Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, takon homologen e Mbretërisë së Holandës, Sue Preenen, prioritet goditja e aseteve kriminale.
Sot Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela, priti në një takim Prokuroren e Përgjithshme të Mbretërisë së Hollandës, Sue Preenen.
Palët diskutuan mbi nivelin e deritanishëm të bashkëpunimit si dhe u fokusuan në identifikimin e rrugëve efikase për forcimin e tij, përmes shkëmbimit të shpejtë të informacionit, hetimeve paralele si dhe grupeve të përbashkëta hetimore.
Prioritet do të ketë edhe goditja e aseteve kriminale të personave të përfshirë në aktivitetet kriminale që prekin të dy vendet.