Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, vetëm pak orë pas publikimit të gjashtë përgjimeve të gazetës gjermane “Bild”, ka nisur hetimet ne lidhje me të dhënat e publikuara mediatikisht.
Me anë të një njoftimi, Prokuroria thotë se ka nisur hetimet për të vënë para përgjegjësisë ata që kanë nxjerrë përgjimet që i përkasin dosjes “339”, një pjesë e të cilave u publikuan sot nga gazeta gjermane ‘Bild’.
Ndërsa, shton më tej se do të ndjekë me vëmendje rastin, duke kryer veprime konkrete për zbardhjen e çështjes./l.m