• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

PROJEKTLIGJI/ Si do të fshihen taksat e papaguara të makinave dhe si do çregjistrohen

by Java News
21/01/2017 10:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor llogarit rreth 140.644 mjete që nuk kanë paguar taksa ose që kanë paguar si taksë të fundit para ose deri në dhjetor të 2011- s, që do të nxirren nga qarkullimi. Me draftin e faljes së detyrimeve, që pritet të kalojë së shpejti në qeveri, këtyre mjeteve do t’u fshihen taksat e papaguara, ndërsa mjeti do të çregjistrohet, pra do t’i ndalohet qarkullimi. Nëse pronari i makinës kërkon të mbajë mjetin në qarkullim, është i detyruar të paguajë taksat për periudhën janar 2011 deri në dhjetor 2014, me përjashtim të gjobave dhe kamatëvonesave.

“Panorama” shkruan se eEfekti financiar në total nga falja për këto mjete e llogaritur nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit rrugor është 11.3 miliardë lekë. Gazeta boton sërish draftin e fshirjes së detyrimeve për makinat, procedurat si do të bëhet falja e detyrimeve dhe shmangia për çregjistrimin e mjetit.

FSHIRJA E TAKSAVE E ÇREGJISTRIMI

Sipas draftit të qeverisë, fshirja e detyrimeve do të bëhet për ato makina që nuk kanë paguar asnjë taksë deri në 31 dhjetor të 2011-s. Për këto makina do të fshihen detyrimet, ndërsa mjeti do të ndalohet të qarkullojë. Drafti parashikon që pronari i makinës të paraqitet pranë Drejtorisë së Transportit Rrugor brenda 6 muajsh, pas hyrjes në fuqi të ligjit, për të kryer pa pagesë veprimet e heqjes nga qarkullimi të mjetit apo për të kërkuar moskryerjen e heqjes nga qarkullimi dhe mbajtjen e tij aktiv.

Në rast se pronari i makinës nuk paraqitet brenda 6 muajve, mjeti do të çregjistrohet nga Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor dhe targa e makinës së çregjistruar i dërgohet Policisë së Shtetit për bllokimin dhe sekuestrimin e tyre. Nga të dhënat zyrtare të Drejtorisë së Transportit, shumica e këtyre mjeteve nuk janë aktive, pra nuk kanë bërë asnjë shërbim pranë Drejtorisë së Transportit, por janë të trashëguara nga regjistrat e Policisë. Këto mjete pritet të çregjistrohen, pra të hiqen nga regjistrimi, pasi nga këto nuk pritet asnjë e ardhur dhe shumica e tyre janë shitur për skrap.

MBAJTJA E MAKINËS NË QARKULLIM

Amnistia parashikon 6 muaj afat që debitorët të shlyejnë taksat e makinave, me qëllim që mjeti të mos çregjistrohet. Sipas draftit të qeverisë, qytetarët që paraqiten në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor dhe kërkojnë moskryerjen e procedurës së heqjes nga qarkullimi të mjetit, pra kërkohet që ai të mbahet aktiv, u fshihen të gjitha detyrimet tatimore, para dhjetorit të 2010-s, me kushtin që pronari i makinës të paguajë detyrimet e papaguara për periudhën janar 2011 deri në dhjetor 2014.

Nëse ai paguan 100 për qind detyrimet pas dhjetorit të 2010-s deri në 2014-n, atij jo vetëm që i fshihen detyrimet e mëparshme, i falen edhe gjobat e kamatëvonesat e krijuara si rezultat i mospagimit të taksave, por edhe makina nuk i del nga qarkullimi. Bëhet fjalë për pagimin e taksës vjetore të regjistrimit të makinës, taksën vjetore të qarkullimit rrugor, taksën vjetore të mjeteve të përdorura dhe taksat e mjeteve luksoze.

NENI PER FALJEN

Neni 12

1.Përveç sa parashikohet në këtë ligj, në përputhje me përcaktimet sipas këtij neni, hiqen nga qarkullimi të gjitha mjetet e regjistruara në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor, për të cilat nuk është kryer asnjë veprim me këto mjete pas datës 31 dhjetor 2011 e në vijim.

2. Në zbatim të pikës 1 të këtij neni, heqja nga qarkullimi e këtyre mjeteve bëhet pasi fshihen detyrimet tatimore të papaguara për to, si: taksa e regjistrimit të përvitshëm të mjeteve dhe taksën vjetore të qarkullimit rrugor, taksa vjetore e mjeteve të përdorura, taksa e mjeteve luksoze, si dhe gjobat e llogaritura për efekt të mospagimit të taksave. Subjektet/personat përgjegjës kanë të drejtë që brenda 6 muajve nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji, të paraqiten pranë DPSHTRR për të kryer, pa pagesë, veprimet e heqjes nga qarkullimi të mjetit apo për të kërkuar moskryerjen e procedurës së heqjes nga qarkullimi dhe mbajtjen aktiv të tij.

3. Personave të cilët paraqiten dhe kërkojnë moskryerjen e procedurës së heqjes nga qarkullimi të mjetit ose mbajtjen aktiv të tij, u fshihen detyrimet tatimore për periudhat dhjetor 2010 e më parë, me kusht që të paguajnë detyrimet për periudhën janar 2011 e në vijim, me përjashtim të gjobave dhe kamatëvonesave të periudhës janar 2011 deri në dhjetor 2014, të cilat fshihen.

4. Nëse brenda 6 muajve nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji, personat e interesuar nuk paraqiten për të kërkuar mbajtjen aktiv të mjetit, DPSHTRR-ja do të kryejë pa pagesë heqjen nga qarkullimi të mjetit dhe fshirjen e detyrimeve tatimore të tij.

5. Lista e mjeteve me targat përkatëse të çregjistruara sipas këtij ligji i dërgohet Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Drejtorisë së Policisë së Shtetit për bllokimin dhe sekuestrimin e tyre.

Next Post

Të gjithë fajtorët e pafajshëm  

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Epoka e artë e Trump/ Çupi: Ardhja e tij ishte domosdoshmëri, bota ndryshoi që kur fitoi zgjedhjet

Vrasjet e “2 Prillit”, Frrok Çupi: Ngjarje e rëndë që i dha fytyrën e vet PD-së

April 3, 2026
Skandal në qeverinë e Melonit, ministri i Brendshëm lidhje jashtëmartesore me një gazetare

Skandal në qeverinë e Melonit, ministri i Brendshëm lidhje jashtëmartesore me një gazetare

April 3, 2026
E papritur në Ngushticën e Hormuzit! Anijet ndjekin një rrugë të re, jashtë kontrollit iranian

E papritur në Ngushticën e Hormuzit! Anijet ndjekin një rrugë të re, jashtë kontrollit iranian

April 3, 2026
Moti parashikohet me vranësira dhe alternime kthjellimesh

Moti parashikohet me vranësira dhe alternime kthjellimesh

April 3, 2026
Plagosën me thikë 33-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohen 2 persona, një tjetër në kërkim

Abuzoi seksualisht me të miturin! Në kërkim 17-vjeçari, dyshohet se është larguar në Greqi

April 2, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Jam kurioze të shoh platformat

April 2, 2026
Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

April 2, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

April 2, 2026
“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

April 2, 2026
“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In