• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Prokuroria mësyn Bashkinë, nis hetimi për lejet e dhëna nga Basha

by Java News
11/08/2015 11:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Përgjithshme ka nisur hetimin për lejet e ndërtimit të dhëna nga ish kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha. Organi i akuzës ka nisur verifikimin e të gjithë dokumentacioneve për lejet e dhëna nga Basha gjatë periudhës qershor 2013 – korrik 2014. Burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur se në Bashkinë e Tiranës kanë depozituar kërkesën për hetimin e lejeve të ndërtimit. Të njëjtat burime saktësojnë se ish kryetari i Bashkisë së Tiranës po hetohet për kryerje të shkeljeve të rënda të legjislacionit në fuqi për planifikimin dhe zhvillimin e territorit gjatë hartimit dhe miratimit të Planeve të Detajuara Vendore (PDV).

Gjithashtu, ai po hetohet për dhënie të lejeve të ndërtimit, me pasojë cenimin e interesave të ligjshme pasurore të qytetarëve të prekur nga planet e detajuara dhe interesit publik për zhvillimin e drejtë dhe të qëndrueshëm të territorit. Hetimet janë fokusuar në vërtetimin e pretendimit të kallëzuesve se në kundërshtim me funksionin e PDV, dokumentet e miratuara nga Bashkia e Tiranës lejojnë ndërtime brenda pronave të përzgjedhje, dhe jo brenda gjithë zonës në studim.

Mësohet se kjo shkelje i ka atribuuar pronarëve të caktuar të drejtat e zhvillimit që plani i përgjithshëm vendor i njeh gjithë zonës në studim, në kurriz të të drejtave të pronave fqinjë apo të subjekteve të tjerë, të cilët nuk do të kenë mundësinë e zhvillimit të pronave të tyre. Prokuroria pranë Gjykatë së Shkallës së Parë Tiranë ka nisur hetimet për mbledhjen e informacionit që do të provojë kryerjen e veprës penale nga Lulzim Basha të “shpërdorimit të detyrës’”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. Për këtë qëllim, burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur se ka nisur grumbullimi i të gjithë materialeve dhe praktikave të lejeve të ndërtimit. Të njëjtat burime saktësojnë se më datë 31.07.2015 i është dërguar një kërkesë Bashkisë së Tiranës për të marrë të gjithë dokumentacionin përkatës.

Në kërkesën e saj Prokuroria thekson është duke verifikuar shkeljet për mosrespektimin e procedurave për miratimin e Planeve të Detajuara Vendore në 129 raste. Më tej, organi akuzës shpjegon se hetimet po kryhen për mosrespektim të kërkesave ligjore për dhënien e lejeve të ndërtimit, mosushtrim i kontrollit të territorit në fushën e ndërtimit dhe urbanistikës, apo mosrespektim i ligjeve dhe Planit të Përgjithshëm Vendor nga projektuesit përgjegjës për hartimin dhe projektit arkitektonik të planeve të detajuara vendore. Burimet theksojnë se hetimet përqendrohen në faktin se kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, është gjithashtu personalisht përgjegjës për dhënien e lejeve të ndërtimit në kundërshtim flagrant të ligjit dhe Planit të Përgjithshëm Vendor të Bashkisë Tiranë.

Nga verifikimet e para rezulton se 47.2% e lejeve të ndërtimit të miratuara nga Lulzim Basha rezultojnë në shkelje të numrit maksimal të kateteve të lejuara nga Plani i Përgjithshëm Vendor, ka shkelje të distancave etj,. Të njëjtat burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur se për periudhën qershor 2013 deri gjatë kohës së kallëzimit, janë kontrolluar nga institucionet përkatëse 35 leje zhvillimore, nga të cilat mësohet se 15 nga lejet zhvillimore të ndërtimit rezultojnë me shkelje të numrit të kateve të përcaktuar më parë nga rregullorja e Planit të Përgjithshëm Vendor. Duke iu referuar raportit të marrë në dorëzim nga prokuroria për konstatimin e kontrolleve të lejeve të ndërtimit të dhëna nga Lulzim Basha, rezultojnë se 10 leje zhvillimore janë në tejkalim me 1 kat, 3 leje zhvillimore janë në tejkalim me 2 kate, 1 leje zhvillimore është me tejkalim 3 kate dhe 1 leje zhvillimore është në takim me 4 kate.

Nga hetimet paraprake ka rezultuar se mungon përcaktimi i sipërfaqes së ndërtimit mbi tokë. Gjithashtu mësohet se formati i zbardhjes së lejeve zhvillimore rezulton u mangët në informacion që duhet të përmbajë si dokumenti primar zyrtar për lejen e zhvillimit. Janë të paktën 10 shkelje të natyrave të ndryshmeve që janë gjetur në procedurën e lejeve të ndërtimit, ku mungojnë që nga publikimi i formularit të lejeve zhvillimore ku janë specifikuar treguesit e zhvillimit deri tek mungesa e Planit të Detajuar Vendor në 13% të nënjësive (59 ndër 464). Krahas shkeljeve ligjore, hetimet e para kanë gjetur lidhje nepotike midis përfituesve të lejeve të ndërtimit dhe ish kryebashkiakut Lulzim Basha.

Madje, rezulton se procesi i kundraligjshëm i miratimit të planeve të Detajuara dhe lejeve të ndërtimit përkatëse është kryer, në të paktën 2 raste, në kushtet e konfliktit të hapur të interesit nga ana e kryetarit të Bashkisë Lulzim Basha, përmes favorizimit të z. Xhuvi Sharxhi, pronar i ish­kompleksit “Jon”në Vlorë dhe i njohur si ortak në shoqëri tregtare i vjehrrit të tij. /TemA Online/

prokuroria

Next Post

Çfarë i pret tani Kubën dhe SHBA-të?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tiranë, dy vajza futen në komisariatin e policisë dhe dhunojnë oficeren, përfundojnë në pranga

Tiranë, dy vajza futen në komisariatin e policisë dhe dhunojnë oficeren, përfundojnë në pranga

January 23, 2026
Spiropali nga Stambolli: Shqipëria gati për të marrë përgjegjësitë e saj në Bordin e Paqes

Spiropali nga Stambolli: Shqipëria gati për të marrë përgjegjësitë e saj në Bordin e Paqes

January 23, 2026
“Nuk jemi më në Kansas…”, drejtoresha e FMN përshkruan ndryshimet e thella politike e ekonomike

“Nuk jemi më në Kansas…”, drejtoresha e FMN përshkruan ndryshimet e thella politike e ekonomike

January 23, 2026
Ndodh në një lokal në Kukës: 5 persona dhunojnë dhe tentojnë të vrasin të riun

Ndodh në një lokal në Kukës: 5 persona dhunojnë dhe tentojnë të vrasin të riun

January 23, 2026
Tubim ekstrem kundër emigrantëve trondit Afd-në: Dëbime masive!

Tubim ekstrem kundër emigrantëve trondit Afd-në: Dëbime masive!

January 23, 2026
“Pa produkte shtazore dhe jo skuqje në tigan”, flet kuzhinieri që gatoi për Ivanka Trump në Vlorë: Na u kërkua që…

“Pa produkte shtazore dhe jo skuqje në tigan”, flet kuzhinieri që gatoi për Ivanka Trump në Vlorë: Na u kërkua që…

January 23, 2026
Vajzat adoleshente qëndronin nëpër hotele, djemtë u çonin klientët! Shkatërrohet rrjeti i prostitucionit

Arrestohet 19-vjeçari në Lushnje, shfrytëzonte brazilianen prej dy muajsh

January 23, 2026
Mbi 1 mijë miliardë euro dhe taksa për koorporatat, Von der Leyen prezanton buxhetin e BE-së

“BE i rezistoi presionit amerikan”, Presidentja e KE-së: Qëndruam të bashkuar dhe të fortë

January 23, 2026
Të burgosurit u përjashtuan nga zgjedhjet në Rrogozhinë/ Frrok Çupi: KQZ goditi të drejtën e votës

Fjalë, fjalë…, por Ivanka trokiti në derë

January 23, 2026
“Shqipëria është magjike”, Ivanka Trump ndan sërish pamje nga bregdeti shqiptar

“Shqipëria është magjike”, Ivanka Trump ndan sërish pamje nga bregdeti shqiptar

January 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In