Kryeprokurori i Parisit Francois Molins tha se “truri” i sulmeve të 13 nëntorit Abdelhamid Abaaoud nuk ishte mes 8 personave të arrestuar, gjatë sulmit që kryen forcat speciale në Saint Denis.
Sidoqoftë, shtoi ai, mbetjet të një trupi, në mes të rrënojave të apartamentit ku sulmuan forcat policore, duhet të analizohen. Abaaoud u raportua si personi që kishte organizuar sulmet në Paris, që sollën në vdekjen e 129 personave.