• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Prokuroria e Posaçme, “fushë beteje”/ PD çoi në SPAK 73 deputetë të PS, Balla: Kuvendi bëri gjënë e duhur për “Xhaçkën! Kushtetuesja e paqartë

by S T
02/10/2024 20:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në SPAK një front i ri “lufte” lindi këtë të mërkurë mes PS dhe PD. Pak pasi socialistët paditën deputetët e PD për aksionin e tyre të dhunshëm parlamentar, demokratët u kundërpërgjigjën me një padi ku akuzojnë 73 kolegë të mazhorancës për veprën penale “moszbatim i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese”, në lidhje me votimin për mandatin e ish-ministres së Jashtme, Olta Xhaçka.

Për këtë front të ri ku u zhvendos beteja politike, ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla tha në “Ditari” i A2 CNN se socialistët me votën e tyre kundër kërkesës së PD për heqjen e mandatit nuk kanë penguar asnjë vendim të Gjykatës Kushtetuese.

Balla sqaroi më tej se deputeti është i lirë të votojë sipas dëshirës së tij dhe nëse do t’i imponohej votimi do të përbënte një shkelje të Kushtetutës.

“E para, nuk e di për cilin nen të Kodit Penal është ngritur padia por mos harroni asnjëherë se nuk ka asnjë lloj vendimi që e detyron deputetin për votën që jep. Ka një nen të Kushtetutës, në mos gaboj neni 74 që thotë se deputeti nuk mban përgjegjësi për votën e vetë. Nëse do të ishte e kundërta nuk do kishte nevojë të kishte Parlament. Nëse i thotë dikush sot kështu, atëherë për çfarë do ishte deputeti”, tha Balla në “Ditari” i A2 CNN.

Balla edhe njëherë rikonfirmoi qëndrimin e socialistëve se ajo që bëri Kuvendi në rastin Xhaçka “është gjëja e duhur”. Sipas tij, vendimi i Gjykatës Kushtetuese bie ndesh me vendime të këtij institucioni marrë ndër vite për të çështje me të njëjtin kazus, ndaj PS do t’i drejtohet Komisionit të Venecias.

“Të gjendur para një situata ku vetë Gjykatës Kushtetuese ka disa vendime, njëri ndryshe nga tjetri, për të njëjtën kazus ka vendim në 2016 ndryshe, një në 2023, e një në 2024. Unë personalisht, se kam votuar edhe unë që kam abstenuar, sepse kam bindjen që kjo gjë ka një zgjidhje që është interpretimi nga Venecia”, deklaroi Balla në “Ditari” i A2 CNN.

Next Post
“Bujqësia, shtëpi pa çati”/ Njihuni me agronomin nga Nikla që ruan varietetet mbi 100-vjeçare

"Bujqësia, shtëpi pa çati"/ Njihuni me agronomin nga Nikla që ruan varietetet mbi 100-vjeçare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

April 12, 2026
Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

April 12, 2026
Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

April 12, 2026
Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

April 12, 2026
Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

April 12, 2026
Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

April 12, 2026
Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

April 12, 2026
Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

April 12, 2026
Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In