• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Projektligji, si ndryshojnë pensionet për ushtarakët e punonjësit e inteligjencës

by Aalison Pearse Stevens
04/10/2016 09:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni i Ekonomisë ka miratuar projektligjin që u jep pension suplementar edhe Agjencisë së Inteligjenës, por edhe një grup tjetër ish-ushtarakësh. Zëvendësministri i Mbrojtjes Petro Koci u shpreh para deputetëve, se ky ndryshim us hërben disa ish-ushtarakëve që deri më sot nuk kanë qënë pjesë e skemës. Këtë projektligj e kanë votuar edhe deputetët e opozitës.

Po çfarë përmban ky projektligj? “Duke qenë se ligji nr.65/2014, “Për Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes”, parashikon që: “Punonjësi i Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes (AISM), përveç përfitimeve që rrjedhin nga legjislacioni për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë, gëzon të drejtën e përfitimeve të tjera shtesë, sipas kushteve dhe kritereve të përcaktuara në legjislacionin përkatës për sigurimet shoqërore suplementare …” propozohet ky projektligj, me anë të të cilit punonjësit civilë të AISM-së përfshihen në skemën e trajtimit sipas sigurimeve shoqërore suplementare. Punonjësit ushtarakë të AISM-së janë përfitues, sipas ligjit nr.10142, datë 15.5.2009, të ndryshuar, duke qenë se kanë statusin e ushtarakut të Forcave të Armatosura.

Duke qenë se punonjësit ushtarakë dhe punonjësit civilë të AISM-së kryejnë të njëjtat funksione dhe detyra, atëherë edhe trajtimi i tyre duhet të jetë i njëjtë”, – thuhet në relacionin e projektligjit të miratuar.

Përfitimet
Punonjësit e AISM-së do të futen ne skemën e sigurimeve shoqërore suplementare, për pensione të parakohshme për vjetërsi shërbimi në vitin 2030 (14 vjet për gra – 12 vite shërbim dhe pagesë kalimtare) dhe në vitin 2033 (17 vjet për burrat – 15 vite shërbim dhe pagesa kalimtare). – Suplementi për pension pleqërie është llogaritur nisur nga gjendja aktuale e personelit dhe për periudhën 5-vjeçare parashikohen të dalin 2 (dy) punonjës në vitin 2017, 1 (një) punonjës në vitin 2018, 3 (tre) punonjës në vitin 2019, 5 (pesë) punonjës në vitin 2020 dhe 1(një) punonjës në vitin 2021. Suplementi është llogaritur në masën 1% të pagës mesatare për çdo vit kontribut. Kontributet që derdhen në masën 5% të pagës referuese përbëjnë 3.400 mijë lekë. Në vitin 2017, AISM-ja do të derdhë në sigurimet shoqërore mbi 3 400 mijë lekë dhe pritet të marrë 636 mijë lekë, me një diferencë 33 370 mijë, pozitiv për buxhetin.

Punonjësit
Punonjësi i Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, përveç përfitimeve që rrjedhin nga legjislacioni për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë, gëzon të drejtën e përfitimeve të tjera shtesë. Për efekt të përfitimit të sigurimeve shoqërore suplementare, si vjetërsi shërbimi njihet periudha nga momenti i emërimit deri në momentin e lirimit ose shkarkimit nga Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes. Vjetërsi në punë e punonjësit të Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, për efekt pensioni të parakohshëm për vjetërsi shërbimi, njihet: a) koha nga data e pranimit deri në momentin e ndërprerjes së marrëdhënieve të punës me Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes; b) koha e punës në struktura të tjera që përfitojnë sigurime shoqërore suplementare; c) koha e ndërprerjes së karrierës në shërbim, për shkak të një vendimi të padrejtë, të cilësuar si të tillë nga gjykata.”

ma.me

Next Post
Tabletët e rinj të Apple promovohen në fillim të 2017-s

Tabletët e rinj të Apple promovohen në fillim të 2017-s

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Çfarë përfaqësojnë protestat me molotov?

January 25, 2026
Pesë persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Berlin, dy prej tyre në gjendje kritike për jetën

Pesë persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Berlin, dy prej tyre në gjendje kritike për jetën

January 25, 2026
E reja përballet live me burrin: Nëna jote më ka çuar në polici, më akuzoi se e rraha! Mori thikën me vete dhe…

E reja përballet live me burrin: Nëna jote më ka çuar në polici, më akuzoi se e rraha! Mori thikën me vete dhe…

January 25, 2026
“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

January 25, 2026
Fatos Nano!

Demokracia dhe marrja e pushtetit është edhe çështje kohe!

January 25, 2026
Era e fortë rrëzon pishat në rrugën Vlorë-Zvërnec, bllokohet qarkullimi për automjetet, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

Era e fortë rrëzon pishat në rrugën Vlorë-Zvërnec, bllokohet qarkullimi për automjetet, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

January 25, 2026
Censi i Bujqësisë/ BIRN: Qeveria bën gati nismën për të dhënat e ekonomisë rurale

Censi i Bujqësisë/ BIRN: Qeveria bën gati nismën për të dhënat e ekonomisë rurale

January 25, 2026
21 janari, truku shihet, por nuk është!

21 janari, truku shihet, por nuk është!

January 25, 2026
“Lëshova njerëz në vitin që lamë pas…’, rrëfimi i Grida Dumës për jetën personale: Kam ndalur së bëri …

“Lëshova njerëz në vitin që lamë pas…’, rrëfimi i Grida Dumës për jetën personale: Kam ndalur së bëri …

January 25, 2026
Rusia në komunikim me SHBA për Ballkanin, REL: DASH hesht nëse po diskutohet edhe për Kosovën

Rusia në komunikim me SHBA për Ballkanin, REL: DASH hesht nëse po diskutohet edhe për Kosovën

January 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In