• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Prokuroria kërkon 25 vite burg për “Kapurani”-n

by A R
28/05/2016 13:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Korçës kërkon dënimin total me 24.6 vjet burgim për 5 prej organizatorëve kryesorë të skemës mashtruese “Kapurani”, e cila i ka shkaktuar shtetit një dëm në vlerën e mbi 1.5 milionë dollarëve. Për këtë çështje vijojnë të jenë në procese gjykimi të ndara edhe 7 persona të tjerë, 5 prej të cilëve inspektorë tatimorë.

Këta të fundit kanë lejuar veprimet e paligjshme të kryera nga kompania e materialeve inerte “Kapurani Vjara”, duke e ndihmuar këtë të fundit që t’u shmanget detyrimeve tatimore, si edhe të realizojë një skemë mashtrimi, me qëllim fshehjen e të ardhurave. Në qendër të kësaj skeme mashtruese qëndron i pandehuri Foto Kapurani, administrator i disa kompanive në fushën e betonit dhe hotelerisë. Ky shtetas, së bashku me miq dhe bashkëpunëtorë të tij, kanë krijuar disa kompani, në të cilat kryenin shitblerje fiktive betoni, me qëllim shmangien e detyrimeve tatimore.

Nga hetimi i Prokurorisë së Korçës, në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Tatimor, ka rezultuar se shtetasi Kapurani ka shitur në mënyrë informale rreth 45 mijë ton beton, si edhe mallra të tjerë, duke iu shmangur dukshëm detyrimeve fiskale. Në përfundim të gjykimit, Prokuroria e Korçës kërkon dënimin e autorëve të kësaj skeme për kryerjen e veprës penale të  “Krijimit të skemave mashtruese, lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, (në bashkëpunim),  si më poshtë:

1. Foto Kapurani, i hetuar me masën “Arrest në burg”, të dënohet me 7 vjet e 6 muaj burgim;
2. Vangjush Çerepi, i hetuar me masën “Arrest në shtëpi”, të dënohet me 6 vjet burgim;
3. Erion Berberi, i hetuar me masën “Arrest në burg”, të dënohet me 4 vjet e 6 muaj burgim; (t’i pezullohet dënimi dhe të vendoset në shërbim prove për 3 vjet)
4. Arjan Seferi, i hetuar me masën “Arrest në burg”, të dënohet me 3 vjet e 6 muaj burgim;
5. Dhimitri Metellari, i hetuar me masën “Arrest në burg”, të dënohet me 3 vjet burgim;

Procesi ndaj këtyre të pandehurve është zhvilluar me gjykim të shkurtër dhe ata përfitojnë uljen me 1/3 e dënimit nëse shpallen fajtorë. Ndërkohë, po vijon gjykimi për 7 të pandehurit e tjerë të kësaj skeme, si edhe për personat juridikë, kompanitë “Kapurani Vjara”, shpk; “Beçi kompani” shpk; “Kapurani trans”, shpk; dhe  “Four beton” shpk. Të gjithë këto kompani janë krijuar nga i pandehuri kryesor i kësaj skeme, Foti Kapurani, i cili i ka regjistruar në emër të familjarëve apo punonjësve të tij.

Next Post

Xhesika Ndoj 'çmend' lokalet, publikohen fotot pas mesnate

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

March 22, 2026
Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

March 22, 2026
Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

March 22, 2026
Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

March 22, 2026
Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

March 22, 2026
Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

March 22, 2026
PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

March 22, 2026
Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

March 22, 2026
Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

March 22, 2026
Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In