• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

PROJEKTLIGJI/ Qeveria lehtësi fiskale për bixhozin?!

by Java News
17/07/2018 12:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Industria e bixhozit pret të marrë një ulje tjetër tatimore nga paketa e ndryshimeve të ligjeve fiskale që po shqyrtohet aktualisht në Kuvendin e Shqipërisë, ku me propozim të qeverisë, të ardhurat e saj bruto llogariten jo më si xhiro, por si fitime bruto.

Nga Gjergj Erebara

Industria e lojërave të fatit qarkullon mbi 100 milionë euro në vit ndërsa lobingjet e saj ia kanë dalë gjatë viteve të fundit të ndikojnë të gjithë sistemin kushtetues të vendit, përfshirë imponimin e ndryshimit të disa ligjeve të rëndësishme. Por në paketën e re fiskale që gjendet aktualisht për shqyrtim në Kuvendin e Shqipërisë, qeveria ka propozuar një ulje tjetër në barrën fiskale të kësaj industrie, barrë që sakaq është shumë e ulët.

Projektligji “Për Disa Shtesa dhe Ndryshime në Ligjin mbi të Ardhurat Personale” u prezantua nga qeveria si një favorizim për “biznesin e vogël”. Por krahas ndryshimit të tatimit mbi fitimet neto të biznesit të vogël, projektligji propozon që koncepti “e ardhur bruto” nga lojërat e fatit, të mos jetë xhiroja e kompanive të lojërave të fatit, por fitimet bruto që dalin pasi nga të ardhurat zbriten shpenzimet për pagesën e biletave fituese. Tarifa fiskale mbi lojërat e fatit mbetet 15%, por kësaj here, kjo do të jetë mbi fitimet bruto dhe jo mbi të ardhurat bruto.

Aktualisht nuk dihet se sa është pjesa e xhiros së lojërave të fatit që u shpërndahet lojtarëve të biletave fituese dhe rrjedhimisht nuk mund të llogaritet masa e uljes fiskale të përfituar nga kompanitë e lojërave të fatit. Por relacioni i Ministrisë së Financave që shoqëron projektligjin e paraqet ndryshimin si saktësim ndërsa dështon të bëjë një vlerësim mbi pasojat financiare për buxhetin e shtetit.

Ministria e Financave është e detyruar nga kushtetuta që të bëjë vlerësim të pasojave në të ardhura nga çdo propozim ligjor me pasoja financiare.

Industria e bixhozit ka arritur të ndryshojë ligjet shumë shpesh gjatë pesë viteve të fundit ndërsa ka shtrirë veprimtarinë e vet në çdo cep pallati. Aktualisht në Shqipëri funksionojnë mbi 3 mijë pika bastesh, më shumë se 1 pikë bastesh për afro 600 shqiptarë maxhorenë.

Aktualisht aktiviteti i lojërave të fatit nuk tatohet me tatim mbi vlerën e shtuar i cili është në masën 20% për shumicën dërrmuese të produkteve dhe shërbimeve, por me tatim mbi xhiron në masën 15%.

Në vitin 2016, Kuvendi i Shqipërisë miratoi moszbatimin e një neni që parashihkonte rrallimin e pikave të basteve duke mos lejuar hapjen e tyre në një distancë më të vogël se sa 100 metra nga njëra-tjetra. Deputetë të maxhorancës dhe opozitës firmosën propozimin që zbatimi i këtij kriteri të shtyhej për në vitin 2019.

Paragrafi i dytë i pikës 7 të nenit 38

Ishte

Të ardhurat e organizatorëve të lojërave të fatit tatohen me tarifën tatimore mbi të ardhurat bruto, sipas kuptimit dhe përcaktimit në ligjet respektive të fushës, ligjit nr. 155/2015 “Për lojërat e fatit në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe ligjit nr. 95/2013 “Për miratimin e marrëveshjes së licencës për lotarinë kombëtare ndërmjet Ministrisë së Financave, si autoritet i autorizuar, dhe shoqërisë “Oesterreichische Lotterien”, GmbH, nëpërmjet shoqërisë “OLG Project”, sh.p.k.”

Bëhet

“Tatimi mbi lojërat e fatit sipas nenit 52/2, të ligjit nr.155/2015, “Për lojërat e fatit në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, aplikohet me shkallën 15% mbi të ardhurat bruto nga loja për të gjitha kategoritë e lojërave të fatit, përfshirë Lotarinë Kombëtare të licencuar sipas ligjit nr.95/2013. E ardhura bruto nga loja është shuma e mbetur organizatorit nga diferenca midis shumës totale të luajtur nga lojtarët në lojërat e fatit dhe shumës së fituar prej tyre. Tatimi mbi fitimin llogaritet në përputhje me dispozitat e këtij ligji.”.

Next Post
VIDEO e tmerrshme/ Instruktori shtyn studenten nga kati i tretë, ajo humb jetën në vend

VIDEO e tmerrshme/ Instruktori shtyn studenten nga kati i tretë, ajo humb jetën në vend

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tritol pranë një kompanie inertesh në Spaç, policia nis hetimet

Tritol pranë një kompanie inertesh në Spaç, policia nis hetimet

March 16, 2026
Garda Revolucionare e Iranit: Trumpi le t’i dërgojë anijet e tij në Gjirin Persik po guxoi!

Garda Revolucionare e Iranit: Trumpi le t’i dërgojë anijet e tij në Gjirin Persik po guxoi!

March 16, 2026
Rritja e çmimit të naftës, ministrja Ibrahimaj: Reflektim i tregut ndërkombëtar, ja kur rikthehet bordi i transparencës

Rritja e çmimit të naftës, ministrja Ibrahimaj: Reflektim i tregut ndërkombëtar, ja kur rikthehet bordi i transparencës

March 16, 2026
Ekzekutoi Klevis Lleshin për 50 mijë euro, ja kush është Sabah Nuzi! Porositi tritolin për 36-vjeçarin nga burgu i Fushë-Krujës

Ekzekutoi Klevis Lleshin për 50 mijë euro, ja kush është Sabah Nuzi! Porositi tritolin për 36-vjeçarin nga burgu i Fushë-Krujës

March 16, 2026
Terrorizoi banorët me kallash, arrestohet 40-vjeçari. Pranga edhe grekut që kërkonte florinj

Terrorizoi banorët me kallash, arrestohet 40-vjeçari. Pranga edhe grekut që kërkonte florinj

March 16, 2026
Lufta në Iran trondit garën mes JD Vance dhe Marco Rubios për vitin 2028

Lufta në Iran trondit garën mes JD Vance dhe Marco Rubios për vitin 2028

March 16, 2026
Artisti i epikës

Artisti i epikës

March 16, 2026
E rëndë në Tiranë: Arrestohet 48-vjeçari i huaj, punësoi të renë dhe e përdhunoi në shtëpi

E rëndë në Tiranë: Arrestohet 48-vjeçari i huaj, punësoi të renë dhe e përdhunoi në shtëpi

March 16, 2026
Rugova për nga karakteri ishte Bogdanian

Ballkani Perëndimor në kryqëzim

March 16, 2026
Deklaratat e Ramës, Berisha: Institucionet e drejtësisë nuk reaguan, por u vetëposhtëruan

Deklaratat e Ramës, Berisha: Institucionet e drejtësisë nuk reaguan, por u vetëposhtëruan

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In