• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Prokuroria kërkon 25 vite burg për Dritson Kurtin, flet 13-vjeçarja: Nuk më mori me dhunë, s’ka parë dot as vajzën

by S T
25/01/2025 19:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

25 vite burg kërkon prokuroria e Korçës për 21-vjeçarin Dritson Kurti. Prokuroria përfundoi hetimet dhe çoi për gjykim dosjen e të riut për akuzën e kryerjes së marrëdhënieve seksuale me të mitur.

Por çfarë ka ndodhur me këtë rast?

Dritson Kurti bashkëjetonte me një 13-vjeçare, me të cilën ka edhe një fëmijë. Pikërisht lindja e vajzës çoi në arrestimin e tij në Shtator të vitit të kaluar.

Por e mitura, A. Jonuzi, e përfshirë në këtë rast ka reaguar për vendimin e prokurorisë dhe ka kërkuar lirimin e 21-vjeçarit.

Ajo shprehet se ka pesë muaj që nuk e ka parë dot Dritsonin e madje ky i fundit nuk ka parë as fëmijën e tij.

13-vjeçarja është shprehur ndër të tjera se 21-vjeçari punonte dy punë të ndryshme dhe se ai nuk e ka marrë me dhunë, por prindërit e kanë dhënë vetë.

“Vetëm burri punonte, edhe ditën edhe natën. Ditën shkonte punonte në fushën e druve e natën punonte tek plehrat. Pse tani prokuroria ka dhënë 25 vjet, për çfarë arsye? Mua më kanë dhënë vetë prindërit me duart e veta, nuk më ka marrë me dhunë. Unë dua të më lirojnë burrin se nuk ka kush më ushqen. Unë vetëm me nënën rri. Ai është i pafajshëm e nuk më ka marrë me dhunë që t’i vendosnin 25 vite. Ai nuk ka bërë asgjë. Burri nuk e ka parë vajzën, as unë nuk kam shkuar dot ta takoj. Unë kam 5 muaj që s’e kam parë, më ka marrë malli, as çupën nuk e ka marrë dot në krah. Më mori malli ta shikoj njëherë, çupën s’e ka marrë në krahë. Unë dua thjesht të ma lirojnë. Ça është kjo gjykatëse që i ka dhëne 25 vite. Ai nuk ka ndjerë erën e fëmijës se vet, çupa po rritet jetime pa baba. Dua të më lironi burrin, asgjë s’dua tjetër”, tha e mitura.

Edhe gjyshja e 21-vjeçarit thotë se fëmijët u martuan me marrëveshje me prindërit e vajzës. Madje ajo shprehet se për komunitetin e tyre është traditë që të martohen të rinj, duke shtuar se 7 nipër të tjerë nuset i kanë marrë po aq të vogla.

“Djalin e kemi martuar me marrëveshje me prindërit e gocës dhe kemi shkuar në Milot. U panë, e morëm, e sollëm. Lindi nusja 13-vjeçare. Ne e kemi si traditë që ne martohemi shpejt dhe këtë nipçen e zuri plumbi gropave. Çfarë ka bërë djali? As ka vrarë, as ka therur, asgjë s’ka bërë. Bënë një foshnjë dhe djali as e ka parë gocën fare. Sa e lindi, e pa edhe e morën, e ikën. Duam një orë e më parë të lutem të zgjidhni këtë problemin e këtij djali që është jetim e pa nënë. I ka vdekur e ëma, e mbaj unë nusen me gjithë fëmijë…

Vajzat tek ne i marrim 14 vjeçe. 7 nipa kam martuar nuset kanë qenë 12-13-14 vjeç. Ne e kemi traditë. Tani doli ky ligji këtij djalit? Më ndihmoni të më nxjerrin djalin nga burgu se vetëm unë me pension nuk e mbaj dot nusen e foshnjën”, tha ajo.

Fidarie Kurti u shpreh ndër të tjera se është vetëm ajo që po mban nusen me vajzën e vogël.

“25 vite burg kërkoi prokuroria, por çfarë ka bërë djali? Ka vrarë, ka prerë? Njerëzia po vriten e po theren edhe po i nxjerrin nga burgu. Ne jemi fukarenj, në kasolle po rrimë. Ju lutemi. Unë jam një pensioniste, të mbaj gocën me gjithë nusen? Çfarë ka bërë nipçja im? Kërkoj shumë mëshirë që të ma lirojnë djalin sa më shpejt. Me një pension jam. Unë e mbaj nusen me foshnjën. Jam 73 vjeç me një pension 140 mijë marr. Shkoj në dyqan e marr borxh paketa cigare që ja çoj djalit në burg”, tha ajo.

Next Post
Zjarri te pallati 8-katësh, reagon Mbrojtja Civile: Vihen nën kontroll flakët! Shkak dyshohet një shkëndijë elektrike

Zjarri te pallati 8-katësh, reagon Mbrojtja Civile: Vihen nën kontroll flakët! Shkak dyshohet një shkëndijë elektrike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

KESH nis shkarkimet e kontrolluara në kaskadën e Drinit, rriten nivelet e lumenjve dhe Liqenit

KESH nis shkarkimet e kontrolluara në kaskadën e Drinit, rriten nivelet e lumenjve dhe Liqenit

February 16, 2026
Ndryshimet në Kodin Penal nga mazhoranca, sondazhi: Të pamjaftueshme! Duhen ndryshuar edhe ligje të tjera

Ndryshimet në Kodin Penal nga mazhoranca, sondazhi: Të pamjaftueshme! Duhen ndryshuar edhe ligje të tjera

February 16, 2026
Ndryshimet ligjore, avokati: Nuk ka asgjë antikushtetuese! Korrigjimi është në të drejtën e ligjvënësit

Ndryshimet ligjore, avokati: Nuk ka asgjë antikushtetuese! Korrigjimi është në të drejtën e ligjvënësit

February 16, 2026
Lajmi i javës, sondazhi: Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS lënë pas protestën e dhunshme të PD

Lajmi i javës, sondazhi: Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS lënë pas protestën e dhunshme të PD

February 16, 2026
Tensionet e shtuara mes opozitës dhe mazhorancës/Ndreca: Të djathtët krizën e kanë të brendshme

Neni 242/2 mes interpretimit kushtetues dhe rrezikut të antikushtetutshmërisë

February 16, 2026
Ish-anëtarë të Grupit Wagner po rekrutojnë sabotatorë në Europë për llogari të Rusisë

Ish-anëtarë të Grupit Wagner po rekrutojnë sabotatorë në Europë për llogari të Rusisë

February 16, 2026
Albin Kurti u godit pas shpine, Kushtetuta e thotë qartë çfarë duhet bërë

“Ligji po ndryshohet për interesat e PS”, Nano: Rama gaboi që refuzoi dorëheqjet e Ballukut

February 16, 2026
Shtyhet seanca për ‘sterilizimin’, Beqaj thirrje gjyqtarëve: Shikoni kontratën, prokurorët s’e bënë kurrë

Shtyhet seanca për ‘sterilizimin’, Beqaj thirrje gjyqtarëve: Shikoni kontratën, prokurorët s’e bënë kurrë

February 16, 2026
Aksidenti tek kthesat e Koshovicës. Del video, avokatët: Profesori italian, i pafajshëm

Aksidenti tek kthesat e Koshovicës. Del video, avokatët: Profesori italian, i pafajshëm

February 16, 2026
“Tirana, motor ekonomik”, Toni Gogu: Ka krijuar mundësi për shumë njerëz që i janë bashkuar asaj

Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS, Gogu: Në rastin e Ballukut pezullohet shteti! S’është mbrojtje personale

February 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In