• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Prokuroria: 175 vite burg për 6 anëtarët e bandës së “Babagjyshëve”

by Aalison Pearse Stevens
27/06/2016 11:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Prokuroria për Krime të Rënda kërkon në total dënimin me 175 vjet burg për 6 nga 11 anëtarët e bandës së “Babagjyshëve”, procesi për të cilin u zhvillua me gjykim të shkurtuar. Ndërkohë, për 5 të tjerët, procesi vijon me gjykim të zakonshëm. Sipas njoftimit zyrtar, të gjithë personat akuzohen për veprat penale “vjedhje me armë”, “plagosje të rëndë”, “mbajtje pa leje të armëve luftarake” dhe “kryerje të veprave penale në kuadër të grupit kriminal. Në bazë të hetimit, Prokuroria ka ngritur akuza për këtë grup personash për 13 episode kriminale.

Hetimi për këtë grup kriminal nisi në Prokurorinë për Krime të Rënda, në bazë të disa  referimeve të Policisë së Shtetit, pas disa ngjarjeve kriminale të ndodhura në vitin 2013 dhe 2014 në Tiranë, Durrës, Laç, Fushë-Krujë dhe Kuçovë.

Prokuroria për Krime të Rënda, në përfundim të procesit gjyqësor për pjesën e parë të grupit, kërkoi dënimet, si më poshtë

    1. Ilir Kupa të dënohet me 35 vjet burgim
    1. Enea Qerushi të dënohet me 30 vjet burgim
    1. Hajdar Sefa të dënohet me 30 vjet burgim
    1. Mark Shpendi të dënohet me 30 vjet burgim
    1. Edmond Selala të dënohet me 15 vjet burgim
    1. Agustin Sula të dënohet me 35 vjet burgim (Për shkak të pozitës së bashkëpunëtorit të drejtësisë, Prokuroria kërkoi për këtë të pandehur dënimin përfundimtar me 9 vjet burgim)

Për shkak të gjykimit të shkurtuar, këta të pandehur përfitojnë uljen me 1/3 e dënimit nëse shpallen fajtorë nga Gjykata për Krime të Rënda.

Në vjedhjet e këtij grupi kriminal ka disa elementë të përbashkët në mekanizmin e kryerjes, si:

    • Përdorimi për lëvizje i mjeteve të vjedhura, kryesisht në zonën e Milotit gjatë momentit që drejtuesit e tyre kanë ndaluar për pushim dhe çelësat ndodhen në mjet ;
    • Mjetin e fshehin, duke i ndërruar targat në disa raste dhe në disa të tjera kanë përdorur po targat origjinale. Kopjojnë targat e një mjeti tjetër të ngjashëm me atë të vjedhur.
    • Djegie e mjetit që kanë përdorur për të lëvizur gjatë dhe pas vjedhjes, si edhe largimi me mjete të tjera motorike.
    • Mënyra e realizimit të vjedhjes, ku njëri prej autorëve qëndron tek dera e objektit që po kryhet vjedhja si roje, nëse do të afrohej policia. Ky person është i gjatë dhe mban gjithmonë automatik në dorë.
    • Përdorimi i maskave, dorezave ose dhe veshje me mbishkrimin policia.
    • Ndarja e roleve gjatë realizimit të vjedhjes; dikush do të vjedh mjetin, dikush do të gjej armët, veshjet apo do të kryhej vjedhjen.
    • Personat që kanë realizuar vjedhjet kanë karakteristika fizike të përbashkëta.
    • Objektet e vjedhura janë kryesisht argjendari.

Prokuroria për Krime të Rënda i akuzon personat e mësipërm, si edhe të pandehurit e tjerë që po gjykohen në proces të zakonshëm, për ngjarjet si më poshtë:

    1. Më dt. 11.01.2013, rreth orës 6 pasdite, është kryer vjedhja e mbetur në tentative me armë, në bashkëpunim, i një argjendarie pranë stacionit të trenit, Durrës, pronë e shtetasit A.F.
    1. Më datë 28.09.2013, rreth orës 19.10 është vjedhur me armë në bashkëpunim, dyqanin argjendari, në pronësi të shtetasit A.B. ndodhur në Lagjen “Llukan Prifti”, Kuçovë.
    1. Më datë 25.10.2013 rreth orës 13.20 është kryer vjedhja me armë në bashkëpunim nga dy persona të maskuar dhe të armatosur i firmën agroushqimore “A..T..A..”, ndodhur ne Vorë, ku kanë marrë shumën prej 1000 dollarë arkëtares së kësaj firme.
    1. Më datën 05.11.2013, rreth orës 14.30, është vjedhur me armë, në bashkëpunim, argjendaria në pronësi të shtetasit S. R. dhe gjatë vjedhjes është plagosur pronari i saj, ndodhur në qendër të qytetit Laç.
    1. Më datë 25.11.2013, rreth orës 13.45, është vjedhur nga tre persona të armatosur “Argjendari Gj….”, në vendin e quajtur tek tregu i qytetit Fushë-Krujë, në pronësi të shtetases P. B., ku janë vjedhur një sasi bizhuterish, si edhe një sasi rreth 500.000 (peseqind mije) lekë.
    1. Më datë 24.12.2013, rreth orës 17.30, është kryer vjedhja me armë në bashkëpunim Argjendaria “G….”, ndodhur në qendrën tregtare “TEG”, në fshatin Lundër, Tiranë.
    1. Më 28 shkurt 2014, në orët e drekës, është kryer vjedhja me armë në bashkëpunim nga dy persona të maskuar me uniforma policie dhe të armatosur, i pikës së shitjeve të makinave “Mercedes Benz”, ndodhur ne autostradën Tiranë Durrës, pranë mbikalimit të Kasharit, ku kanë marrë shumën prej 100 mijë lekë.
    1. Më datën 14.04.2014, rreth orës 10;36, është kryer vjedhja me armë në bashkëpunim nga katër persona të maskuar me uniforma policie dhe të armatosur, i kompleksit të shërbimeve A.M.L, ndodhur ne Rrugën “Konferenca e Pezës”, Tiranë ku kanë marrë shumën prej 1 milion lekë.
    1. Më dt. 22.04.2014, rreth orës 09:30, është kryer vjedhja me armë në bashkëpunim nga dy persona të maskuar dhe të armatosur që kanë lëvizur me motor, i argjendarisë “AÇ”, ndodhur në bulevardin “Bajram Curri”, përballë Gjykatës së rethit Gjyqësor Tiranë, në pronësi të shtetasit A. Ç., ku kanë marrë shumën prej rreth 600 mijë lekë.
    1. Më dt. 03.06.2014, në orët e drekës, është kryer vjedhja me armë në bashkëpunim nga dy persona të maskuar dhe të armatosur, i pikës së skrapit në rrugën dytësore Vorë-Marikaj, në pronësi të shtetasit R. Z., ku kanë marrë shumën prej 150 000 lekë.
    1. Në datë 26.11.2014, rreth orës 17:30, është kryer vjedhja e banesës së shtetasit K. G., ndodhur në fshatin Kallmet, Lezhë, ku kanë marrë shumat prej 1 000 000 lekë dhe 5000 USD. Gjatë vjedhjes, i dëmtuari ka qënë në banesën e tij së bashku me nënën dhe bashkëshorten.

Krahas vjedhjeve të mësipërme, të kryera në Shqipëri, grupi ka realizuar edhe dy vjedhje në Maqedoni:

    1. Në datë 30.04.2014 është vjedhur argjendaria në pronësi të shtetasit R.H, ndodhur në Strugë, ku është marrë një sasi prej 5.5 kg flori. Këtë vjedhje, autorët e kanë realizuar të veshur si femra. Gjatë vjedhjes ka pasur përplasje me armë me personat e argjendarisë dhe policisë maqedonase.
    1. Në datë 29.07.2014 është vjedhur një argjendari, ndodhur në Dibër të Madhe, ku gjatë vjedhjes, autorët kanë shkëmbyer zjarr dhe është vrarë njëri nga bashkëpunëtorët në kryerjen e kësaj vjedhjeje, shtetasi Miljan Elezi (alias Artur Tafani). Në këtë vjedhje është marrë një sasi prej 12 kg flori.

Sipas prokurorisë, në çdo rast, krahas personave që kanë marrë pjesë aktive në vjedhje, bashkëpunëtorët e tyre kanë kryer veprime konkrete në funksion të aktivitetit kriminal, si sigurimin armëve dhe automjeteve për realizimin e veprës penale.

 ma.me
Next Post

Studim/ Mos punoni në këto orare, dëmtoni seriozisht trurin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk jemi republikë nëse gjyqësori pezullon ekzekutivin”, Balla zbulon ndryshimet për Nenin 242

“Nuk jemi republikë nëse gjyqësori pezullon ekzekutivin”, Balla zbulon ndryshimet për Nenin 242

February 12, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Betejat populiste me kauza gjysmë të ndershme

February 12, 2026
“Ende s’dimë ç’ndodh me urdhëruesin e “21 janarit!”/ Taulant Balla: Kush godet një polic të bëhet shembull

“Ende s’dimë ç’ndodh me urdhëruesin e “21 janarit!”/ Taulant Balla: Kush godet një polic të bëhet shembull

February 12, 2026
“Fitore” për fjalën e lire, gjykatësi Federal bllokon Pentagonin të ndëshkojë Senatorin Mark Kelly

“Fitore” për fjalën e lire, gjykatësi Federal bllokon Pentagonin të ndëshkojë Senatorin Mark Kelly

February 12, 2026
Dropulliti Jani Zhupi, një figurë e nderuar e arsimit shqiptar

Dropulliti Jani Zhupi, një figurë e nderuar e arsimit shqiptar

February 12, 2026
“Akuzat ndaj UÇK, një turp dhe zhgënjim”, Meidani: Kuvendi i Kosovës të rishikojë rolin e Gjykatës Speciale

“Akuzat ndaj UÇK, një turp dhe zhgënjim”, Meidani: Kuvendi i Kosovës të rishikojë rolin e Gjykatës Speciale

February 12, 2026
Aleanca ushtarake, Vengu i përgjigjet Vuçiç: Nuk është traktat i fshehtë në dëm të fqinjëve, por një bashkëpunim i natyrshëm mes tre shtetesh sovrane!

Vengu: NATO njeh Korridorin 8 si korridor sigurie, Shqipëria në zemër të planeve strategjike

February 12, 2026
Mbledhja e kredive të këqija, BSH merr masa drastike, pezullon aktivitetin e dy kompanive

Inflacioni në 2.3% në janar, shtyhet nga energjia dhe ushqimet

February 12, 2026
“1.7 mld lekë në dispozicion për pensionistët ”/ Ministrja Ibrahimaj zbulon kur do të nisë shpërndarja e bonusit të fundvitit

Durana Tech Park/ Ibrahimaj: Sjell transformim ekonomik të vendit përmes inovacionit dhe teknologjisë

February 12, 2026
Të burgosurit u përjashtuan nga zgjedhjet në Rrogozhinë/ Frrok Çupi: KQZ goditi të drejtën e votës

Kuvendi, rezolutë kundër Hagës/ Çupi: Berisha përndoqi aktivistët e UÇK me porosi të Beogradit

February 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In