• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 26, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Prokurori më kërkoi lekë”/ Dëmtimet me shkop golfi bëhen dëmtime me armë, armëmbajtje pa leje…emigranti, peng 1 vit

by Java News
23/01/2023 22:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fiks Fare denoncoi veprimet e një prokurori në Berat, i cili ka mbajtur “peng” një emigrant për më shumë se 1 vit, duke e akuzuar për plagosje me armë, armë pa leje, përdorim armësh.

Por, nga hulumtimi i emisionit investigativ rezultoi se në atë ngjarje nuk është përdorur asnjë armë, madje ngjarja është shkaktuar aksidentalisht.

Neritan Tafa, nga fshati Arrëz në Dimal u ankua se ka 1 vit në arrest shtëpie, ndërkohë që para kësaj mase ka qëndruar 40 ditë në arrest me burg.

Ai thotë se akuzohet për armëmbajtje pa leje, plagosje me armë kur në ngjarje nuk është përdorur armë. Dëmtimet kanë ardhur nga një shkop golfi, teksa të gjitha ekspertimet e të dëmtuarit, e kanë nxjerrë se “s’është përdorur armë”.

Por, në fund, prokurori i Beratit Dritan Gripshi e akuzon për armë! Denoncuesi thotë se para se çështja të dërgohej në gjykatë i kanë shkuar disa persona “në emër të prokurorit” për t’i dhënë ryshfet. Dhe, në momentin që s’ka paguar shumën, prokurori i ka ngritur këto akuza.

Fiks Fare siguroi dosjen e plotë të kësaj çështje, të gjitha aktet e ekspertimit, madje edhe kamerat e sigurisë. Në asnjë prej provave nuk del që është përdorur armë. Fiksi bisedoi edhe me të dëmtuarin, i cili deklaron me zë dhe figurë se “autorin e kam shok, unë jam dëmtuar me shkopin e golfit”. Hetimet janë ndjekur nga Oficeri i Policisë Gjyqësore i Prokurorisë së Beratit Erind Çela, i cili shkruan në dokumente se “s’është përdorur armë”. Madje, sugjeron edhe pushimin e kësaj çështje. Edhe në një bisedë me të afërmit e autorit, ky OPGJ pranon se “s’kishte armë”.

Denoncuesi: “Më kërkuan para”, prokurori më mori “peng”!

Denoncuesi Neritan Tafa tha për “Fiks Fare” se në datën datën 7 janar 2022 e ka telefonuar nipi i tij dhe i thotë se kishte bërë fjalë në një lokal në Dimal, ish Ura Vajgurore. “Shkova te ai vendi dhe nipi më tha që kam bërë fjalë. Mora një shkop golfi se thashë do më qëllonin. Shkova atje, takova palën kundërshtarë. Ishin shokët e një nipi tjetër. Palët u qetësuan. Ai personi iku dhe unë piva birrë me disa shokë dhe pronarët e lokalit” thotë denoncuesi, ndërsa tregon se në dorë kishte shkopin e golfit.

“E kam pasur në makinë që nga Anglia, se unë jetoj dhe punoj andej. Në një moment më pyet një shok tjetër se si përdoret dhe unë ua tregoj. Kur e lëviz, shkopi prek disa kangjella hekuri dhe thyhet. Mua më mbet në dorë vetëm shkopi. Kaluan dy a tri minuta dhe një shoku im ankohet për dhimbje. Në fillim se ndjeu. Pa këmbën dhe tha po më del gjak. E pamë dhe e kishte prekur shkopi golfit. Ngaqë kisha pirë birra, në spital e dërgoi dikush tjetër. E çuan. Pyeta në telefon mirë është, mirë më thanë. Qëndrova në shtëpi. Në mëngjes, 20 policë me erdhën në shtëpi. Kontrolluan mbarë e prapë dhe s’më gjetën gjë. Më thanë do vish se ka ndodhur diçka.

Shkova dhe më thanë se ke plagos shtetasin Erjon Furrxhiu me armë. U thashë se është dëmtuar nga një shkop golfi, siç edhe ndodhi. Jo më thanë dhe më mbajtën brenda. Pas 3 ditësh dola për masë sigurie dhe më vendosën arrest me burg 40 ditë. Bënë disa hetime dhe nuk gjetën gjë. Pas 40 ditësh më vendosën arrest shtëpie, që jam edhe sot e kësaj dite. S’e di për ça më mbajnë akoma, kur skam bërë gjë” thotë denoncuesi.

Ai pohon se hetimet i ka ndjekur drejtuesi i Prokurorisë së Beratit Dritan Gripshi. “Ndoshta ka mësuar se unë kam qenë në Angli dhe do kem ‘thasë me lekë’. Më kanë ardhur disa sekserë dhe më kanë kërkuar para’. Unë s’kam bërë asnjë gjë dhe se i dëmtuari ka bërë deklaratë noteriale se nuk është plagosur me armë. Janë 20 dëshmitarë, të gjithë thonë s’ka pasur armë. Ka edhe kamera sigurie, filmime. Edhe aty s’ka armë! Ku e gjeti armën prokurori? Edhe oficeri që ka ndjekur hetimet ka sugjeruar që të pushohet se s’ka armë!” pohon denoncuesi.

Më tej ai ngre edhe një akuzë të rëndë, që i adresohet direkt prokurorit. “Mendoj se gjithçka u bë që unë të paguaja ryshfet. Nuk pagova dhe po vuaj këto pasoja. Unë jam emigrant i ligjshëm në Angli, jam specialist ekskavatori. Jam manovrator i mirë dhe kam një pagë 43 mijë euro në vit në Angli. Kam edhe kontratë. Këto më kanë dëmtuar shumë, qoftë financiarisht apo moralisht. Vetëm e vetëm që të më mbanin kështu. Të dëmtuarin e kam shok, s’ka prova por sërish më akuzojnë për armë pa leje kur s’është gjetur asnjë armë” përfundoi denoncuesi.

I dëmtuari: S’kishte armë, autorin e kam shok të ngushtë

Gazetarët e Fiks Fare biseduan me të dëmtuarin e kësaj ngjarje, Erjon Furrxhiu, i cili aktualisht ndodhet në Itali. “Në datën 7 janar 2021 kam qenë në një lokal në Dimal, ish Ura Vajgurore. Kam qenë me shokun tim Neritan Tafa. Neri ka pasur në dorë një shkop golfi dhe u ka treguar të tjerëve si luhet. Në një moment e lëviz, kap kangjellat dhe thyhet. Nuk ndjeva asnjë gjë. Pas dy a tre minutash ndjej një dhimbje dhe pash këmbën që po më dilte gjak. U them të tjerëve se po më del gjak, më çon në spital një shoku im. Atje më bëjnë të gjitha mjekimet.

Nuk më goditi njeri me armë, por me atë shkop” thotë Erjoni. Më pas tregon se të nesërmen ka mësuar se ishte arrestuar shoku i tij, Neritan Tafa, për plagosje me armë. “Bëj deklaratë noteriale dhe ia çoj prokurorit Dritan Gripshi se s’më ka plagosur me armë, e fal autorin pasi e kam shok të vjetër. Aty kishte 20 dëshmitarë dhe të gjithë thonë s’është përdorur armë. Tani shkruajnë se ka pasur armë, s’e kuptoj se unë jam i dëmtuari dhe s’kam dëgjuar asnjë zhurmë, asnjë gjë. Më kanë marrë rrobat dhe aty s’ka dalë që të ketë armë. Kam shkuar dy herë në Tiranë te IML-ja, kam shkuar me shpenzimet e mia se prokurori s’më çonte. Të dyja herët doli që dëmtimet s’janë nga arma, por nga shkopi golfit” përfundon i dëmtuari.

Oficeri i policisë: S’kishte armë, e di vetëm prokurori Gripshi

Fiks Fare ka siguruar dosjen e plotë të kësaj çështje, e cila ndodhet në Prokurorinë e Beratit. Hetimet janë ndjekur nga drejtuesi i Prokurorisë së Beratit, Dritan Gripshi. Në dosje ndodhen të gjitha aktet e ekspertimit, ato mjekoligjore. Të gjitha aktet tregojnë se “s’është përdorur armë”. Prokurori ka analizuar të gjitha provat dhe në fund e akuzon Neritan Tafën për “mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Madje edhe për “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

“Si i pengova kur unë 40 ditë kam qëndruar në arrest me burg dhe pjesën tjetër në arrest shtëpie?!” thotë ai. Ndërkohë, në dosje është edhe një shkresë e Oficerit të Policisë Gjyqësore Erind Çela, i cili ka bërë të gjitha veprimet. Ky OPGJ i sugjeron prokurorit pushimin e hetimeve “për mbajtje pa leje të armëve, prodhimit të armëve dhe municionit” si dhe të “plagosjes me armë”.

Familjarët e të akuzuarit takojnë oficerin e policisë, i cili pranon se “s’ka pasur armë, por vendimmarrjen e ka vetëm prokurori”. “Çështjen besoj e ka dërguar në gjykatë prokuroria. Dosjen duhet ta kërkosh me informacion zyrtar. Se unë detyrat e mia i mbarova. Dosja ka kaluar andej nga gjykata” thotë oficeri. Më tej pohon se ai është oficeri që ka bërë veprimet që i ka ngarkuar prokurori, ndërkohë kërkesat e tjera bëhen në gjykatë. “Ai (denoncuesi) i ka nënshkruar letrat” thotë oficeri, ndërkohë që familjarët e pyesin se “ekspertiza e nxori se nuk kishte armë”. Oficeri e pranon se “po, po dakord”, ndërsa këmbëngul se të gjitha provat ia ka shpjeguar të akuzuarit. “Neri këtu erdhi dhe ja komunikova të gjitha letrat. Prandaj po habitem. Ai e ka informacionin, sepse u përfundua. Dosja vajti në gjykatë. I ka shkuar ndonjë kopje, duhet të jetë nisur sepse di që i ka përfunduar veprimet ai prokurori dhe ka bërë kërkesën. Unë përfundova veprimet dhe ja kam zbritur prokurorit. S’di gjë më ça është bërë” justifikohet OPGj-ja. Pra, oficeri pranoi se s’është përdorur armë. Por, vendimin e ka marrë kryeprokurori i Beratit, Dritan Gripshi. Pavarësisht se s’ka asnjë provë për përdorimin e armëve, ku prokuror e akuzon për mbajtje, prodhim armësh!/m.j

Next Post
Emri/ Aksident i rëndë në Elbasan, makina përplas për vdekje 20 vjeçarin! Drejtuesi i automjetit largohet

Emri/ Aksident i rëndë në Elbasan, makina përplas për vdekje 20 vjeçarin! Drejtuesi i automjetit largohet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mori me forcë në makinë 48-vjeçarin dhe e dhunoi, arrestohet në Rinas 36-vjeçari, tentoi të largohej nga vendi

Shitja e kokainës në Tiranë, zbardhen komunikimet e grupit dhe blerësve: M’ka qëllu e keqe, mos na fikso se kam rob në shpi

December 26, 2025
Izrael, sulm me thikë dhe me makinë në veri të vendit, dy të vrarë

Izrael, sulm me thikë dhe me makinë në veri të vendit, dy të vrarë

December 26, 2025
Serbia rikthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak/ Ministria e Mbrojtjes: Të rinjtë 18–30 vjeç stërvitje për..

Serbia rikthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak/ Ministria e Mbrojtjes: Të rinjtë 18–30 vjeç stërvitje për..

December 26, 2025
Rama ndan pamjet nga punimet për Teatrin e ri Kombëtar: Hapësirë ikonike për artin dhe kulturën në Shqipëri

Rama ndan pamjet nga punimet për Teatrin e ri Kombëtar: Hapësirë ikonike për artin dhe kulturën në Shqipëri

December 26, 2025
Tare president i FSHF-së? Duka: Përvojën që ka mund ta sjellë këtu! Shqipëria më mirë se Kosova, duhet të kemi një Kombëtare..

Tare president i FSHF-së? Duka: Përvojën që ka mund ta sjellë këtu! Shqipëria më mirë se Kosova, duhet të kemi një Kombëtare..

December 26, 2025
Imuniteti i Ballukut/ PD kërkoi mbledhjen e “Mandateve” por Kuvendi mbyll dyert! Gjekmarkaj: Nuk është bunkeri personal i Peleshit, po mbrojnë..

Imuniteti i Ballukut/ PD kërkoi mbledhjen e “Mandateve” por Kuvendi mbyll dyert! Gjekmarkaj: Nuk është bunkeri personal i Peleshit, po mbrojnë..

December 26, 2025
Skandali, si po futen në Shqipëri barnat antitumorale që nuk kaluan analizat. Mostrat e para u zëvendësuan në AKBMP për t’i hapur rrugën…

Skandali, si po futen në Shqipëri barnat antitumorale që nuk kaluan analizat. Mostrat e para u zëvendësuan në AKBMP për t’i hapur rrugën…

December 26, 2025
“Ore ça ka ky qeni që flet?”- Grupi kriminal me 22 persona të arrestuar, si ranë në kurthin e policëve të infiltruar! (Dosja)

“Ore ça ka ky qeni që flet?”- Grupi kriminal me 22 persona të arrestuar, si ranë në kurthin e policëve të infiltruar! (Dosja)

December 26, 2025
Në Shqipëri konfirmohet rasti i parë me fruth, i infektuar një fëmijë. Kishte ardhur nga..

Në Shqipëri konfirmohet rasti i parë me fruth, i infektuar një fëmijë. Kishte ardhur nga..

December 26, 2025
Tiranë, aksident tragjik në Zall Bastar, makina del nga rruga dhe bie në humnerë! 2 persona humbin jetën (DETAJET)

Ra në kontakt me rrymën elektrike teksa vendoste panele diellore, humb jetën 27-vjeçari në Koplik

December 26, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com