• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Prokurori fal agresorin që plagosi 5 persona në xhami, Ahmed Kalaja: Vjen erë apo më duket mua?

by A R
25/07/2021 17:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Imami Ahmed Kalaja ka reaguar fort pas vendimit të prokurorit të çështjes që fal agresorin që plagosi me thikë 5 besimtarë.

Ngjarja ndodhi në prill të këtij viti kur një person me  thikë u fut në xhaminë “Dine Hoxha” dhe plagosi pesë persona. Personi që më pas u identifikua si Rudolf (Ridolf) Nikolla, nuk ndalej në sulmet e tij dhe se ai u neutralizua jashtë xhamisë falë besimtarëve, në momentin që po ndiqte me thikë disa persona. Ata e rrethuan dhe e goditën, por policia e shpëtoi agresorin nga një perceptim i kësaj hakmarrjeje.

Ngjarja ishte tejet e rëndë pasi ndodhi në muajin e shenjtë për besimtarët myslimanë, atë të Ramazanit. Sot pas tre muajsh prokurori Hysni Mulaj që kishte këtë çështje për këtë ngjarje të rëndë, që fillimisht u aludua se mund të klasifikohej edhe si një akt terrorist, e ka mbyllur pa paraqitur si kërkesë për dënim me burg për agresorin, por vetëm thjesht duke e cilësuar si të sëmurë mendor dhe duke kërkuar që t’i nënshtrohet kurimit.

Në bazë të dokumentit të publikuar nga vetë imam Ahmed Kalaja, prokurori i çështjes ka nxjerrë këto konstatime: “Personi në hetim Rudolf Nikolla vuan nga probleme të shëndetit mendor. 2) personi në hetim plotëson kriteret për diagnostiko për çrregullim psikotik i pa specifikuar. 3) Personi në hetim nuk është i përgjegjshëm për veprën e kryer, pasi gjykimi dhe sjellja e tij janë udhëhequr prej çrregullimit të mendimit, emocionit dhe perceptimit. 4) Personi nën hetim për shkak të sëmundjes prej së cilës vuan, nuk ka qenë në gjendje të kuptoj dhe të kontrolloj veprimet e tij dhe pasojat që rrjedhin prej tyre. 5) Personi në hetim, prezanton risk të lartë për sjellje të paparashikueshme. 6) Personi në hetim, aktualisht prezanton simptomë psikotike aktive, të sëmundjes prej së cilës vuan. 7) Personi duke vlerësuar riskun për sjellje të paparashikueshme nëpërmjet HCR 20, ku analizohet historia për sjellje të paparashikueshme, klinika aktuale e menaxhimit të riskut në të ardhmen, i rekomandohet masa mjekësore e “Mjekimit të detyruar në një institut mjekësor”, thuhet në dokument.

Më pas prokurori çështjes thekson dhe arsyen se pse nuk mund të japë një dënim me burg për këtë vepër penale. “Për sa i përket përgjegjësisë penale për kryerjen e veprës penale nga ana e të pandehurit Rudolf Nikollaj, për shkak se ai ka rezultuar i papërgjegjshëm para ligjit për veprën e kryer, e për pasojë nuk mund të akuzohet apo dënohet për kryerjen e saj, për këto arsye ne do i drejtohemi Gjykatës së Rrethit gjyqësor Tiranë, kjo në mbështetjet të neneve 46 të Kodit Penal dhe 46 të K. Pr. Penale me kërkesë: Për caktim e masës mjekësore “Mjekim i detyruar në një institucion mjekësor” ndaj të pandehurit Rudolf Nikollaj, sipas nenit 46, pika 2 e K, Penal”, thuhet në këtë dokument, ku bëhet i ditur edhe përfundimi i hetimeve.

Reagimi i imam Ahmed Kalasë

Ndaj këtij vendimi të prokurorit të çështjes ka reaguar imam Ahmed Kalaja, që ka cilësuar si të padrejtë. “Publikojmë për të gjithë ju mbylljen e hetimit mbi rastin e plagosjes së ndodhur në Ramazan. Çfarë bëhet? Ku synojnë? As gjyq as thirrje të të plagosurve?? A mund të jetë ndonjë familjar i prokurorit viktima e radhës ?! Vjen erë apo më duket mua ????”, shkruan Kalaja.

Rudolf Nikollaj njihej një person me precedentë penal, ai edhe më parë kishte plagosur një person tjetër në terminalin e autobusëve të Tiranës, duke e goditur me thikë. Ndërsa babai i tij shprehej se i biri ishte me të meta mendore dhe se ai u kthye në një praktikues i besimit mysliman, nga ai katolik që kishte, duke pretenduar se u mashtrua.

/a.r

Next Post
“Kemi parë kiamet me sy, shoferët po flinin”, flasin të mbijetuarit e aksidentit në Kroaci

"Kemi parë kiamet me sy, shoferët po flinin", flasin të mbijetuarit e aksidentit në Kroaci

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Presidenti iranian: Sulmet izraelite ndaj Libanit ‘shkelje flagrante’ e armëpushimit

Presidenti iranian: Sulmet izraelite ndaj Libanit ‘shkelje flagrante’ e armëpushimit

April 9, 2026
Vuçiç takohet me Sorensen: Dialogu mbetet rruga e vetme për zgjidhjen e çështjeve me Kosovën

Vuçiç takohet me Sorensen: Dialogu mbetet rruga e vetme për zgjidhjen e çështjeve me Kosovën

April 9, 2026
Ministrja Ibrahimaj: Ndërtimi u rrit me 17% në dekadën e fundit

Ministrja Ibrahimaj: Ndërtimi u rrit me 17% në dekadën e fundit

April 9, 2026
Hezbollahu rifillon sulmet kundër Izraelit, rreth 15 persona vriten në dy sulme në Libanin jugor

Hezbollahu rifillon sulmet kundër Izraelit, rreth 15 persona vriten në dy sulme në Libanin jugor

April 9, 2026
Studiuesi francez për Kadarenë: Mbrojtja nga Enver Hoxha i kushtoi humbjen e Nobelit

Studiuesi francez për Kadarenë: Mbrojtja nga Enver Hoxha i kushtoi humbjen e Nobelit

April 9, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Reuters: Rritet përsëri nafta. Irani po planifikon të vendosë një taksë prej afërsisht 1 dollar për fuçi

April 9, 2026
“Gjyqi mediatik i Veliajt, masakër gurësh e pështymash”, Rama: Prezumimi i pafajësisë, viktima më e madhe e reformës në drejtësi

Sektori i ndërtimit, Rama: E papranueshme që i hidhet baltë, po transformon Shqipërinë

April 9, 2026
Kumbaro në Kuvend: Trajtim financiar dinjitoz për 6761 punonjës të arsimit

Kumbaro në Kuvend: Trajtim financiar dinjitoz për 6761 punonjës të arsimit

April 9, 2026
Nga karta e rezidentit tek rezervimet me pagesë, lançohet Tirana Parking App

Nga karta e rezidentit tek rezervimet me pagesë, lançohet Tirana Parking App

April 9, 2026
Arrestohet 25-vjeçari me kallashnikov në Tiranë, bashkëpunëtori shpallet në kërkim

Arrestohet 25-vjeçari me kallashnikov në Tiranë, bashkëpunëtori shpallet në kërkim

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In