• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Prokurori anëtari i KED, Trenova: S’është hata nëse s’merr vizë amerikane, kam rezerva për Reformën

by Java News
07/02/2017 08:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokurori i Prokurorisë së Apelit të Tiranës Gentian Trenova është një nga 9 anëtarët e Këshillit të Emërimeve të Drejtësisë i sapozgjedhur, i pari institucion i ngritur rishtas si pjesë e paketës së reformës në drejtësi. I ftuar ekskluziv në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, bashkë një grup juristësh dhe profesorë të jurisprudencës, ai komentoi të gjitha zhvillimet e fundit në drejtësi por edhe përplasjen mes prokurorit Adriatik Llalla dhe ambasadorit amerikan Donald Lu. I diplomuar dhe në magjistraturë, me rezultate të shkëlqyera, studiues dhe autor I shumë librave në fushën e jurisprudencës për më tepër i cilësuar si një jurist me integritet, Trenova deklaron se kryeprokurori Lalla ka zbatuar ligjin dhe nuk ka bërë asnjë gabim me dërgimin e tre emrave për anëtarë të KED sepse sipas tij vetëm tre prokurorë i plotësonin kriteret.

Nga ana tjetër, i pyetur për historinë e vizave të refuzuara nga ambasada për një grup gjykatësish dhe prokurorësh ai u përgjigj: Nëse jep apo jo vizë dikujt këtë e di ambasada amerikane dhe askush nuk mund të kërkojë, insitojë dhe ta komentojë këtë. Por unë dua të them personalisht nuk kam kërkuar vizë dhe nuk më është refuzuar viza. Por nëse një ditë do ndodhte kjo nuk do më krijonte asnjë shqetësim. “Nuk do ishte hata nëse ske marrë vizë amerikane”, tha Trenova. Ndërkohë Trenova është I pari prokuror që shfaq hapur rezervat për reformën në Drejtësi.

“Kam pretendimet e mia lidhur me këtë reformë dhe jam shumë skeptik me të”, tha Trenova për dje për gazetarin Qafoku. Thembra e Akilit, roli i ri kryeprokurorit të përgjithshëm, për Trenova ka një problem themelor në këtë drejtim sepse nga një kryeprokuror me fuqi dhe pushtet të madh kalojmë në një stad tjetër me një kryeprokuror pa pushtet dhe një prokuror të thjeshtë të pushtetshëm, I cili nuk do ketë mbështetje dhe mbrojtje për ushtrimin e detyrës. “Atëherë si mund të kemi efikasitet me një prokuror të tillë kur nuk e kishim këtë me një kryeprokuror të fuqishëm”? Trenova e cilësoi pikërisht këtë një gabim të kësaj reforme.

Sipas tij, prokurori duhet të krijojë besim në vetvete dhe më pas të publiku. Nga ana tjetër Trenova komentoi edhe perceptimin e besimit për prokurorët dhe gjykatësit. Sipas tij, është krijuar perceptimi se gjykatësit dhe prokurorët në këtë vend nuk bëjnë. Por sipas meje personat e zgjedhur në poste të rëndësishme në institucionet e politikë janë të papërshtatshëm dhe të gjithë kërkojnë drejtësi te të tjerët. Sipas Trenovës në fakt vetë populli nuk e ushtron si duhet të drejtën e tij.

ma.me

Next Post
Licencat e mësuesve të rinj, publikohen datat e provimeve

Rritja e pagës për mësuesit, data kur do të zhvillohet provimi dhe programi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Apeli i GJKKO-së konfiskon apartamentin e Bashkim Dedjas!

Apeli i GJKKO-së konfiskon apartamentin e Bashkim Dedjas!

January 27, 2026
Efektivi vrau 20-vjeçarin se mbante pistoletë në dorë, arma e të riut rezulton plastike

Efektivi vrau 20-vjeçarin se mbante pistoletë në dorë, arma e të riut rezulton plastike

January 27, 2026
30 viktima nga stuhia në SHBA, mbi 20 shtete shpallin gjendjen e emergjencës

30 viktima nga stuhia në SHBA, mbi 20 shtete shpallin gjendjen e emergjencës

January 27, 2026
74-vjeçari në makinë përplas për vdekje 67-vjeçarin me biçikletë në aksin Velipojë-Shkodër

Aksident tragjik në Durrës, humb jetën i moshuari, prangoset 27-vjeçari

January 27, 2026
“M’u errësuan sytë”, zbardhet dëshmia e babait që plagosi vajzën: Isha nën efektin e alkoolit, ajo më injoronte

“M’u errësuan sytë”, zbardhet dëshmia e babait që plagosi vajzën: Isha nën efektin e alkoolit, ajo më injoronte

January 27, 2026
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Madhështore për Berishën, jo për opozitën

January 27, 2026
Kadastra e Vlorës vjen në Tiranë, punonjësit kundër vendimit, shkarkohet nëndrejtori Sokol Shehaj

Kadastra e Vlorës vjen në Tiranë, punonjësit kundër vendimit, shkarkohet nëndrejtori Sokol Shehaj

January 27, 2026
Kuvend, prezantohet pr.buxheti 2026 me vlerë 8.8 mld €/ Malaj: Rrit pensionet e pagat, përgatit vendin drejt BE-së

“508 mln lekë shtesë për Ujësjellësin”, Malaj: Fermerët në 2025 përfituan drejtpërdrejt 6.4 miliardë lekë

January 27, 2026
Trump rrit tarifat ndaj importeve nga Koreja e Jugut në 25%, tensione mes Uashingtonit dhe Seulit

Trump rrit tarifat ndaj importeve nga Koreja e Jugut në 25%, tensione mes Uashingtonit dhe Seulit

January 27, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

Padia e Veliajt ndaj prokurorit Dado meriton vëmendje të madhe publike

January 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In