• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Prokuroria e djeshme e Adriatik Llallës, ishte seksion akuze i opozitës së sotme!

by Ardit Rada
07/12/2020 20:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nëse ka diçka të re që ka zbuluar momenti i bllokimit të pronave dhe marja si i pandehur i Adriatik Llallës nga SPAK, ai lidhet me nxjerrjen zbuluar në dritë të diellit, të raporteve të tij okulte me opozitën. Falë edhe presionit publik amerikan, simboli më përfaqësues i drejtësisë së vjetër shqiptare, u bë edhe Çështja Nr. 1 e drejtësisë së re.

Vetëm tani, kuptohet më qartë se përse Prokuroria e Përgjithëshme e drejtësisë së vjetër, ishte shndërruar në seksionin e akuzës të drejtuesve të pushtetit të djeshëm dhe opozitës së sotme, kundër armiqve të tyre politikë. E thënë ndryshe, Adriatik Llalla ishte për ata që e emëruan atë politikisht, jo përfaqësuesi i akuzës në emër të shtetit, por “kryetari i njësitit gueril” për ti bërë atentate politike me mjete juridike, kundërshtarëve të tyre.

Kjo është arsyeja se përse “Opozita e Bashkuar”, nuk e pa kur “peshku i madh” i drejtësisë së re, hyri në rrjetën e saj. Kjo është arsyeja se përse as propaganda opozitare, as mediat pranë saj dhe as gazetarët e lidhur me të, nuk e raportuan lajmin. Një zhvillim ky aq i bujshëm, sa në rrethana të kundërta politike me ato aktualet dhe për një emër tjetër nga ai i Adriatik Llallës, do të trondisnin nga themelet edhe shtetin, edhe miletin.

Ata që deri dje mbronin publikisht në emër të “profesionalizmit” dhe “pavarësisë” linjën politike të drejtuesve të organit të akuzës, sot nuk kanë as mundësinë, as guximin dhe as kurajon qoftë edhe ta raportojnë lajmin. E jo më të mbajnë qëndrim, siç bëjnë për çdo zhvillim të tjetër rëndomtë, normal apo të bujshëm në fushën e drejtësisë, apo rreth lajmeve që prekin rendin dhe sigurinë publike. Ndaj as nuk folën, as nuk komentuan, as nuk analizuan dhe as nuk zhvilluan asnjë emision televiziv me këtë temë.

Imagjinoni se çdo të kishte ndodhur në mediat e çdo vendi tjetër me demokraci normale, nëse për herë të parë në historinë e atij shteti, do ishte marë zyrtarisht i pandehur ish Prokurori i Përgjithshëm i asaj Republike. E mbi të gjitha, nëse ai do të akuzohej për një varg të pafund akuzash nga më të rëndat dhe ti ishin sekuestruar ndërkohë, një listë e pafund pronash e pasurish marramendëse.

Megjithatë jetojmë në Shqipëri, ndaj asgjë për tu habitur, por thjeshtë për të kuptuar disa të vërteta të thjeshta.

Mjafton të shohësh kush hesht për Adriatik Llallën, për të kuptuar sesa profesionale dhe e pavarur është media jonë.

Mjafton të mbyllësh gojën për ish Prokurorin e Përgjithshëm, për të kuptuar se kush e kontrollon në të vërtetë median në Shqipëri.

Mjafton që as mos skuqesh e as mos zverdhesh nga kjo heshtje akuzuese, për të kuptuar se çfarë raporti kanë liderët e opozitës sonë me Adriatik Llallën dhe përse e emëruan në krye të Prokurorisë së Përgjithëshme.

Lajmi i mirë pas këtij lajmi të keq është, se rënia e peshkut të parë të madh, në rrjetën e drejtësisë së re ka hapur udhën për pjesën tjetër të tufës. Kjo edhe i frikëson me sa duket në palcë, të gjithë ata liderë politikë që e komandonin atë dje, e që shohin tek fati i sotëm i Adriatik Llallës, të nesërmen e tyre.

Ndaj, nuk kanë faj as propaganda e opozitës, as mediat pranë tyre dhe as gazetarët, opinionistët dhe drejtuesit e emisioneve të debatit televiziv që nuk meren me çështjen e ish Kryeprokurorit. Sepse tek e fundit, ata thjeshtë përmes kësaj çështje, sa i dëshmuan opinionit publik se në anën e kujt janë dhe se sa realisht e do kjo opozitë, ecurinë e reformës së re në drejtësi./a.p

Alpenews.al

Next Post
Analiza e DW/ Cila do të jetë perspektiva e Ballkanit Perëndimor pas Brexit?

Brexit/ Shanci i fundit për marrëveshje me BE-në

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTOLAJM/ Deputeti me kobure përplaset me policët që ndiqnin protestuesit në rrugët e Tiranës

FOTOLAJM/ Deputeti me kobure përplaset me policët që ndiqnin protestuesit në rrugët e Tiranës

January 24, 2026
Protesta para Kryeministrisë/ Boçi: Ky s’është vendi i qeverisë, por i hajnisë! Blushi: Regjimet bien vetëm kur…

Protesta para Kryeministrisë/ Boçi: Ky s’është vendi i qeverisë, por i hajnisë! Blushi: Regjimet bien vetëm kur…

January 24, 2026
“Narkopolicia sulmoi në mënyrë të çmendur protestuesit”, Berisha: Kërkoj lirimin e 25 demonstruesve

“Narkopolicia sulmoi në mënyrë të çmendur protestuesit”, Berisha: Kërkoj lirimin e 25 demonstruesve

January 24, 2026
Protesta para Kryeministrisë dhe Kuvendit/ 11 efektivë të plagosur nga sulmet me molotov, identifikohen autorët

Protesta para Kryeministrisë dhe Kuvendit/ 11 efektivë të plagosur nga sulmet me molotov, identifikohen autorët

January 24, 2026
“Mos i prekni çunat! Jeni plehra”, deputeti demokrat përplaset me policët gjatë shoqërimit të protestuesve

“Mos i prekni çunat! Jeni plehra”, deputeti demokrat përplaset me policët gjatë shoqërimit të protestuesve

January 24, 2026
Mbyllet pas 3 orësh protesta e PD, Berisha përgëzon demonstruesit: Bravo! Po bëni historinë, do mblidhemi sërish

Mbyllet pas 3 orësh protesta e PD, Berisha përgëzon demonstruesit: Bravo! Po bëni historinë, do mblidhemi sërish

January 24, 2026
“Mblidhet një valë turme pëdëistësh”, Petro Koçi: Si mund të ketë sukses një protestë për të “rilindur” Berishën!?

“Mblidhet një valë turme pëdëistësh”, Petro Koçi: Si mund të ketë sukses një protestë për të “rilindur” Berishën!?

January 24, 2026

Pse Berisha përsërit se nuk pret të vijë në pushtet nga SHBA

January 24, 2026
Vijon protesta para Kuvendit, arrestime dhe të lënduar! Policia iu përgjigjet me gaz lotsjellës

Vijon protesta para Kuvendit, arrestime dhe të lënduar! Policia iu përgjigjet me gaz lotsjellës

January 24, 2026
Bidonë me ujë dhe çadra drejt policisë, protestuesit sulmojnë efektivët. Tentojnë të futen brenda Kuvendit

Bidonë me ujë dhe çadra drejt policisë, protestuesit sulmojnë efektivët. Tentojnë të futen brenda Kuvendit

January 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In