti zbulon propozimin e ri të PS: Ligj për të vendosur standardin e Rumanisë

February 23, 2026
“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në përplasje me pronën

“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në përplasje me pronën

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In