• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Prokuroria e ndihmoi Tahirin por nëse është fajtor lodhet kot, pasi është optikë ndërkombëtare…”

by A R
28/10/2017 18:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’ të gazetares Nisida Tufa në ‘News24’, kreu i partisë Ligj dhe Drejtësi, Spartak Ngjela ka folur për aktualitetin politik si dhe rrëzimin e kërkesës së Prokurorisë së Krimeve të Rënda për arrestimin e ish-ministrit Saimir Tahiri, si i përfshirë me bandën e Habilajve të arrestuar për trafik droge në Itali.

Ngjela tha se Prokuroria e Krimeve të Rënda ka ndihmuar Tahirin dhe se ky institucion është i korruptuar. Spartak Ngjela u shpreh se Ramës i kanë bërë presion ndërkombëtarët për çështjen ‘Tahiri’.

“Prokuroria e ndihmoi Saimir Tahirin, nuk u nxitua. Por ajo që është e rëndësishme ishte se kjo çështje ishte një pikë uji që ra në një xham të nxehtë. Xhami është nxehur nga reforma në drejtësi dhe të dyja palët nuk e duan. Kjo çështje plasi në një moment të nxehtë për këtë reformë. Prokuroria bëri një kërkesë normale, por ajo çështje ishte në dorë të ministrit të brendshëm. Nano ka rrëzuar regjimin nga burgu. Pse? Sepse ai ishte i pafajshëm. Politika është betejë. Nëse është i fajshëm lodhet kot, pasi është optikë ndërkombëtare dhe nuk i shpëton dot shtetit shqiptar. Ramës i kanë bërë presion ndërkombëtarët të cilët e kanë dashur nën arrest Saimir Tahirin. Prokuroria është një institucion i korruptuar”- tha Ngjela.

Ndërkohë sa i përket përgjimeve të Habilajave të cilët përmendin Saimir Tahirin nëse kjo përbën provë, Ngjela tha se këtë e përcaktonte gjykata.

“Kush e përcakton përbën provë apo jo. Ata nuk e lanë të shkojnë në gjykatë. Kanë rënë brenda të gjithë. Këta varen të gjithë nga Italia. Këshilli i Mandateve ishte fushë në dushk dhe injorancë totale. Fajin e ka Prokuroria sepse ajo kërkon hetim. Problemi i shtetit është një çështje shumë e rëndë në Shqipëri”- tha Ngjela./a.m.

Next Post
Bie bora e parë në Kosovë

Dimri më pranë, rikthehen reshjet e borës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani sulmon anijen izraelite në Ngushticën e Hormuzit, Gjiri Persik në flakë

Irani sulmon anijen izraelite në Ngushticën e Hormuzit, Gjiri Persik në flakë

April 4, 2026
U ekstradua nga Italia, GJKKO liron nga burgu Ilia Ndokën, kushëriri i ish-deputetit të PS-së

U ekstradua nga Italia, GJKKO liron nga burgu Ilia Ndokën, kushëriri i ish-deputetit të PS-së

April 4, 2026
Depozitat e shqiptarëve arrijnë nivel rekord, BSH: 2025 mbyllet me 1.48 trilionë lekë në llogaritë e qytetarëve

Banka e Shqipërisë: Emigrimi godet ekonominë dhe rrit presionin në inflacion

April 4, 2026
Shembet ndërtesa e braktisur në Greqi, vdes kalimtarja, plagosen dy fëmijët e saj

Shembet ndërtesa e braktisur në Greqi, vdes kalimtarja, plagosen dy fëmijët e saj

April 4, 2026
Breshëri sulmesh, sistemet e mbrojtjes ajrore të Emirateve të Bashkuara Arabe reagojnë ndaj 79 raketave dhe dronëve iranianë

Breshëri sulmesh, sistemet e mbrojtjes ajrore të Emirateve të Bashkuara Arabe reagojnë ndaj 79 raketave dhe dronëve iranianë

April 4, 2026
Pushimet pranverore po bëhen gjithnjë e më popullore në Kinë

Pushimet pranverore po bëhen gjithnjë e më popullore në Kinë

April 4, 2026
Kupa e Shqipërisë, ndeshjet e para gjysmëfinale më 8 prill

Kupa e Shqipërisë, ndeshjet e para gjysmëfinale më 8 prill

April 4, 2026
Trump kërkon 152 milionë dollarë për të rihapur burgun famëkeq të Alcatraz-it

Trump kërkon 152 milionë dollarë për të rihapur burgun famëkeq të Alcatraz-it

April 4, 2026
I dënuari për korrupsion ishte liruar për sjellje të mirë, Apeli i Posaçëm e rikthen në burg

I dënuari për korrupsion ishte liruar për sjellje të mirë, Apeli i Posaçëm e rikthen në burg

April 4, 2026
EMRAT/ Grabitën kasafortën me sende me vlerë në një banesë, në pranga dy persona

EMRAT/ Grabitën kasafortën me sende me vlerë në një banesë, në pranga dy persona

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In