• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Prokurimet nga NATO, Peleshi takim me përfaqësues të Aleancës dhe biznesit shqiptar

by A R
12/06/2024 14:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi mori pjesë në një takim mes përfaqësuesve të Agjencisë së NATO-s për Komunikimin dhe Informacionit (NCIA), të Mbështetjes dhe Prokurimit (NSPA) si dhe të Departamentit Amerikan të Mbrojtjes me përfaqësues të dhomave të tregtisë, industrisë, sipërmarrës, kompani e biznese.

Ky aktivitet i titulluar “Dita e Industrisë” kishte si synim dhënien e një informacioni mbi procedurat e prokurimit, legjislacionit dhe kushtet që duhet të plotësojnë operatorët ekonomikë në Shqipëri për të marrë pjesë në prokurimet ndërkombëtare, por edhe për të përcaktuar një bashkëpunimim mes bizneseve shqiptare dhe agjencive të NATO-s.

Gjatë fjalës së tij, ministri Peleshi nxiti përfaqësuesit e biznesit të aplikojnë dhe të përfitojnë nga këto projekte, duke shprehur nga ana tjetër gatishmërinë e Ministrisë së Mbrojtjes për krijimin e urave të duhura të bashkëpunimit ndërmjet operatorëve privatë shqiptarë dhe përfaqësuesve të strukturave me përvojë të NATO-s.

“Konfliktet kanë bërë që kërkesa të rritet shumë për armatime, për ushqime apo mallra të tjera që prokurohen në këto agjenci të NATO-s. Bota e madhe e konflikteve në rritje ka sjellë edhe rritje të kërkesës dhe ne ju ftojmë të përfitoni nga këto kontrata. Tashmë keni më shumë se 30 vite eksperiencë. Kemi kompani të shkëlqyera që sa herë kanë dalë jashtë vendit kanë fituar besim për shkak se e kanë rritur standardin”, u shpreh Ministri i Mbrojtjes.

Në këtë aktivitet që u mbajt në Qendrën e Invacionit, ministri Peleshi evidentoi edhe disa nga projektet që po marrin jetë në këtë qendër e që do tu vijnë në ndihmë sipërmarrjeve.

“Deri dje ka pasur një mur mes Ministrisë së Mbrojtjes dhe botës së biznesit. Dukej një tabu dhe një sektor i padepërtueshëm për ç’ka ndodh sot në botën e inovacionit dhe teknologjisë. E kundërta është e vërtetë. Ne kemi sot mundësi të mëdha edhe kombëtare, por mbrapa nesh është një perde tjetër, e cila do të hapet sot dhe është shumë herë më e madhe, mundësia e NATO-s”, shpjegoi ministri Peleshi.

Para sipërmarrësve, ministri foli edhe për nismën e re për rigjallërimin e industrisë ushtarake në vend.

“Ne po punojmë fort për të ndërtuar kuadrin ligjor dhe më vonë edhe institucional të insdustrisë ushtarake në vendin tonë. Të gjithë e dini që ne vijmë nga një e kaluar e një gjigandomanie  të ushtrisë, ku i gjithë populli ishte ushtar, pastaj u pasua nga një kohë tjetër e detyrueshme demilitarizimi dhe sot jemi në një kohë kur e kemi tejkaluar këtë pjesë të historisë. Jemi anëtarë të NATO-s, duam dhe duhet të luajmë edhe ne pjesën tonë në industrinë e ushtarake të Aleancës. Kemi asete të së shkuarës, të cilat me investime të përbashkëta mund të riaktivizohen. Por së pari na duhet një kuadër ligjor i përshtatshëm dhe incentiva për investime. Kemi parasysh këtu jo vetëm investitorë të huaj, por kemi edhe investitorë shqiptarë që mund të mos kenë përvojë në këtë fushë, por janë të gatshëm të jenë partnerë në këtë industri të re që do të fillojë të marrë jetë që këtë vit. Është një takim për të hapur perdet e mundësive dhe për të bashkëpunuar me sipërmarrjet shqiptare”, u shpreh z.Peleshi.

“Dita e Industrisë” lindi si një ide në Bruksel në muajin shkurt. Ndaj në këtë takim Ministri i Mbrojtjes falenderoi edhe Dorina Canin, oficere për kontratat pranë Agjencisë së NATO-s për Komunikimin dhe Informacionit (NCIA), e cila kontribuoi në organizimin dhe dhënien e informacionit të nevojshëm për përfaqësuesit e biznesit.

/a.r

Next Post
Nis zbatimi i regjimit të lirë të trafikut lokal kufitar Kosovë-Shqipëri, Rama: Në Morinë dhe Vermicë, korsi të dedikuara

Nis zbatimi i regjimit të lirë të trafikut lokal kufitar Kosovë-Shqipëri, Rama: Në Morinë dhe Vermicë, korsi të dedikuara

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: Objektivi për të fituar të gjitha bashkitë, provokim i PS

March 24, 2026
“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

March 24, 2026
Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

March 24, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: PS nuk ka nevojë t’i fitojë zgjedhjet, mjafton të shohë humbjen e PD-së

March 24, 2026
Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

March 24, 2026
Në 15-vjetorin e ’21 Janarit’, xhaxhai i Aleks Nikës shkon në SPAK: Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi!

“Berishën mezi e morën në pyetje”, Mark Nika flet pas ‘vizitës’ në SPAK: S’ka vullnet për ta hetuar 21 Janarin…

March 24, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

“Kryetarit i ndërpritet mandati nëse humbet zgjedhjet,” Salianji: Nëse Berisha nuk largohet, vendos gjykata

March 24, 2026
“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

March 24, 2026
Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

March 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Gjuetia e shtrigave e Berishës, dëshpërim apo taktikë?

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In