• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Prokurorët shkojnë në qeli, Ksera refuzon sërish të flasë

by A R
04/03/2016 09:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-ministri Spiro Ksera refuzon të japë shpjegime për Prokurorinë. Një oficer hetues i njësisë Task-Forcë Antikorrupsion ka shkuar në paraburgimin ku mbahet ish-ministri dhe i ka dhënë mundësinë Spiro Kserës për të dhënë shpjegimet e tij në lidhje me akuzën.

Pasi ka dëgjuar hetuesin e Task-Forcës, ish-ministri ka thënë se nuk dëshiron të japë asnjë shpjegim në këtë fazë të çështjes.

“Nuk do të jap asnjë shpjegim për ju pa u njohur me dosjen ndaj meje”, mësohet të ketë thënë Spiro Ksera raporton Panorama.

Ai ka kërkuar që të njihet me krejt dosjen që Prokuroria ka ndaj tij, me provat, me dëshmitë dhe me çdo fakt tjetër që ka shërbyer për ngritjen e akuzës. Vetëm pasi të ndodhë kjo, ish-ministri ka thënë se do të japë shpjegimet e tij në lidhje me shpërdorimin e detyrës dhe vjedhjen për të cilën akuzohet.

I dyshuari e ngriti këtë pretendim edhe në gjykatë, ku tha se nuk ishte pyetur asnjëherë për akuzën. Ish-ministri Spiro Ksera u arrestua më 29 janar, me urdhër të Prokurorisë së Tiranës. Kjo e fundit filloi hetimet për disa fonde të shpenzuara nga ana e Ministrisë së Punës në periudhën korrik 2013.

Me firmën e ish-ministrit Ksera, sipas Prokurorisë, janë shpenzuar 300 milionë lekë për mbajtjen e gjashtë aktiviteteve.

Sipas listës së Prokurorisë, aktivitetet kanë qenë: “Prioriteti i minoriteteve-Barazi në të drejta”; “Kapërceni paragjykimet – Njihni romët”; “Ne sfidojmë të gjithë së bashku”; “Të ndryshëm, por të barabartë”; “Përfshirje sociale – Drejtësi sociale” dhe “Mosha e tretë, vlerë për shoqërinë”. Bazuar në kallëzimin e KLSH-së, Prokuroria ka sekuestruar dosjet e këtyre gjashtë aktiviteteve në Ministrinë e Punës.

Nga verifikimi i bërë ka rezultuar se në dosjet e mbajtura për paratë e shpenzuara në secilin aktivitet, kishte dokumente fiktive. Më konkretisht, në fotot dhe videot e ruajtura në CD për aktivitetet në fjalë, ishin futur imazhe dhe pamje të tjera që nuk kishin asnjë lidhje. Kështu, në dy dosje janë gjetur foto të njëjta, por që ishin manipuluar me fotoshop.

Fotot e futura në dy dosje për të justifikuar shpenzimin e parave i përkisnin një aktiviteti të vetëm, që ishte organizuar nga OJF të huaja dhe jo me fondet e Ministrisë. Në të njëjtën mënyrë, sipas Prokurorisë, janë manipuluar gjashtë dosjet e aktiviteteve duke futur foto dhe video që nuk kanë lidhje pasi aktivitetet në fjalë nuk kanë ndodhur.

Next Post

Në Spanjë konfiskohen 20 mijë uniforma të ISIS-it

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Hajdutë të gjithë Shqipërisë, rrëmbeni pushkët”: Agron Tufa po ju thërret

Agron Tufa: Për rrëzimin e Ramës duhen protestues që janë gati të vdesin për Berishën

March 11, 2026
Hoxha telefonatë me homologun izraelit: Shqipëria në solidaritet të plotë me popullin tuaj

Hoxha telefonatë me homologun izraelit: Shqipëria në solidaritet të plotë me popullin tuaj

March 11, 2026
Kriza e naftës, Japonia dhe Gjermania hapin rezervat e emergjencës

Kriza e naftës, Japonia dhe Gjermania hapin rezervat e emergjencës

March 11, 2026
Pas përplasjes me Trump, Spanja merr vendimin drastik, tërheq ambasadorin në Izrael

Pas përplasjes me Trump, Spanja merr vendimin drastik, tërheq ambasadorin në Izrael

March 11, 2026
Incidenti Berisha-Alibeaj, Rama: Fragment xhudist që erdhi në Kuvend nga selia e PD

PD kërkon seancë dëgjimore me Ramën për editorialin me Vuçiç mbi integrimin e Ballkanit në BE

March 11, 2026
Analizë: Nisma e GJL për standardin e paraburgimit dhe paradoksi i PD në sjelljen ndaj ligjeve

Analizë: Nisma e GJL për standardin e paraburgimit dhe paradoksi i PD në sjelljen ndaj ligjeve

March 11, 2026
GJK kthen për rishqyrtim çështjen ndaj Gentjan Manajt

‘Kushtetuesja’ shqyrton më 20 maj kërkesën e Veliajt për rrëzimin e vendimeve të GJKKO

March 11, 2026
Nga lufta e Kosovës në Serinë A, Ylber Ramadani rrëfen rrugëtimin e vështirë

Nga lufta e Kosovës në Serinë A, Ylber Ramadani rrëfen rrugëtimin e vështirë

March 11, 2026

Zbatohet vendimi i GJKKO-së, Veliajt i dërgohet në burg dosja me 28 mijë faqe

March 11, 2026
Ndërhynë amerikanët? Anulohet tenderi për Portin e ri në Porto Romano

Ndërhynë amerikanët? Anulohet tenderi për Portin e ri në Porto Romano

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In