Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra prokurorin e Durrësit, Arjan Ndoj. Prokurori nuk ka mundur të kalojë kështu procesin e vettingut.
Ndoj nuk ka justifikuar pasurinë dhe sipas KPK ka kontakte me personazhe të botës së krimit. Për rrjedhojë ai është shkarkuar në unison nga anëtarët e trupës gjykuese.
Në seancën dëgjimore në KPK javën e kaluar pikërisht çështja e atentatit sollën debate mes tij përfaqësuesit të ONM-së Theo Jacobs. Ky i fundit i tha Ndojës së ai shoqërohej me personat e gabuar dhe se ishte fatkeqësi për shoqërinë shqiptare që një person me zgjuarsinë e tij të bënte këto veprime. Madje, duke shkuar edhe më tej, Jacobs i tha Ndojës se ai nuk do ta pranonte si pjesë të stafit të tij pasi kishte kontaktet të papërshtatshme.
Sakaq, Ndoj i konsideroi politike qëndrimet dhe sulmet ndaj tij, ndërkohë që kërkoi të kontrolloheshin tabulatet telefonike të kryeministrit Edi Rama, për të parë nëse ky i fundit po ashtu ka kontakte me persona të botës së krimit.
Kujtojmë se Ndoji ka qenë shënjestra e atentatit të 1 nëntorit 2019 në autostradën Tiranë-Durrës në afërsi të mbikalimit të Shkozetit. Ditën e ngjarjes Ndoja ishte në automjet me një person me precedentë penalë, të njohur si i “forti i Sukthit”, Landi Muharremi nga Sukthi, dhe me Andi Malokun, ish-punonjës i policisë në komisariatin e Krujës, aktualisht shofer i prokurorit.
Makinës ‘Benz’ me targë AA 333 ZD (që rezultoi në pronësi të Fadil Çallikut) dhe në përdorim nga Ndoja, ju bë atentat pranë mbikalimit të Shkozetit kur u qëllua ndaj tyre me breshëri automatiku nga një tjetër automjet. Pas breshërisë së tetë plumbave makina doli nga rruga, ndërsa të plagosurit janë transportuar me makinë private. Në spital humbi jetën shoferi i prokurorit, Andi Maloku 30 vjeç, i cili kishte marrë një plumb në gjoks dhe nuk mundi t’i mbijetonte plagëve.
Landi Muharremi u bë subjekt i Operacionit Forca e Ligjit duke i sekuestruar makinën e blinduar të Landi Muharremit, i njohur me pseudonimin ‘Rrumi’ nga Shijaku. Makina e blinduar e Landi Muharremit është Audi dhe sekuestrimi është bërë mbi dyshimet se është vendosur me veprimtari të jashtëligjshme.
g.kosovari