• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Prokuroria maqedonase: Duhet paraburgimi i Gruevskit

by Java News
29/06/2017 19:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria Speciale Publike e Maqedonisë paralajmëroi sot se do të ngre 17 aktakuza të reja në lidhje me skandalin e përgjimeve para dy viteve, në të cilat përfshihen 94 persona dhe shtatë kompani. Siç transmeton AP, prokurorja speciale Katica Janeva ka bërë të ditur se në mesin e personave të dyshuar është edhe ish-kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE Nikola Gruevski dhe zyrtarë të partive tjera.

Kryeprokurorja Janeva në të gjitha aktakuzat kërkon paraburgim për gjithsej 18 persona ndër ta edhe për politikanë në pozita udhëheqëse. Për lëndën e parë të njohur si “Titanik”, Specialja kërkon paraburgim për liderin e VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski dhe bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë.

Në lëndën “TNT” për rrënimin e ndërtesës së Fiat Canoskit, PSP-ja kërkon paraburgim për kryetarin e komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski. Për lëndën “Tenderët” paraburgim kërkohet për ish ministren e kulturës, Elizabeta Kançeska Mileska.

Në rastin “Total”, Janeva kërkon paraburgim për gazetarin Dragan Pavlloviq Llatas. Në rastin “Traektorja” për ndërtimin e autostradave kërkohet paraburgim për ish zëvendës kryeministrin për çështje ekonomike, Vlladimir Peshevski. Për rastin “Target” dhe “Fortesa” që janë bashkuar në një lëndë, dhe të cilat duhet të japin përgjigje kush ka përgjuar ilegalisht, kërkohet paraburgim për pesë persona. Në mesin e tyre janë edhe Sasho Mijallkov, ish shef i policisë sekrete dhe Goran Grujevski, ish-kryeshef i Drejtorisë së Pestë në MPB”.

Prokurorja Speciale sqaroi se edhe në këtë fazë të dorëzimit të akuzave në PSP mund të vijnë të gjithë ata që mendojnë se mund të jenë dëshmitarë në lëndë, transmeton kp.

Janeva i dërgoi mesazh Gjykatës Penale që menjëherë të fillojë me punë. Prokurorët vazhdojnë punën edhe në dy hetime, ato janë lëndët “Tabela” dhe “Talir”. Pikërisht për rastin e fundit për pastrim parash dhe financim joligjor të VMRO-DPMNE-së, i njohur si “Talir”, Janeva sqaroi se nuk ka pengesa procedurale për të ngritur aktakuzë. Kanë pasur shumë pak kohë që ta kryejnë hetimin.

Nga aktakuzat shpëtuan 18 persona. Specialja vendosi që 6 persona mos t’i ndjekë penalisht. Për nëntë persona kanë dhënë urdhër për ndërprerje të procedurave hetimore, ndërsa për tre tjerë ndërpritet hetimi. Përveç, paraburgimit, Janeva për 46 persona kërkon masa kujdesi, siç janë konfiskim i pasaportës ose paraqitje e herëpashershme në Gjykatë. (b.an)

 

Next Post
Vala e të nxehtit që ka përfshirë vendin, dyndje në Urgjencat mjekësore

Vala e të nxehtit që ka përfshirë vendin, dyndje në Urgjencat mjekësore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjykimi për Banjskën, refuzohen dëshmitarët shtesë, caktohet afati përmbyllës

Gjykimi për Banjskën, refuzohen dëshmitarët shtesë, caktohet afati përmbyllës

January 16, 2026
Policia bën bilancin e nëntorit: 115 operacione, 602 të arrestuar dhe miliona euro pasuri të sekuestruara

‘Po më ndjek një makinë’! Qytetari ‘alarmon’ Policinë në Vlorë, çfarë rezultoi pas verifikimeve

January 16, 2026
“Je fiks si ai”/ A do e takojë Miri babanë e Selinës? Banorja i përgjigjet: Ndoshta edhe e ke mërzitur

“Je fiks si ai”/ A do e takojë Miri babanë e Selinës? Banorja i përgjigjet: Ndoshta edhe e ke mërzitur

January 16, 2026
Shqetësimet për sigurinë | Komandanti arktik i Danimarkës: Fokusi është tek Rusia, jo tek SHBA-të

Shqetësimet për sigurinë | Komandanti arktik i Danimarkës: Fokusi është tek Rusia, jo tek SHBA-të

January 16, 2026
Zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës, Mediu: Opozitës i duhet kandidat gjithëpërfshirës, jo një punëtor partie

Mediu: Rama nuk i do më as ministrat dhe as kryebashkiakët. Synon që…

January 16, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Vetëm Thoma Gëllçi bëri Televizion Publik konkurues

January 16, 2026
Imazhet satelitore zbulojnë: Izraeli po zhvendos “Linjën e Verdhë” më thellë brenda Gazës

Imazhet satelitore zbulojnë: Izraeli po zhvendos “Linjën e Verdhë” më thellë brenda Gazës

January 16, 2026
“Ndihem i zhgënjyer nga qyteti im”, Shehi: Mendoja se do të kishin pak më shumë respekt për mua

“Rama me Kinën, si Enveri me sovjetikët”, Shehi: Ja simbolika e mbledhjes te Pallati i Brigadave

January 16, 2026
Autobusi i ekipit të futbollit përplaset me kamionin, trajneri në gjendje të rëndë, vdes ndihmësi…

Autobusi i ekipit të futbollit përplaset me kamionin, trajneri në gjendje të rëndë, vdes ndihmësi…

January 16, 2026
Liderja e opozitës së Venezuelës pas takimit me Trump: Do të kthehem në vendin tim sa më shpejt!

Liderja e opozitës së Venezuelës pas takimit me Trump: Do të kthehem në vendin tim sa më shpejt!

January 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In