• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Prokuroria lëshon fletëthirrjet e para për falsifikimet e “DH Albania”

by A R
18/12/2018 20:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Tiranës ka nisur fletëthirrjet e para për skandalin e Unazës së Re. Burime nga grupi hetimor konfirmuan për Tv Klan se përfaqësuesit ligjor të firmës “DH Albania” Avdjol Dobit i është dërguar fletë-thirrje për t’u paraqitur të mërkurën në Prokurori.

Deri në këto momente, 26-vjeçari që fitoi tenderin prej 18 milionë Eurosh nuk ka njoftuar se do të jetë prezent. Fletë-thirja i është dërguar në adresën e biznesit të tij, qe ndodhet në “ABA Business Center”.

Mësohet se ai do të pyetet në lidhje me të paktën katër dokumentet e falsifikuar në dosjen që u shpall fituese për tenderin 18 milionë Euro për ndërtimin e mbikalimit tek sheshi Shqiponja, si pjesë e lotit të parë të Unazës së Madhe.

Hetimet e deritanishme kanë zbuluar se “DH Albania” ka falsifikuar bilancet, ditën e regjistrimit, një certifikatë të Sekretarit të Shtetit në Delawere të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe noterizimin e dokumenteve po në këtë shtet, nga një noter i cili rezulton se nuk ekziston.

Burime nga organi i akuzës konfirmuan për Klan se deponime për këtë aferë do të japë edhe Xhevahire Brahaj, noterja që ka kryer noterizimin e dokumenteve të “DH Albania” në vendin tonë.

Në pyetje do të merret edhe përkthyesja Shenda Kruja, e cila ka përkthyer dokumentet me të cilat u fitua tenderi, ndonëse nuk e ka tagrin ligjor për ta bërë, pasi nuk figuron në listën e përkthyesve ligjorë të Ministrisë së Drejtësisë.

Hetimet po drejtohen nga prokurorja e çështjes, Elisabeta Ymeraj, e cila pritet të thërrasë për të marrë në pyetje edhe zyrtarët që kanë kryer procedurat e tenderimit.

Tv Klan mëson se Prokuroria po heton edhe dy lotet e tjera të Unazës së Re, pasi ka dyshime se dhe mund të jetë konsumuar vepra penale e shkeljes së barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre.

Sipas Prokurorisë në këto dy pjesë, një kompani rezulton të jetë fiktive në tenderim pasi nuk ka bërë asnjë ofertë. Bëhet fjalë për kompaninë “Vëllezërit Hysa”, e cila ka marrë pjesë në të tre lotet, por nuk ka bërë asnjë ofertë. Nga ana tjetër, kompania e vëllezërve Hysa rezulton të jetë nënkontraktore për të tre lotet dhe është ajo që po kryen realisht punimet.

Paralelisht Prokuroria është duke kryer veprime të njëjta hetimore edhe për tenderin tjetër 12 milionë Eurosh të fituar nga “DH Albania” nga Operatori i Sistemit të Transmetimit. Autoritetet shqiptare kanë kërkuar edhe ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të zbuluar se kush qëndron realisht pas kompanisë “DH Albania”.

/a.rada

Next Post
Studentët shkruajnë me miell para kryeministrisë: Jo dialog

Tragji-komedia e Protestës!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama: Kemi shumë për të bërë për sigurinë ushqimore. Vendosmëri për të mos falur askënd!

Rama: 7 milionë euro mbështetje për kërkimin shkencor dhe inovacionin

February 6, 2026
Ministri i Jashtëm italian: Ndërhyrja e SHBA në Venezuelë është e ligjshme!

Italia mbështet Ballkanin Perëndimor para Ukrainës në BE! Tajani mbledh në Romë miqtë e rajonit

February 6, 2026
Rrëshqitje e frikshme dheu në Greqi, bllokohet autostrada, pamjet me dron tregojnë katastrofën

Rrëshqitje e frikshme dheu në Greqi, bllokohet autostrada, pamjet me dron tregojnë katastrofën

February 6, 2026
Tre të arrestuar në Gjirokastër, pajisën 16 kamionë me certifikata të falsifikuara

Tre të arrestuar në Gjirokastër, pajisën 16 kamionë me certifikata të falsifikuara

February 6, 2026
PD mbledh grupin parlamentar, Berisha: S’e keni idenë sesa të zemëruar janë qytetarët me qeverinë

A do ndërhyjë PD në ligjet e drejtësisë? Flet Sali Berisha

February 6, 2026
Berisha njofton protestën e radhës: Ju pres pas një muaji në Tiranë që të shpëtojmë Shqipërinë

Berisha akuza Ramës: Po kërcënon integrimin, në BE po shqyrtohet zhbërja e procesit për Shqipërinë

February 6, 2026
Mbi 10 mijë të dënuar do përfitojnë nga Amnistia Penale/ Zbardhet drafti i qeverisë, ja kush përjashtohet

447 persona lirohen menjëherë nga burgu, miratohet amnistia penale

February 6, 2026
Java e dytë e shkurtit risjell reshjet intensive: Ja zonat që rrezikojnë përmbytje

Fundjava me mot të paqëndrueshëm, sinoptikanët: Reshjet e shiut në formën e rrebesheve

February 6, 2026
Breshëria e armëve në berberhanen e Lezhës, lihet në burg efektivi që iu kundërpërgjigj autorëve

Breshëria e armëve në berberhanen e Lezhës, lihet në burg efektivi që iu kundërpërgjigj autorëve

February 6, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 7 Shkurt 2026

February 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In