• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 8, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Prokuroria ka hyrë Himarë si një elefant në dyqan qelqurinash

by Mero Baze
12/05/2023 18:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Arrestimi i Fredi Belerit është një ngjarje më e rëndë se sa krimi i tij. Dhe është i tillë për shkak të ndjeshmërisë që duhet të kemi parasysh për një përfaqësues të pakicës greke në Shqipëri, edhe pse Beleri nuk është një përfaqësues i denjë i tyre. Por ne nuk mund t’ua zgjedhim atyre përfaqësuesit. Enver Hoxha ua pati zgjedh.

Shqipëria jo vetëm që e pranon minoritetin grek si pjesë natyrale të shoqërisë së saj, por ka dhe prirjen për një “diskriminim pozitiv” ndaj tij, për t’i dhënë edhe më shumë të drejta se kanë nevojë, për t’u ndjerë si në shtëpi të tyre.

Një nga diskriminimet pozitive të tyre është dhe fakti që ne kemi dy bashki të pakicës greke, Dropull dhe Finiq, jashtë kritereve sasiore që kanë bashkitë e tjera shqiptare, dhe Bashkinë e Himarës të përzier.

Arrestimi i Fredi Belerit dy ditë para zgjedhjeve, ngjall një debat të rrezikshëm në Shqipëri, lidhur me politikën penale dhe jo me veprën penale.

Jam i qartë që Fredi Beleri blen vota. Do të isha po kaq i qartë edhe nëse nuk do ta kishin kapur me fakte. E kanë bërë historikisht këtë gjithë kandidatët e PBDNJ, madje për fat të keq e kanë bërë në emër të Greqisë, edhe pse mund të mos ketë qenë e vërtetë.

Ka qenë një kohë që blinin gjithçka me viza në politikën shqiptare, dhe politikanët, dhe median. Si të tillë shumë nga figurat periferike që merren me politikë në pakicën greke në Shqiperi, janë të korruptuar në sistemin e të menduarit dhe të vepruarit në Shqipëri. Madje kanë qenë gjithmonë korruptues edhe të shqiptarëve

Nuk jam për tolerimin e kësaj vepre penale, por meqë ai po blinte vota të martë, të mërkurë, të enjte, mund ta ndiqnin deri të dielën, se me siguri do të vazhdonte të thellohej në krim, dhe aty e kishin ditën e henë, mund ta arrestonin. Nuk ka pas ndërmend të arratiset.

Kështu së paku nuk do hidhnin në erë klimën parazgjedhore dhe nuk do përfshinin në një tension të panevojshëm dhe artificial Shqipërinë me Greqinë, në një çështje që edhe pse e kuptojnë, të dy palët janë në vështirësi pa ta pranuar siç është, pasi në të dy vendet ka zgjedhje dhe të dy qeveritë duhet të tregohen “patriote” para popullit të tyre.

Arrestimi dëshmon një linjë pavarësie të  Prokuroriisë, por kjo nuk do të thotë që të përdorësh pavarësinë për të hedhur në erë stabilitetin mes dy vendeve dhe klimën e shkëlqyer të raporteve mes shqiptarëve dhe grekëve. Të vendosësh drejtësi nuk do të thotë vetëm të ndëshkosh, por të kujdesesh që vendimi të prodhojë drejtësi dhe paqe.

Fredi Beleri hajdut do ishte dhe të hënën, dhe mund të mos e arrestonin qysh të premte, aq më tepër pas një polemike politike tri ditore mes tij dhe kryeministrit, të cilën tani po përpiqen ta mbivendosin në mënyrë spekulative.

Tani që e arrestuan është mirë ta nxjerrin në ndjekje të lirë, pasi ndëshkimi nuk ka qëllim mbajtjen në burg, por dënimin për atë që ka bërë. Derisa gjykata të shprehet për fajësinë e tij, ai nuk ka pse qëndron në burg.

Veprimi i Prokurorisë së Vlorës është një akt ndoshta i drejtë ligjor, por Prokuroria  ka hyrë në këtë çështje si një elefant në një dyqan qelqurinash, dhe ka bërë më shumë dëm se sa drejtësi. Dhe e ka bërë këtë pa ju dashur askujt, përveç Fredi Belerit, të cilit tani dhe vjedhja e votës do t’i quhet heroizëm, pasi e ka bërë në një shtet tjetër, jo në Greqi.

Ndaj tani drejtesia duhet t’i dalë zot asaj që ka bërë, duke dëshmuar se ka prova të forta që justifikojnë këtë dëm të madh që i ka bërë paqes publike me pakicën greke dhe vendin fqinj Greqinë. Ata duhet të jenë bindës në prova dhe në gjykim, ndryshe duhet të gjykohen dhe paragjykohen ata si provokatorë të këtij debati krejt të panevojshëm, duke na i shndërruar hajdutët, në heronj të rremë nacionalistë.

by Taboola
Sponsored

Next Post
FOTO-LAJM/ Dështon mitingu i Berishës në Elbasan, ‘importohen’ me shpejtësi militantë nga Tirana e Durrësi me furgonë

FOTO-LAJM/ Dështon mitingu i Berishës në Elbasan, 'importohen' me shpejtësi militantë nga Tirana e Durrësi me furgonë

Comments 1

  1. Lili says:
    3 years ago

    Sot z.Mero jam shumë dakort me Ju.një analizë racionale dhe në kohën e duhur.Faleminderit mik

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ivanka Trump zbulon interesin për Shqipërinë, publikon librat që po lexon

Ivanka Trump zbulon interesin për Shqipërinë, publikon librat që po lexon

December 8, 2025
VIDEOLAJM/ “Nuk e jap dorëheqjen”, kandidatja e Berishës për AP nuk plotëson as kriterin bazë…

VIDEOLAJM/ “Nuk e jap dorëheqjen”, kandidatja e Berishës për AP nuk plotëson as kriterin bazë…

December 8, 2025
A do t’i rrëzojë Kushtetuesja zgjedhjet në Tiranë? Begaj: Do ta mbroj vendimin tim, konflikt për…

Dita e Rinisë, Begaj: Guximi dhe lëvizja e Dhjetorit ’90 i hapën rrugën Shqipërisë europiane

December 8, 2025
Misteri i shenjtores “rebele” që u shtir si burrë, u akuzua për përdhunim dhe u dëbua nga manastiri

Misteri i shenjtores “rebele” që u shtir si burrë, u akuzua për përdhunim dhe u dëbua nga manastiri

December 8, 2025
Çmimet në Shqipëri po rriten, edhe pse zyrtarisht nuk duken

Çmimet në Shqipëri po rriten, edhe pse zyrtarisht nuk duken

December 8, 2025
Trump “e shiti” sikur arriti paqen, por luftimet mes Tajlandës dhe Kamboxhias nisin sërish

Trump “e shiti” sikur arriti paqen, por luftimet mes Tajlandës dhe Kamboxhias nisin sërish

December 8, 2025
22-vjeçarja gjendet e mbyllur në kolibe, arrestohet gruaja që e kishte birësuar

22-vjeçarja gjendet e mbyllur në kolibe, arrestohet gruaja që e kishte birësuar

December 8, 2025
Paul McCartney kundër vendimit të BE: Lërini termat ‘hamburger’ dhe ‘salçiçe’ për ushqimet vegjetariane

Paul McCartney kundër vendimit të BE: Lërini termat ‘hamburger’ dhe ‘salçiçe’ për ushqimet vegjetariane

December 8, 2025
Avokati i Popullit apo Avokati i hipotekës së Partisë Demokratike?

Avokati i Popullit apo Avokati i hipotekës së Partisë Demokratike?

December 8, 2025
Dita sot parashikohet me vranësira dhe kthjellime, reshje të lehta në zonat malore

Dita sot parashikohet me vranësira dhe kthjellime, reshje të lehta në zonat malore

December 8, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In