• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Prokurori i specalizuar: Hashim Thaçi erdhi disa herë fshehurazi në Hagë, provat do e tregojnë se…

by A R
03/04/2023 11:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokurori i specializuar, Alex Whiting ka deklaruar këtë të Hënë gjatë zhvillimit të seancës gjyqësore në Hagë ndaj 4 ish-krerëve të UÇK-së, se këta të fundit kanë bërë mohime të rreme.

Sipas Whiting, Hashim Thaçi ka shkuar disa herë në Hagë gjatë periudhës kur nisën hetimet për të, ku ka dhënë intervista të inçizuara për prokurorët atje. Në këto intervista, thotë prokurori, Thaçi ka bërë pretendime të rreme për rolin e tij gjatë luftës dhe Shtabin e Përgjithshëm të asaj kohe.

Ai theksoi ndër të tjera se në fund të gjykimit, do të jenë provat ato që do të vërtetojnë shumë pika të akt-akuzës.

“Dëshmitarëve do t’u duhet guxim për shkak të frikës apo edhe besnikërisë së gabuar ndaj të akuzuarve. U takon gjykatësve si të vlerësojnë dëshminë duke parë dhe atmosferën e krijuar nga ky gjykim. Mes nesh nuk ka shumë pika në të cilat pajtohemi, por i takon Prokurorisë barra për të provuar çdo krim për të cilin ngrihet akuzë, këtë barrë e pranojmë. Mbrojtja nuk ka asnjë barrë dhe mund të qëndrojnë të heshtur përballë akuzave. Fjalët e tyre duhet të merren në konsideratë nëse kanë bërë pohime, apo mohime të rreme dhe ka pasur dhe prej këtyre.

Nëse konstatoni se të akuzuarit kanë mohuar në mënyrë të rreme një fakt, pyetja që duhet t’i bëni vetes është: përse? Do t’ju jap vetëm një shembull nga provat. Hashim Thaçi erdhi disa herë fshehurazi në Hagë për një intervistë me prokurorët, të inçizuar. Mes një sërë pranimesh të rëndësishme ai mohoi shumëçka për rolin e tij në Shtabin e Përgjithshëm. Ai pretendoi se deri në Nëntor të vitit 1998 Shtabi nuk kishte asnjë funksion dhe pas asaj date ekzistonte vetëm në letër. Këto pretendime ishin të rreme, bien ndesh dhe me deklaratat e tyre dhe me provat e shumta që do të paraqiten gjatë këtij gjykimi. Ju sugjerojmë t’i bëni vetes këtë pyetje zoti gjykatës: Pse zoti Thaçi bëri pretendime të rreme, çfarë po fshihte”, tha Whiting para trupës gjykuese.

Më herët katër ish-krerët e UÇK-së u shprehën se e kuptojnë aktakuzën e prokurorisë, por deklaruan se janë plotësisht të pafajshëm.

/a.r

Next Post
FOTO / “Liria ka emër”, shqiptarët protestojnë në Hagë, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK

FOTO / “Liria ka emër”, shqiptarët protestojnë në Hagë, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

April 6, 2026
“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

April 6, 2026
“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

April 6, 2026
“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

April 6, 2026
Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

April 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Autoriteti” politik është Fe

April 6, 2026
Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

April 6, 2026
Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

April 6, 2026
Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

April 6, 2026
Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In