• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Prokuroria e Apelit Vlorë urdhëron ri-arrestimin e zyrtarëve të INUV

by A R
06/04/2016 11:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Apelit Vlorë urdhëroi ri-arrestimin e Kryeinspektorit të INUV të Bashkisë së qytetit, paraardhësin e tij, një inspektori të këtij institucioni, si edhe të një ndërtuesi, të dyshuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Ndërtimit të paligjshëm”. Urdhërat e arrestit u nxorrën pasi Gjykata e Apelit rrëzoi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, e cila i konsideroi të paligjshëm ndalimet e kryera me vendim të Prokurorisë së Vlorës.

Ditën e martë (dt. 05.04.2016), Gjykata e Apelit Vlorë pranoi kërkesën e Prokurorisë dhe vendosi masën e sigurisë “arrest në burg” për shtetasit:

  1. Edmond Aliaj, administrator i subjektit “Endriu 08”shpk.
  2. David Tushaj, me detyrë Kryeinspektor i INUV, Bashkia Vlorë
  3. Besnik Karabolli, me detyrë Kryeinspektor i INUV (Qershor 2012- Nëntor 2014).
  4. Oltian Bejo, me detyrë inspektor i INUV, Bashkia Vlorë.

Po ashtu, Gjykata e Apelit vendosi masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për shtetasit:

  1. Marjol Mustafaraj, me detyrë inspektor i INUV, Bashkia Vlorë
  2. Endri Zeneli, me detyrë inspektor i INUV, Bashkia Vlorë

Në Mars 2016, Prokuroria e Vlorës ka urdhëruar ndalimin e disa personave, prej të cilëve Kryeinspektorin e Inspektoratin Vendor Urbanistik në detyrë, paraardhësin e tij, inspektorë të INUV, si edhe administratorin e një kompanie ndërtimi, pasi zyrtarët kanë lejuar ndërtimin e një godine 6-11-12 kate pa leje nga ana e firmës “Endriu 008”, në lagjen “Pavarësia” në Vlorë.

Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë i konsideroi të paligjshëm urdhërat e ndalimit dhe vendosi ndaj personave të dyshuar masën e sigurisë “detyrim për paraqitje”. Ky vendim u ankimua në Gjykatën e Apelit, e cila ndryshoi thuajse tërësisht vendimin e gjykatës së shkallës së parë. Gjykata e Apelit vendosi ditën e martë të vlerësojë të ligjshëm ndalimet e Prokurorisë së Vlorës, si edhe të ndryshojë masën e sigurisë nga “detyrim për paraqitje” në “arrest në burg” për 4 nga 6 personat e dyshuar.

Prokuroria e Vlorës ka nisur hetimin në bazë të kallëzimit të dy qytetarëve, të dorëzuar në Janar 2016, sipas të cilëve firma e ndërtimit “Endriu 008” po ndërtonte një pallat të lartë, duke u zënë pronën e tyre.

Prokuroria e Vlorës zhvilloi hetimet paraprake, nga ku rezultoi se kompania private kishte nisur punimet që prej vitit 2014, pa u pajisur me lejen e ndërtimit. Në bazë të dokumentacionit të mbledhur gjatë hetimit të këtij procedimi penal, rezultoi se Inspektorati Vendor Urbanistik (INUV) i Bashkisë Vlorë ka pasur dijeni për ndërtimin e këtij pallati dhe nuk ka kryer asnjë urdhërim për ndalimin e tij.

INUV-i kishte dijeni për këtë pallat, jo vetëm për faktin që ndërtimi është i dukshëm, por edhe sepse në datë 12.05.2014, nga kryeinspektori pranë INUV Bashkia Vlorë është marrë vendim për pezullimin e ndërtimit, duke parashtruar se “subjekti Endriu 08 ka nisur punimet për ndërtimin e objektit banesë 6-11-12 kate pa njoftuar më parë INUV si dhe mungon dokumentacioni tekniko ligjor në kantier”. Megjithatë, punimet për ndërtimin e pallatit kanë vijuar pa asnjë pengesë nga ana e autoriteteve publike. Vendimi për pezullimin, por që nuk është zbatuar, është nxjerrë nga ana e Kryeinspektorit të INUV në atë kohë, i dyshuari Besnik Karabolli, i cili e ka mbajtur këtë detyrë deri në muajin nëntor 2014.

Prej muajin nëntor 2014 e në vijim, në krye të INUV të Bashkisë Vlorë është emëruar i dyshuari David Tushaj, i cili gjithashtu nuk ka marrë asnjë masë pezullimi për ndërtimin e pallatit pa leje. Vetëm pasi Prokuroria e Vlorës ka nisur hetimin e këtij rasti (në dt. 05.01.2016), Kryeinspektori i INUV ka urdhëruar inspektorët në vartësi për të kryer sërish kontroll mbi subjektin “Endriu 008”, ku sërish ka rezultuar se ndërtimi i pallatit po vijonte pa lejen përkatëse. Me urdhër të tij, në datë 22.01.2016, kryeinspektori pranë INUV, Bashkia Vlorë ka marrë vendim për pezullimin e ndërtimit,  duke parashtruar se subjektit “Endriu 08” i mungonte dokumentacioni tekniko ligjor në kantier.

Në këto kushte, Prokuroria e Vlorës ka krijuar dyshime të arsyeshme se nga ana e zyrtavë të INUV, Bashkia Vlorë, janë konsumuar elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”. Ndërsa për administratorin e kompanisë së ndërtimit, janë krijuar dyshimet e arsyeshme se ka konsumuar elementët e veprës penale të  “Ndërtimit të paligjshëm”.

Next Post

Partitë serbe të Kosovës do përkrahin Vuçiçin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

March 11, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Ish-prefekti: Opozita shqiptare e ka humbur vlerën e saj!

March 11, 2026
“S’dua të më lëndojnë më”, letra e fundit që la pas e reja që i dha fund jetës pas dhunës nga bashkëshorti

Karanxha: Ish-bashkëshorti i Xhoana Nikollit rrezikon dënim të rëndë

March 11, 2026
Komisionerja Kos pas takimit me ministrin Ferit Hoxha: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të anëtarësimit në BE

Komisionerja Kos pas takimit me ministrin Ferit Hoxha: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të anëtarësimit në BE

March 11, 2026
FBI pralajmëron për sulme të mundshme iraniane ndaj SHBA

FBI pralajmëron për sulme të mundshme iraniane ndaj SHBA

March 11, 2026
Protesta e opozitës bllokon lëvizjen para Kuvendit, Balla-deputetëve të PS: Kemi marrë masa, ja nga do të bëhet hyrja

Protesta e opozitës bllokon lëvizjen para Kuvendit, Balla-deputetëve të PS: Kemi marrë masa, ja nga do të bëhet hyrja

March 11, 2026
Shqipëria ngjitet në vendin e 15-të në botë për sigurinë kibernetike në 2025, Balluku: Rritje rekord prej 39 vendesh..

Nesër Kuvendi vendos fatin e Ballukut, PS mbledh grupin parlamentar para seancës

March 11, 2026
Protesta e opozitës, ish-ministri i Rendit-thirrje Policisë: Kini kujdes, evitoni raste si 21 Janari

Protesta e opozitës, ish-ministri i Rendit-thirrje Policisë: Kini kujdes, evitoni raste si 21 Janari

March 11, 2026
“Dyshohet se ish-bashkëshorti i saj fshihet në Tiranë”, gazetari: Xhuana Nikolli edhe para dy javësh shkoi e dhunuar në spital

“Dyshohet se ish-bashkëshorti i saj fshihet në Tiranë”, gazetari: Xhuana Nikolli edhe para dy javësh shkoi e dhunuar në spital

March 11, 2026
Kriza e naftës/ Ministrja Ibrahimaj: Po hartojmë planin për ngritjen e një kompanie shtetërore për tregtimin e karburanteve dhe ligjin për një rezervë shtetërore

Kriza e naftës/ Ministrja Ibrahimaj: Po hartojmë planin për ngritjen e një kompanie shtetërore për tregtimin e karburanteve dhe ligjin për një rezervë shtetërore

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In