• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Prokuroria: 5828 persona u ndoqën penalisht për vjedhje energjie 3 vitet e fundit

by Java News
05/05/2017 22:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vjedhja e energjisë zuri një volum të madh ne veprat penale për vjedhje në tre vitet e fundit. Prokuroria e Përgjithshme ka raportuar në Kuvend se gjatë tre viteve të fundit 5828 persona u ndoqën penalisht se kishin vjedhur energjinë.

Dosjet penale të energjisë duket se kanë rezultuar të suksesshme pasi gjykata ka dhënë dënime për të gjithë personat që janë denoncuar për vjedhje energjie, shkruan Monitor.

Sipas të dhënave të prokurorisë në vitin 2016 u ndoqën penalisht se kishin vjedhur energjinë 1237 persona, një numër realitivisht me pak se më 2014 -2015, ku ishin mbi 2000 të tillë pasi aksioni  kundër vjedhjeve të energjisë ishte në kulmin e tij.

Nga totali i dënimeve për vjedhje më 2016, 42 për qind ishin për energjinë elektrike.

Në vitin 2015 ishin proceduar për vjedhjen e energjisë 2082 persona dhe ishin dënuar 2115 persona, një numër më i lartë se procedimet. Ndërsa në vitin 2016 u proceduan penalisht 1276 persona për vjedhje energjie dhe u dënuan 1144 persona, për shkak se barra e provës në këtë segment të vjedhjes ka qenë me e lehtë.

Për vjedhjet e tjera dënimet në raport me procedimet kanë shumë hendek në raporte. Nga 10056 vjedhje të proceduara kanë përfunduar me dënim në gjykatë vetëm një e dhjeta ose 1345 raste.

Qeveria shqiptare ndërmori një aksion për arkëtimin me forcë të faturave të energjisë në vitin 2014 duke aktivizuar edhe policinë e shtetit. Nga ky aksion kompania e shpërndarjes së energjisë që kishte prekur falimentin nga administrimi CEZ tashmë është në fitime miliona euro.

Fitimi i OSHEE arriti në 10.4 miliardë lekë më 2016. Pagesat e faturave kanë lehtësuar borxhet në sektor dhe kanë ndihmuar OSHEE-në të kryejë investime në rrjetin e shpërndarjes së energjisë.

c.a

Next Post
FOTO misterioze, mes reve formohet një sy gjigand

FOTO misterioze, mes reve formohet një sy gjigand

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Ekspertja: Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 50%. Nuk jemi në situatë të mirë

March 19, 2026

Protesta e PD, Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga viti 2021

March 19, 2026
Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

March 19, 2026
Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

March 19, 2026
“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

March 19, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Kujtim Cakrani: Pse rrri Meta në paraburgim? Asnje provë dhe dëshmi nuk e implikon

March 19, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Investimet, qeveria miraton shpronësimet për projekte të reja në Elbasan, Shkodër dhe Maliq

March 19, 2026
“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

March 19, 2026
Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In