Prokuroria ka kërkuar 7.6 vite burg për Fatos Gurakuqin, i cili akuzohet se ka përdhunuar vajzën e tij. Avokati mbrojtës kërkoi përsëritje të ekspertizës, gjë që u hodh poshtë nga organi i akuzës.
Fakt ky që u vërtetua shkencërisht nga analiza e ADN-së e kryer nga Policia Shkencore. Analizat e ADN-së iu paraqitën gjykatës, e cila pas kundërshtimit të Gurakuqit kërkoi të bëhen analizat e ADN-së.
Fatos Gurakuqi u kallëzua në polici nga vajza e tij 15-vjeçare F.G. më 18 nëntor të 2015-ës, dhe pas kallëzimit 38-vjeçari u vu në pranga nga policia e Tiranës, shkruan shqip. Nuk dihet ende se çfarë e ka shtyrë 15-vjeçaren ta mohojë më vonë akuzën që ngriti ndaj të atit, pasi ajo pas kallëzimit ka deklaruar se akuza që kishte ngritur ndaj babait ishte për shkak se ai e rrihte, dhe se e kishte bërë për të shfryrë inatin.
Sipas burimeve, ai ka abuzuar seksualisht për rreth 10 muaj me vajzën e tij dhe sipas deponimit të së miturës, ajo është përdhunuar sistematikisht nga i ati./a.k











