Prokurori Klodian Braho është i pari që ka dorëzuar platformën për kryeprokuror të SPAK-ut pas mbarimit të mandatit të Altin Dumanit.
Lajmin e konfirmon gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.
Kanë mbetur edhe dy ditë deri në përfundim të afatit që skadon të mërkurën, ditë pas të cilës do të nisë edhe shqyrtimi i emrave të kandidatëve.











