• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Prokurori i Dritan Dajtit: Dosjes do i bëjmë rekurs në Gjykatën e Lartë!

by Java News
13/02/2019 10:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtuesi i Prokurorisë së Apelit për Krimet e Rënda Artan Bajrmani ka dalë para komisionit të Pavarur të Kualifikimit, ndërsa vlerësimi është bërë në tre shtylla; pasuria, figura dhe aftësia profesionale. ILDKPKI ka dorëzuar një raport me konstatimin se ka deklarim të saktë në përputhje me ligjin, nuk ka kryer fshehje të pasurisë dhe nuk ka kryer deklarim të rremë, ndërsa nuk gjendet në situatën e konfliktit të interesit. Ndërkohë që nga hetimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit rezultoi një pasaktësi në pagesën e 1.5 mln lekëve për blerjen e një apartamenti 6,5 milionë lekë. Shuma sipas prokurorit ishte dhënë nga baxhanaku, por nuk ishte përmendur në deklaratën e vettingut.

“Komisioni ka konstatuar pasaktësi në pagesën e 1.5 mln lekëve për blerjen e një apartamenti. Këtë shumë prokurori thotë se e ka paguar baxhanaku por se përmend në deklaratën e vetingut. Burim tjetër  i të ardhurave është deklaruar marrja e huasë në vlerën prej 5 milionë lekësh dhe shitja e shtëpisë në Gramsh në vlerën e 4000 dollarëve. Apartamenti 120 m2 u ble në vitin 2000 në shumën 6,5 milionë lekë në Golem i marrë me kredi. Kjo shumë e paguar, 1.5 mln lekë konfirmohet nga baxhanaku. Ky shtetas ka shlyer dhe detyrime të tjera për subjektin dhe persona të tjerë të lidhur me të dhe ky shtetas ka shlyer shumën prej 2.2 mln lekësh. Ai ka burime të ardhurash për të dhuruar këtë shumë. Për apartamentin 30 mijë euro nuk është paguar shuma prej 10 mijë eurosh. Apartamenti 55 metra katrorë është blerë në vitin 2006.

Subjekti ka pasuri të paluajtshme, pyje e kullotë, ka deklaruar për herë të parë në vitin 2014, 910 mijë metra katrorë nga kjo sipërfaqe, ka përfituar 30 mijë metra katrorë. Vajza ka marrë hua nga shtetasi S.L. dhe ky shtetas ka pasur të ardhura të ligjshme për krijimin e pasurisë. Llogari 21 mijë lekë, apartament banimi në Tiranë i blerë nga e bija me vlerë 9.8 milionë lekë. Ka një makinë ‘Audi A3’ blerë në 2014” thotë KPK-ja.  Për Drejtorinë e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar Artan Bajrami është në rregull. “Nuk ka kontakte me botën e krimit”. Po ashtu edhe për  aftësitë profesionale. ‘Rezulton se subjekti shqyrtuar 5 dosje penale në prokurorinë e përgjithshme, ka treguar korrektësi në zbatim të ligjit. Rezulton se qëndrimet e prokurorit janë mbështetur edhe nga gjykata për krime të rënda. Subjekti respekton standardin e rregullt ligjor. Nuk ka masa disiplinore ndaj ti dhe nuk ka po ashtu as edhe një denoncim, nga 2014-2016 është vlerësuar shumë mirë” thuhet në raport.

Pas konstatimit, prokurori është shprehur se ‘lidhur me fuoristradën që thoni ju, nuk është në pronësinë time por i kompanisë ‘ansig’. Për këtë kemi pasur autorizim përdorimi, jo se është në pronësinë time. Shpenzimet e riparimit dhe taksat po ashtu i ka paguar kjo kompani” tha ai. Vendimi për prokurorin do të jepet në datë 14 shkurt. Artan Bajrmani është prokurori që kishte dosjen e Dritan Dajtit në Apelin e Krimeve të Rënda. I pyetur nga mediat pas përfundimit të seancës nëse do bëjë rekurs në Gjykatën e Lartë ai u shpreh ‘Po, patjetër’. Heqja e dënimit përjetë për Dritan Dajtin nga Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda ka shkaktuar reagim të fortë të opinionit dhe politikës, ndërsa dje zyrtarisht Ministria e Drejtësisë i kërkoi Këshillit të Lartë Gjyqësor të shkarkojë pesë gjyqtarët që rrëzuan burgun përjetë për Dritan Dajtin dhe pranuan gjykimin e shkurtuar duke e dënuar përfundimisht me 25 vite burg.

/a.meta

Next Post
“E vrava, hajde më arrestoni”, telefonata e gradistit që ekzekutoi gruan me tre plumba

“E vrava, hajde më arrestoni”, telefonata e gradistit që ekzekutoi gruan me tre plumba

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Gafa e Donald Trump, harron se presidentja e Venezuelës është grua

Trump i jep Teheranit 48 orë afat për hapjen e Hormuzit, ose SHBA-ja do të “shkatërrojë” termocentralet e Iranit

March 22, 2026
Çmimi i karburantit, Rama: S’ka abuzime, monitorimi vazhdon! Ulëm akcizën për lehtësimin e shoferëve

Çmimi i karburantit, Rama: S’ka abuzime, monitorimi vazhdon! Ulëm akcizën për lehtësimin e shoferëve

March 22, 2026
“Shqipëria, rritje të qëndrueshme ekonomike”, Rama: Sa do të arrijë rritja në 2030-tën

“Shqipëria, rritje të qëndrueshme ekonomike”, Rama: Sa do të arrijë rritja në 2030-tën

March 22, 2026
Sot festa e Sulltan Nevruzit, Rama uron besimtarët bektashianë me pamje nga teqeja e Helvetive në Berat

Sot festa e Sulltan Nevruzit, Rama uron besimtarët bektashianë me pamje nga teqeja e Helvetive në Berat

March 22, 2026
Presidenti Begaj uron besimtarët për ditën e Sulltan Novruzit: Na kujton forcën e shpresës, dashurisë dhe unitetit

Presidenti Begaj uron besimtarët për ditën e Sulltan Novruzit: Na kujton forcën e shpresës, dashurisë dhe unitetit

March 22, 2026
Nga Madridi vjen një tjetër vlerësim për Tiranën, çmim ndërkombëtar si Qyteti Europian i Sportit 2023

Nga Madridi vjen një tjetër vlerësim për Tiranën, çmim ndërkombëtar si Qyteti Europian i Sportit 2023

March 22, 2026
Protesta e opozitës përpara Kryeministrisë! Policia njofton masat, ja rrugët që do të bllokohen

Protesta e opozitës përpara Kryeministrisë! Policia njofton masat, ja rrugët që do të bllokohen

March 22, 2026
Pas ndryshimeve të shpallura në Asamble, Rama mbledh sot drejtuesit politikë të qarqeve në selinë e PS

Pas ndryshimeve të shpallura në Asamble, Rama mbledh sot drejtuesit politikë të qarqeve në selinë e PS

March 22, 2026
Nga mungesa e fjalimeve te marshimet në rrugë e ngujimi para Kryeministrisë/ Skenarët e protestës së opozitës

Berisha mbledh sot mbështetësit e tij, protesta e radhës në Tiranë para kryeministrisë

March 22, 2026
A u rritën PS e PD në kurriz të LSI-së?

300 mijë me origjinë familjare bektashiane në Shqipëri

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In