• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Prokurorët nuk përgjigjen për udhëtimet e Tahirit me Habilajt jashtë shtetit

by Java News
20/10/2017 11:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nën drejtimin e kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi, po zhvilloht mbledhja e Këshillit të Mandateve në Kryesinë e Kuvendit për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë për heqjen e imunitetit të Saimir Tahirit.

Vetë ish-ministri i Brendshëm është i pranishëm në këtë mbledhje, por do të jetë avokati i tij Artan Hadaraj që do të flasë për të. Ndërsa organi i akuzës është përfaqësuar nga kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besnik Hajdarmataj.

Ai kërkoi që mbledhja të zhvillohej me dyer të mbyllura, për shkak të sekretit hetimor, por kjo kërkesë nuk u pranua nga Këshilli dhe mbledhja vijoi me dyer të hapura.

Kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe njëherazi prokurori i çështjes “Tahiri”, Besim Hajdarmataj deklaroi se ka bindje se Saimir Tahiri është pjesë e grupit kriminal “Habilaj””

Ai ka thënë gjithashtu se procedimi penal është regjistruar vetëm tre ditë më parë, 17.10.2017, pas shkrimeve në mediat italiane. Kjo ka sjellë reagimin e përfaqësuesve të maxhorancës të cilët pretendojnë se Prokuroria nuk ka prova konkrete, por i referohet asaj që kanë shkruar mediat.

Prokuroria ishte e paqartë edhe ne lidhje udhetimet e Tahirajt ne Greqi.

Minutë pas minute

Ora 13:46 Tahiri: Më thoni që kam dalë i shoqëruar jashtë shtetit i shoqëruar nga Habilajt. Mund të më tregoni se me kë?

Prokurori: Kemi paraqitur prova të mjaftueshme. Nuk kam arsye të përgjigjem për këtë

Ora 13:36 Tahiri: Audi që kam shitur nuk është përfshirë në trafik droge, kam vendim për ketë nga prokuroria

Tahiri: Kam vendimin e prokurorisë, përsa i përket audit tim, nuk ka asnjë fakt për trafik droge. Kjo çështje është mbyllur dhe rezultoi se makina që kam shitur nuk është përfshirë në trafik droge. Pse nuk nisët që atë vit një hetim më të thelluar

Ora 13:32 Tahiri: Kam qenë vetë në prokurori, jeni në dijeni

Tahiri: Më 11 shtator të 2015 kam shkuar te prokurori i përgjithshëm dhe kam kërkuar të hetohem për akuzat ndaj meje për lidhjen me Habilajt dhe akuzat për makinën si e përfshirë në trafik drogë. Për këtë është regjistruar procedim penal, i cili është mbyllur. Do vijë dita për të bërë politike, por sot jam këtu vetëm për të vërtetën. Ju thatë se nuk kishte referim nga policia, por unë jam paraqitur vetë në prokurori  dhe ju keni regjistruar procedim penal me numër 15/82 , për të cilin kam marrë pafajësi

Prokurori: Unë flas me autoritetin e prokurorisë për krimet e rënda. Nuk ka material të referuar nga policia

Prokurori: Jeni përballë një skandali politik, Tahiri: Mos u merr me këtë punë

Ora 13:21 Halimi: Ndërpritni gjyqin ndaj prokurorëve. Mbyllni seancën dhe le të na njohin me provat pa mediat

Ora 13:15 Tahiri nuk figuron si i vënë në hetim nga prokuroria e Katanias

Manja:  A keni dijenin nëse figuron emri i Tahirit në prokurorine e Katanias si i marrë në hetim?

Prokurorja: Nuk mund të flasim për prokurorine e Katanias, se çfarë vendimesh merr. Tahiri nuk figuron si i vënë në hetim nga prokuroria e Katanias

Manja: Pse nuk shkuat tek gjykata të merrnit një vendim arresti, pastaj të vinit në Kuvendin e Shqipërisë me masën e arrestit? Nëse i keni provat pse nuk shkuat në gjykatë? Apo nuk e bindni gjykatën me gazetë?

Prokurori: E thotë qarte kodi i procedurës penale

Ora 13:09 Dritan Zagani nuk përfshihet në hetim

Naco: A përfshihet Zagani në hetim?

Prokuroria: Dritan Zagani nuk përfshihet si veprim hetimor

Ora 13:00 Prokuroria Elizabeta Imeraj: Nuk jemi me mendje të dyzuar, kerkojme arrestimin

Hysi pyet prokuroren: Po mbron edhe doktoraturen, a ka indicie që të kërkohet arrestim në bazë provash në gazetë?

Prokurorja: Më keni dhëne edhe mësim dhe nuk po e marr pyetjen intimiduese. Nuk jemi me mendje të dyzuar. E kemi parë të arsyeshme me vend, të bazur në prova dhe në ligj që të kërkojmë arrestimin. Nuk është pak të kapet 4 ton kanabis në Itali dhe 4 tonë në Shqipëri. Është i njëjti grup, janë të nëjtët persona. Unë po flas në raport me faktet penale. I qëndrojme kërkesës së bërë

Ruçi-Çuçit: Mos i ndërhyj prokurores.

Ora 12:52 Hysi kërkon prova, por prokurorët flasin vetëm për dokumentin që u publikua në media

Hysi: Ku i keni provat për Tahirin? Kërkesa për arrestim paraqitet me prova dhe fakte?

Prokurori: Disa prova nuk kemi mundësi t’i thëmi këtu. Kemi autorizim të gjykatës për të mos dhënë disa prova.

Hysi: E vetmja provë që këni janë përgjimet e Habilajve

Prokurori: I kemi harmonizuar me detaje të tjera. Në dy regjistrimet e bëra në 2016, nuk e kemi proceduar penalisht Tahirin.

Ora 12:45 Prokuroria e paqartë për daljet e Tahirit në Greqi me makinen e Habilajve

Prokurorja: Informacioni se Tahiri ka udhëtuar me mjetin që u shiti Habilajve, një vit pas shitjes, ka kohe që e dime, por kjo nuk përbën vepër penale. Por pas daljes së përgjimeve, lindin dyshime të arsyeshme për implikim të ish-ministrit. Pas shitjes së mjetit me 5/11/2013 ka rezultuar se ka udhëtuar edhe një herë me të njëjtin mjet. Habilaj ka udhëtuar në Greqi me makinën e blerë nga Tahiri, por me mjetin është kthyer Tahiri dhe jo Habilajt

Hysi: Kjo nuk është e saktë, sepse keni thënë se ka qenë i shoqëruar me Habilajt dhe të tjerë? Kush janë ata?

Hajdarmataj: Një njërin nga udhëtimet në Greqi, Tahiri shkoi me makinën  e tij, por u kthye me makinë që i kishte shitur Habilajve

Ora 12:35 Deri në 2016 nuk kishte asnje material per Habilajt

Halimi: Kur e doni vendimin e Këshillit të Mandateve, sot nesër apo pas një jave?

Prokurori: Ketë e vendosni ju.

Halimi: A ka rrezik për prishjen e provave? Si e niset kerkesen per procedim?

Prokurorja: Ekziston rreziku i prishjes së provave

Prokurorja: Procedimi kryesisht nisi pas daljes së informacioneve në media, pas marrjes së informacioneve nga Italia, ka nisur hetimi i plote. Kemi kërkuar të gjitha detajet që disponon drejtësia italiane. Deri në 2016 nuk kishte asnje material per Habilajt

Ora 12:26 Çuçi: Nuk sollet asnjë fakt për implikimin e Tahirit

Çuçi: Po përsërisim ato që janë thënë në media këto tre ditë. Nuk doli lidhja shkaksore e Tahirit me dy trafikantë kriminele. U fol vetëm për Habilajt dhe asgjë për Tahirin. Deri tani është folur, nuk keni sjellur asnjë provë. E vetmja gjë që thatë është se Tahiri ka qenë në Greqi. Nuk jemi në kushtet e flagrancës. Ju kërkoni të drejën për të shkuar në gjykatë për të kërkuar burg për Tahirin, apo nëse na bindni me prova të bëni arrestimin e tij menjëherë?

Prokurori: Kërkojmë autorizim për arrestimin dhe kontrollin e personit dhe të vendeve

Çuçi: Jemi në kushtet e një kërkese për masë shtrënguesë, që e merr vetëm gjykata, që do të thotë se nëse merrni autorizim nga kuvendi, do shkoni në gjykatë për të kërkuar arrestimin?

Prokurori: Kur të marrim autorizimin, do ju tregojmë

Ora 12:20 Manja: Arrestimi për Tahirin kërkohet bazuar në lajme portalesh

Manja: A mund të kërkohet arrestimi i një qytetari me një lajm portalesh?

Prokuroria Elizabeta Imeraj: Në rrastin konkret ekziston mundësia e ikjes së deputetit për tiu shmangur hetimeve

Manja: Nuk jemi mbledhur për Habilajt, për për Tahirin. A e keni regjistruar në procedim ish-ministrin në 2016?

Manja: Emrin e Tahirit e keni regjistruar me materialin e dalur në gazeta dhe portale

Ora 12:11 Si u njoh prokuroria me materialin

Manja: Ju thate se për procedimin e nisur me 17/10/2017 materialet nga Italia ju kanë ardhur më datë 19 në prokurori. Letërpororisa që i niset Italisë, a ka kaluar përmes ministrisë së drejtësisë?

Gentian Osmani: Kemi marrëveshje dypalëshe me Italinë për çështjet penale dhe aktet janë dërguar drejtpërdrejtë nga autoritetet italiane në prokurorinë. Kuptohet se e kemi njoftur ministrinë e drejtësisë

12: 03 Prokuroria pranon se ka nisur hetimin pas lajmeve në media

Ulsi Manja: Cila është baza e procedimit penal? Dhe në cilën datë e keni regjistruar Tahirin në regjistrin e veprave penale?

Hajdarmataj: Është regjistruar me nr.313, 17.10.2017, pas publikimit të lajmeve në media. Kemi nisur procedim penal kryesisht. Do të shkëmbejmë të dhëna me drejtësinë italiane.

Manja: I drejtoheni Kuvendit për autorim për arrestimin e Tahirit. Kush ju ka penguar që të zhvilloni hetime proaktive që i filluat nëpërmjet gazetës për të konkluiduar në mbledhjen e provaveve e fakteve?

Hajdarmataj: S’i kemi ndaluar hetimet.

Ora 11:55 Ja për çfarë akuzohet Tahiri

Aliebaj: Kush janë veprat penale që akuzohet Tahiri?

Prokuroria: Trafikim i lëndëve narkotike, i kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal si dhe për veprat penale të korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë.

Prokuroria: Ne kemi kërkuar arrestim dhe heqjen e imunitetit dhe njëkohësisht për kryerjen e kontrolleve në banesa. Ne kemi shkëmbyer letër porosi me autoritetet italiane një pjesë e kemi marrë përgjigjen dhe jemi në pritje për akte të tjera. Në këtë situatë ne kemi kërkuar autorizmin për arrestimin dhe heqjen e imunitetit

Ulsi Manja-Prokurorisë: I kërkohet dhënia e arrestit, apo heqja e mandatit për hetim apo kontroll banese. Sepse janë dy kërkesa të ndryshme.

Ora 11:46 Prokurori: Nuk kemi ardhur për të kërkuar arrestimin e Tahirit, sepse lejën e jep gjykata, kemi ardhur për të kërkuar heqjen e imunitetit të tij.

Ora 11:43 Prokurori: Kur Tahiri ishtë në Greqi, njëri nga vëllëzërit i ka dërguar mjetin Tahirit

Ka biseda kompromentuese për ish-ministrin Tahiri. Kishim të dhëna se ky grup kriminal e ushtronte aktivitetin e saj i pashqetësuar, duke iu referuar bisedave krijohet dyshimi i arsyeshëm se është i përfshirë edhe Tahiri. Kemi bërë verifikime që përforcojnë bindjen tonë të brendshme. Bisedat përputhen me veprimet. Kemi bërë verifikime në sistemin TIMS dhe na ka rezultuar se Tahiri ka ripërdorur atomjetin që i kishte shitur Habilajve. Tahiri ka udhëtuar kryesisht në Greqi me këtë automjet. Ndërkohë që Tahiri ishtë në Greqi, njëri nga vëllëzërit i ka dërguar mjetin Tahirit, me të cilin është kthyer nga vendi fqinj.

Ora 11:38 Prokurori: Ka akoma punjës policie që bashkëpunojnë me Habilajt

Në grupin kriminal të Habilajve të përfshirë edhe efektivë policie. Aktiviteti kriminal zhvillohej kryesisht në Vlorë. Disa efektive siguronin kushtet dhe mundësite që grupi kriminal të ushtronte aktivitetin e tij kriminal. Kemi mbledhur prova dhe të dhëna që implikojnë punonjës policie. Kemi arritur të provojmë dhe dokumentojnë se në fshatin Babicë ishte e magazinuar një sasi lëndë narkotike e bërë gati për transport përtej brigjeve. Kemi fillur kryerjen e veprimeve hetimore. Ka akoma punjës policie që bashkëpunojnë me Habilajt. Bëhet fjalë për policët e Vlorës

Ora 11:20 Mazhornca: Nuk kemi gjë për ti fshehur publikut

Ulsi Manja: Opinioni publik kërkon të dijë faktet e prokurorisë, por edhe provat. Ato që klasifikohen sekrete mund ti administrojnë vetëm deputetët. Në fund të fundit duam të dimë cfarë kërkon prokuroria. Nuk kemi asgjë për ti fshehur publikut. Propozojmë që seanca të zhvillohet me dyer të hapura.

Ora 11:15 Opozita: Seanca me dyer te hapura

Alibeaj: Unë e kuptoj seriozitetin e Prokurorisë dhe i jap të drejtë. Kjo është një kërkesë e drejtë nga pikëpamja e prokurorisë. Por mbledhja e Këshillit të Mandateve është e Parlamentit që do të thotë që është kërkesë e publikut që kjo të jetë e hapur. Propozimi është që ti gërshetojmë të dyja. Kur të prezantohet dokmenti sekret seanca të jetë e mbyllur, ose në fund kur të diskutojmë materialet sekret seanca të jetë e mbyllur. Por jemi në kushtet kur publiko do të dijë. Ky ishte propozimi ynë.

Ora 11:20 Prokuroria kërkon që seanca të zhvillohet me dyer të mbyllura

Prokuroria: Ne tashmë kemi paraqitur një kërkesë në lidhje me arrestimin e deputetit Saimir Tahiri. Duke iu referuar edhe sipozitave kushtetuese, duke qenë që ne disponojmë dokumentacion që përbën edhe sekret, i kërkojmë komisionit që kjo seancë të bëhet me dyer të mbyllura.

***

Prokuroria ka kërkuar që mbledhja të zhvilohet me dyer të mbyllura për shkak të sekretit hetimor.

“Kemi paraqitur kërkesë për arrestimin e Tahirit. Disponomë dokumentacion që përbën edhe sekret. Kërkojmë që seanca të zhvilohet me dyer të mbyllur. Kemi ardhur me një kërkesë serioze. Kemi dokumentacion me vetë dhe nuk kemi ardhur për të bërë shoë mediatik. Jemi gati të përballemi me komisionin”, tha  Besim Hajdarmataj, drejtues i prokurorisë për Krimet e Rënda

Ruçi kërkoi ndihmën e ekspertëve për rastin.

“Të më ndihmojnë ekspertët e parlamentit për praktikën e ndjekur”, deklaroi Ruçi

PD kerkoi që te alternohen te dyja

Mazhornca: Nuk kemi gjë për ti fshehur publikut

Ulsi Manja: Opinioni publik kërkon të dijë faktet e prokurorisë, por edhe provat. Ato që klasifikohen sekrete mund ti administrojnë vetëm deputetët. Në fund të fundit duam të dimë cfarë kërkon prokuroria. Nuk kemi asgjë për ti fshehur publikut. Propozojmë që seanca të zhvillohet me dyer të hapura. 

***

Pas kërkesës së prokurorisë, lidhur me heqjen e mandatit të deputetit Saimir Tahiri dhe dhënien e autorizimit për ndalimin e tij është mbledhur Këshilli për Rregulloren, Imunitetin dhe Mandatet.

Pas vendimit të Këshillit, nëse pranohet kërkesa e Prokurorisë pritet një seancë parlamentare ku do të votohet nga parlamenti për heqjen e mandatit të Tahirit.

Ish-ministri akuzohet nga Prokuroria për Krime të Rënda për dy vepra të rënda penale, atë të “Trafikut të narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal dhe “Korrupsionit pasiv të zyrtarë të lartë shtetërore dhe të zgjedhurve vendorë”.

vijon…

 

 

Next Post
Ja kush është mafiozi i klanit katanez që fundosi Habilajt

Ja kush është mafiozi i klanit katanez që fundosi Habilajt

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përplasja e trenave, Spanja do të paguajë 20 milionë euro për familjet e viktimave

Përplasja e trenave, Spanja do të paguajë 20 milionë euro për familjet e viktimave

January 27, 2026
26 persona bien në pranga nga policia e Minneapolis/ Po protestonin para hotelit ku qëndronte komandanti i ICE-së

26 persona bien në pranga nga policia e Minneapolis/ Po protestonin para hotelit ku qëndronte komandanti i ICE-së

January 27, 2026
“Doktori përbalti Shqipërinë në KE, turp kombëtar”/ Përplasja në Kuvend, Korreshi i kthehet deputetit të PS: Mos na bëni sikur shpikët…

“Doktori përbalti Shqipërinë në KE, turp kombëtar”/ Përplasja në Kuvend, Korreshi i kthehet deputetit të PS: Mos na bëni sikur shpikët…

January 27, 2026
Aksidenti tragjik me 7 viktima në Rumani, në makinë ndodheshin edhe dy shqiptarë

Aksidenti tragjik me 7 viktima në Rumani, në makinë ndodheshin edhe dy shqiptarë

January 27, 2026
FOTOT/ Kokaina iu vinte me avion nga Meksika, dënohen çunat kuksianë të Liverpulit

FOTOT/ Kokaina iu vinte me avion nga Meksika, dënohen çunat kuksianë të Liverpulit

January 27, 2026
Tirana, fushëbeteja kryesore për zgjedhjet e 11 Majit/ Çupi: Berisha në Parlament, fyerje për popullin

Padia e kryeministrit në Kushtetuese/ Çupi: Drejtësia ka rënë në pozitat që nuk po kërkon drejtësi, por pushtet

January 27, 2026
Spanja miraton dekretin për legalizimin e rreth 500 mijë emigrantëve pa dokumente

Spanja miraton dekretin për legalizimin e rreth 500 mijë emigrantëve pa dokumente

January 27, 2026
Ditët më me fat për martesë në vitin 2026 dhe ato që duhen shmangur! Ja cilat janë datat perfekte

Ditët më me fat për martesë në vitin 2026 dhe ato që duhen shmangur! Ja cilat janë datat perfekte

January 27, 2026
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Për të gjithë ata që mendojnë se po “vetëposhtërohemi” në Izrael

January 27, 2026
Kryeministri i futet komedisë, Starmer përqesh Macron dhe del në skenë me syze

Kryeministri i futet komedisë, Starmer përqesh Macron dhe del në skenë me syze

January 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In