• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Prokurori Luan Kaloçi, përfundimisht jashtë sistemit të Drejtësisë

by A R
24/10/2018 17:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Trupa gjykuese e KPA vendosi në dhomë këshillimi të linte në fuqi vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, i cili shkarkoi në korrik të këtij viti prokurorin e Apelit Luan Kaloçi, për kontrata fiktive, e deklarime kontradiktore.

Shkarkimi i ish-prokurorit të Apelit të Tiranës Luan Kaloçi mori formë të prerë pas shqytimit nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit. Ashtu si në rastet e tjera KPA ka vendosur të mos e kalojë dosjen në seancë, por të vendosë vetëm mbi provat e mbledhura nga KPK.

Trupa gjykuese e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, kryesuar nga Rezarta Schuetz, relatore Natasha Mulaj dhe anëtarë Ardian Hajdari, Ina Rama dhe Luan Daci, vendosi këtë të martë që çështja ndaj Kaloçit ishte e plotë dhe se vendimi i KPK-së ishte i drejtë.

“Në përfundim të gjykimit, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “a” e ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, trupa gjykuese e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit vendosi unanimisht: Lënien në fuqi të vendimit nr. 33, datë 05.07.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që i përket subjektit të rivlerësimit Luan Kaloçi”, thuhet në njoftimin e shpërndarë nga KPA.

Kaloçi u shkarkua në 5 korrik nga KPK pasi u gjet me probleme në kriterin e pasurisë. KPK arsyetoi se ai “kishte bërë deklarim të rremë” dhe nuk justifikonte pasuritë. Kaloçi, i cili u përfshi me prioritet në rivlerësim për shkak të kandidimit në KPK, apeloi vendimin në KPA. Ai pati pretenduar gjatë seancës dëgjimore se pasaktësitë ishin për shkak të informalitetit të ekonomisë shqiptare.

Konfirmimi i shkarkimit të Luan Kaloçit të martën, pas shqyrtimit të dosjes në dhomë këshillimi është i pesti i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Deri tani KPA ka konfirmuar të gjitha vendimet e KPK-së për shkarkim subjektesh. Më herët ishte konfirmuar shkarkimi i ish-anëtarëve të Kushtetueses Fatos Lulo dhe Fatmir Hoxha. Po ashtu u konfirmua shkarkimi i gjykatësit Besim Trezhnjeva dhe prokurores Besa Nikëhasani.

/b.d

Next Post
Zbulohet identiteti i shqiptarit të vrarë në Australi, arrestohet edhe një vajzë

Zbulohet identiteti i shqiptarit të vrarë në Australi, arrestohet edhe një vajzë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hakerimi i postës elektronike të Kuvendit/ Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike: Po analizojmë rastin

Hakerimi i postës elektronike të Kuvendit/ Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike: Po analizojmë rastin

March 10, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme, Presidenca: Prioritet është siguria e qytetarëve shqiptarë! Po ndjekim të gjitha zhvillimet

Tensionet në Lindjen e Mesme, Presidenca: Prioritet është siguria e qytetarëve shqiptarë! Po ndjekim të gjitha zhvillimet

March 10, 2026
Tragjike në Fier, humb jetën një person, e zuri poshtë zetori që rregullonte

FOTO / Plagosja e shtetasit turk në Tiranë, zbardhet dinamika e ngjarjes

March 10, 2026
Merr zyrtarisht detyrën, Klodjan Braho: Misioni i SPAK shkon përtej mandateve individuale, ja ku do e kem fokusin!

Raporti i SPAK, Braho: Do ndiqen penalisht të gjithë zyrtarët që kanë abuzuar me detyrën!

March 10, 2026
Trump synon që çdo amerikan të përdorë “unazën inteligjente”, shqetësime për shkelje të privatësisë

Trump synon që çdo amerikan të përdorë “unazën inteligjente”, shqetësime për shkelje të privatësisë

March 10, 2026
Biznesmeni grek sfidon bllokadën e Hormuzit, kalon cisternat me naftë përmes ngushticës

Biznesmeni grek sfidon bllokadën e Hormuzit, kalon cisternat me naftë përmes ngushticës

March 10, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 11 Mars 2026

March 10, 2026
Cilët do të jenë deputetët e ardhshëm? Kush rikthehet dhe kush ulet për herë të parë në Parlament

Sulm kibernetik ndaj Kuvendit, “Homeland Justice”: Kemi në duar bisedat e të korruptuarve

March 10, 2026
NASA publikon foto të fenomenit të mahnitshëm, stuhia që zhvillohet në hapësirë ​​dhe dallohet vetëm nga ISS

NASA publikon foto të fenomenit të mahnitshëm, stuhia që zhvillohet në hapësirë ​​dhe dallohet vetëm nga ISS

March 10, 2026

Për kë votuan më 11 maj të zhgënjyerit e sotëm?

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In