• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Prokurorët specialë, opozitë e Ramës? Minxhozi: Gara s’është më pozitë-opozitë, në fushën e lojës ka zbritur SPAK

by Java News
11/09/2023 21:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analisti Skënder Minzhozi i ftuar në emisionin “Real Story” me gazetarin Sokoll Balla në ABC News, foli edhe në lidhje me SPAK-un si opozitë e Ramës.

Ai tha se tanimë gara nuk është  pozitë – opozitë, por në fushë ka zbritur edhe SPAK.

Sipas tij SPAK do të jetë gjithnjë e më shumë protagonist, por Rama po reflekton pasi është i pari që i ka rënë në kurriz.

“Unë mendoj se tani virtualisht gara për një protagonizëm social në Shqipëri, nuk është më pozitë- opozitë, në fushën e lojës ka zbritur SPAK. Ai për të cilin ne jemi lutur që të jetë aty.

Nuk duhet të harrojmë që ministrat së bashku me Ramën janë subjekt i konsumit. Po marrim ministret si Manastirliu apo Xhaçka që kanë disa vite, edhe ata pësojnë një konsum.

Dhe kur themi që Rama është i konsumuar, duhet të dimë që edhe ata që punojnë me Ramën janë konsumuar.

Në diskurin  publik ka hyrë edhe një temë e re, ka hyrë tema  e hetimeve nga SPAK. Unë mendoj që SPAK do të jetë gjithë e më tepër protagonist, sepse nëse marrin dy asambletë e fundit të PS. Në të parën duhet të ishte një “dasëm” pas fitores, por Rama i shkarkoi të gjithë. Ai u soll si pasojë e situatës që kishte krijuar SPAK.

Pse ndodhi kjo? Rama është i pari që po reflekton sepse të tjerëve nuk i kanë rënë ende mbi shpinë. Rama po reflekton duke riformatuar partinë dhe qeverinë në funksionon të kësaj lufte të re treshe dhe komponenti i treti është pikërisht SPAK.

Emërimet e ministrave të rinj, i reflektojnë këto realitete të reja brenda mazhorancës.

Vota e Braçes ishte personale, por ai ka mbajtur qëndrime që parimisht shkojnë kundër asaj vote që ai dha sot. Ai ka qenë për një  spastrim.

Votat e sotme për mua treguan ndër të tjera që ministrat janë objekt konsumi” tha Minxhozi.

Ndërkohë që analisti tjetër i ftuar në studio, Frrok Çupi u shpreh se mazhoranca ka krijuar mekanizma të bluarjes së çështjen para se ajo të shkoi në SPAK.

Ai theksoi se kryesorja është fakti që në intuitën e popullit hyn ideja se mazhoranca e mbështeti dhe e solli deri këtu reformën në drejtësi me mendimin që në radhë të parë do ta pësojë vetë.

Sa i përket opozitës dhe vetëshkatërrimit të saj, Çupi shprehet se kjo vjen pikërisht vjen për shkak të frikës dhe tensionit nga SPAK.

“Ka ndodhur dhe po ndodh që mazhoranca të ketë e krijuar një shans dhe të ketë një shans. Tani në raport me SPAK, mazhoranca po luan shansin dhe nuk po luan humbjen dhe ky është një problem interesant.

Sa më shumë njerëz nga mazhoranca thërret SPAK, madje edhe i dërgon në gjyq, madje bëhet edhe publike, mazhoranca nuk tronditet.

Dhe çfarë ka ndodhur? E para ka ndodhur kjo që konstatuat ju, që Rama, mekanizmi brenda qeverisë ka aplikuar një sjellje të vecantë që e bluan cështjen që ka shkuar në SPAK para se gjëja të marrë dhenë.

Kryeministri ka spostuar disa nga figurat shumë më shpejt se të merren në SPAK dhe ato kthehen në një vlerë. Në vlerën morale të vetëpastrimit.

Por kjo nuk është kryesorja, kryesorja është fakti që në intuitën e popullit hyn fakti që kjo mazhorancë e mbështeti e solli deri këtu reformën në drejtësi me mendimin që në radhë të parë do ta pësojë vetë.

Tani është e qartë që kjo mazhorancë ka një aftësi që krijoi një mekanizëm për të ndëshkuar njerëzit e vet.

Problemi tanimë është në opozitë, pse po vetëshkatërrohet? Pikërisht për shkak të frikës dhe tensionit” tha Çupi./m.j

Next Post
Ishte një kritik i ashpër, sot bashkëpunëtor me Bashën/ Kulluri shpjegon pse u rikthye te PD: Ftesa, akt politik i fortë dhe reflektim

Ishte një kritik i ashpër, sot bashkëpunëtor me Bashën/ Kulluri shpjegon pse u rikthye te PD: Ftesa, akt politik i fortë dhe reflektim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Matura Shtetërore 2025/ Mes kritikave dhe propozimeve për ndryshim, ekspertët ndajnë qëndrimet

Ndryshime në kurrikulat shkollore, Gjuha Shqipe e Qytetaria, dy nga tekstet që do të preken më shumë në arsimin parauniversitar

January 18, 2026
Dha dëshmi të rreme për vrasjen e motrës në 1997, zbutet masa ndaj 54-vjeçares dhe burrit të saj

Dha dëshmi të rreme për vrasjen e motrës në 1997, zbutet masa ndaj 54-vjeçares dhe burrit të saj

January 18, 2026
Transmisioni i eskavatorit e godet në ofiçinë, humb jetën 51-vjeçari në Mirditë

Goditi për vdekje punëtorin/ Arrestohet 32-vjeçari, drejtues i eskavatorit

January 18, 2026
Incident në Fier, njerëzit e Agron Kapllanajt përplasen me hetuesit e BKH-së dhe forcat operacionale! Disa të shoqëruar

U sekuestrua Ferrari dhe qindra kompjuterë! Detaje nga aksioni i SPAK kundër call-center: Kontroll në 28 ambiente

January 18, 2026
Hetimet/ Vijojnë kontrollet për Call Centera-t nga SPAK dhe BKH! 10 të arrestuar, në kërkim… Për të humbur gjurmët ndërronin zyrat

Aksioni në dy pallate në Tiranë, reagon SPAK: U arrestuan 6 persona, mashtronin europianët me investime në kriptomonedha

January 18, 2026
Terror i ICE në Minneapolis: Nën hetim guvernatori dhe kryebashkiaku! Mobilizohet Garda Kombëtare

Terror i ICE në Minneapolis: Nën hetim guvernatori dhe kryebashkiaku! Mobilizohet Garda Kombëtare

January 18, 2026

Prapaskenat në Venezuelë: Njeriu i hekurt i Maduros bashkëpunoi me SHBA për rrëzimin e tij

January 18, 2026
Plas sherri mes dy vajzave në Elbasan, e reja godet me shkop gome 24-vjeçaren

Dhunohen kunatat në Korçë, njëra arrestohet, tjetra nën hetim

January 18, 2026
Dënim i rëndë në Angli, trajneri përjashtohet për 12 vite nga futbolli

Dënim i rëndë në Angli, trajneri përjashtohet për 12 vite nga futbolli

January 18, 2026
Finalisti i AGT habit kryeministrin, Dashnor Bushi truke magjie me Ramën (VIDEO)

Finalisti i AGT habit kryeministrin, Dashnor Bushi truke magjie me Ramën (VIDEO)

January 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In