• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Prokuroria e Hagës apelon vendimin për lirimin e Vojisllav Sheshelit

by Java News
30/08/2016 17:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria në Gjykatën e OKB-së në Hagë ka apeluar kundër vendimit për lirimin nga akuzat të liderit të Partisë Radikale Serbe, Vojisllav Sheshel, për krime kundër njerëzimit në Bosnje dhe Hercegovinë, Kroaci dhe Serbi.

Në një apelim prej 80 faqesh që u bë publik të martën, prokuroria në Gjykatën Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë, ICTY, thuhej se në gjyqin e Sheshelit janë bërë gabimet serioze ligjore dhe faktike dhe se ai duhej të shpallej fajtor.

“Serioziteti i krimeve, si edhe faktorë të shumë rëndues meritojnë një dënim me 28 vjet burg, siç u kërkua nga prokuroria në gjyq,” thuhej në apel.

Nëse vendimi nuk mund të ndryshohet dhe Sheshelit të dënohet, prokurorët e ICTY-së bën thirrje për rigjykim nga Mekanizma për Gjykatat Ndërkombëtare, MICT, institucioni i krijuar për të vazhduar punën e ICTY-së ndërsa kjo e fundit mbyllet.

“Interesi i drejtësisë, përfshirë për komunitetin e viktimave dhe komunitetin ndërkombëtar, si edhe trashëgiminë e ICTY-së dhe MICT kërkon ndërhyrjen e gjykatës së apelit,” thuhej në apel.

Prokuroria u shpreh se gjykata nuk dha aryse për përfundimin e saj që Shesheli nuk mori pjesë në një sipërmarrje të përbashkët kriminale dhe në inkurajimin e krimeve gjatë kohës së luftës, si edhe nuk i vlerësoi si duhet të gjitha provat.

ICTY-ja e liroi Sheshelin në mars të këtij viti nga të nënta akuzat në aktakuzë të cilat e akuzonin atë për krime të kryera në Bosnjë dhe Hercegovinë, Kroaci dhe rajonin serb të Vojvodinës gjatë luftës.

Ai u shpall i pafajshëm për persekutim, dëbim, torturim, shkatërrim dhe plaçkitje në periudhën nga gushti 1991 deri në shtator 1993.

Vendimi tha se Partia Radikale Serbe e Sheshelit rekrutoi vullnetarë të njohur si Sheshelvci (Burrat e Sheshelit) të cilët u dërguan të luftonin në Bosnje dhe Hercegovinë dhe Kroaci.

Por u shpreh se Shesheli nuk ishte përgjegjës për veprimet e tyre kriminale pasi ata u integruan në Ushtrinë Popullore Jugosllave apo Ushtrinë Serbe të Bosnjës.

Gjyqtari tha gjithashtu se prokuroria nuk arriti të vërtetonte se kishte pasur një sulm të gjerë dhe sistematik ndaj civilëve jo serbë gjatë periudhës së aktakuzës.

Apeli i prokurorisë tha se “një nga gabimet më shqetësuese” në gjyq ishte mos analizimi si duhet i provave që e vërtetojnë këtë.

“Viktimat dhe publiku duhet të jenë në gjendje të kuptojnë se si ICTY-ja, pas më shumë se 20 vitesh ekzistencë, mundi të arrinte në vendimin e habitshëm se nuk pasi sulm të gjerë dhe sistematik kundër popullsisë civile në Kroaci apo Bosnje dhe Hercegovinë kur krimet masive të kryera gjatë fushatës së spastrimit etnik ishin arsyeja për krijimin e ICTY-së,” tha ajo.

Që prej lirimit të tij, Shesheli i është rikthyer jetës politike në Serbi dhe është zgjedhur anëtar i parlamentit./BIRN/a.k

Next Post
Fier, prishet godina që zinte oborrin e shkollës (FOTO)

Fier, prishet godina që zinte oborrin e shkollës (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pasojat politike të Rama-show në Washington

February 19, 2026
Pacolli humbet administrimin e aeroportit të Vlorës, Apeli pranon sigurimin e padisë së ortakut Ademi

Pacolli humbet administrimin e aeroportit të Vlorës, Apeli pranon sigurimin e padisë së ortakut Ademi

February 19, 2026
Sigurim i detyrueshëm ndaj përmbytjeve edhe në bujqësi, modeli turk referencë për hartimin e skemës së re

Sigurim i detyrueshëm ndaj përmbytjeve edhe në bujqësi, modeli turk referencë për hartimin e skemës së re

February 19, 2026
Britania nuk i jep leje SHBA-ve për përdorimin e bazave ushtarake për sulme ndaj Iranit

Britania nuk i jep leje SHBA-ve për përdorimin e bazave ushtarake për sulme ndaj Iranit

February 19, 2026
“Do jetë 2-fish më agresive se ajo e 10 shkurtit”, Nard Ndoka ‘zbulon’ skenarët e protestës së Berishës nesër

“Do jetë 2-fish më agresive se ajo e 10 shkurtit”, Nard Ndoka ‘zbulon’ skenarët e protestës së Berishës nesër

February 19, 2026
“Epsteini” ynë

Provokimi i Edi Ramës me Jack Smith, si një fjalim shumë shqiptar

February 19, 2026
Politika kërkon b*le, jo britma

Politika kërkon b*le, jo britma

February 19, 2026
“Faleminderit kryeministër!”, veteranët e UÇK përgëzojnë Ramën për qëndrimin në Bordin e Paqes

“Faleminderit kryeministër!”, veteranët e UÇK përgëzojnë Ramën për qëndrimin në Bordin e Paqes

February 19, 2026
“Agjërimi pa ndershmëri mbetet thjesht një ritual”, Presidenti Begaj uron Muajin e Ramazanit në iftarin e parë

“Agjërimi pa ndershmëri mbetet thjesht një ritual”, Presidenti Begaj uron Muajin e Ramazanit në iftarin e parë

February 19, 2026
Hapte dyert e dritaret me krik makinash, arrestohet në Itali “skifteri” shqiptar, autor i 80 grabitjeve

Hapte dyert e dritaret me krik makinash, arrestohet në Itali “skifteri” shqiptar, autor i 80 grabitjeve

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In